VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Zëri i Amerikës: WIN nderon Zonjën Liri Berisha me Çmimin Ndërkombëtar të Suksesit për Gruan

                                                                                      

E Djelë, 05.12.2024, 12:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Zëri i Amerikës: WIN nderon Zonjën Liri Berisha me Çmimin Ndërkombëtar të Suksesit për Gruan
E Enjte, 09.10.2009, 08:34pm (GMT+1)

 

 

Bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, zonja Liri Berisha, u nderua mbrëmë me "Çmimin Ndërkombëtar të Suksesit për Gruan" nga organizata e grave demokrate të Uashingtonit, Women's Information Network (WIN). Kjo organizatë social-politike lufton për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe për përmirësimin e kushteve të tyre shoqërore. Organizata Women's Information Network në Uashington nderoi gjatë një ceremonie mbrëmë bashkëshorten e kryeministrit të Shqipërisë, zonjën Liri Berisha me çmimin WIN International Achievement Award, për përkushtimin dhe punën e saj në çështjet e grave.

Zonja Liri Berisha tha se ky çmim vlerëson dhe nderon punën dhe kontributin e të gjitha grave shqiptare të cilat kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme ndryshimin e jetës politike, shoqërore dhe ekonomike të vendit.

"Dua të falënderoj këtë organizatë që mori parasysh ndryshimet që janë bërë nga aktiviteti i grave tona, të cilat kanë luftuar fuqimisht për të drejtat e tyre, për barazinë gjinore, për ndryshimin e jetës në vend. Prandaj ky është një vlerësim, siç e konsideroj unë, jo aq shumë për mua se sa për të gjithë gratë e vendit tim."

Çmimi WIN International Achievement Award iu dorëzua zonjës Liri Berisha nga themeluesja e organizatës Women's Information Network si dhe kryetare e këshillit drejtues të saj, Karen Mollhauzer. Zonja Mollhauzer, e cila është aktiviste e njohur e të drejtave të grave dhe një nga këshilltaret e larta të presidentit Obama gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2008 këtu në Shtetet e Bashkuara, thotë se puna e zonjës Berisha është burim frymëzimi për vajzat dhe gratë kudo që janë.

"Kur disa nga anëtaret e organizatës WIN mësuan se zonja Berisha do të vinte për vizitë në Uashington, ata kishin dëshirë ta ftonin atë në organizatën tonë, sepse ajo është një burim i vërtetë frymëzimi për të gjitha vajzat dhe gratë e reja."

Anëtaret e organizatës WIN, thotë zonja Mollhauzer, ishin shumë të entuziazmuara të takonin një person si zonja Berisha e cila shërben si shembull për ta, ashtu sikurse zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Mishel Obama.

Ceremonia e mbrëmshme u mbyll me premtime për të vazhduar partneritetin dhe bashkëpunimin e shoqërisë civile amerikane dhe shqiptare edhe më tej në mbrojtje të të drejtave të grave dhe për përmirësimin e kushteve të tyre shoqërore. /ZA

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sokrati i skenës shqiptare Kadri Roshi (09.09.2009)
Prof Dr Elez Selimi mjeku shqiptar më i vlerësuarNga Agron SEJAMINI (09.09.2009)
Skënder Luarasi figurë emblematike e kulturës shqiptare (09.09.2009)
Letërsia e gjuhë së ndaluarNga Ismail KADARE (09.08.2009)
Kongresi i Elbasanit, vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe të gjuhës shqipeNga Prof Dr Avzi Mustafa (09.07.2009)
Studimet e Koço Tashkos në universitetin e HarvarditNga Efthim Dodona (09.07.2009)
Tish Daija i veçanti...!Nga Skifter Këlliçi (09.05.2009)
Durrës-Kukës me kapacitet të plotë brenda datës 10 shtator (09.04.2009)
Intervistë me myftiun Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (09.03.2009)
100 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit (09.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]