VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Presidenti Sejdiu priti një delegacion të Luginës së Preshevës

                                                                                      

E Djelë, 05.12.2024, 02:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Presidenti Sejdiu priti një delegacion të Luginës së Preshevës
E Premte, 09.11.2009, 03:05pm (GMT+1)

 

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion të Luginës së Preshevës, i cili e njoftoi me zhvillimet e fundit në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Delegacioni përbëhej nga Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputet popullor në Parlamentin Republikan, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanovcit, Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH-së dhe kryetar i komunës së Preshevës, Jonuz Musliu, kryetar i LPD-së dhe kryetar i kuvendit të komunës se Bujanovcit, Skender Destani, kryetar i BDL-së dhe kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës dhe Fehmi Beha, kryetar i Grupit të këshilltarëve në kuvendin e Medvegjës.

Përfaqësuesit e delegacionit të Luginës së Preshevës e kanë njoftuar presidentin Sejdiu me zhvillimet e fundit në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Ata theksuan një varg problemesh dhe vështirësish me të cilat ballafaqohen banorët shqiptarë të këtyre tri komunave, përfshirë shkallën e lartë të militarizimit të rajonit, aksionet e herëpashershme të bastisjeve dhe arrestimeve të shqiptarëve, problemet me diplomat dhe dëftesat e lëshuara në universitetet dhe shkollat e Republikës së Kosovës e probleme të tjera me të cilat përballet e gjithë popullata e me theks të veçantë edhe biznesi i shqiptarëve në këtë rajon.

Ata gjithashtu kanë përsëritur qëndrimin e tyre për parimet e vlerave të reciprocitetit në respektimin e të drejtave të komuniteteve pakicë, në mënyrë që ato të vlejnë njësoj në të gjithë rajonin.

Presidenti Sejdiu theksoi angazhimin për të krijuar politika që ofrojnë popujt dhe bashkëpunimin midis dy vendeve sovrane, në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Ai gjithashtu ka theksuar se standardet ndërkombëtare dhe të gjitha ato standarde që parashihen me konventat më të rëndësishme për të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve duhet të respektohen edhe në Serbi. (http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës: WIN nderon Zonjën Liri Berisha me Çmimin Ndërkombëtar të Suksesit për Gruan (09.10.2009)
Sokrati i skenës shqiptare Kadri Roshi (09.09.2009)
Prof Dr Elez Selimi mjeku shqiptar më i vlerësuarNga Agron SEJAMINI (09.09.2009)
Skënder Luarasi figurë emblematike e kulturës shqiptare (09.09.2009)
Letërsia e gjuhë së ndaluarNga Ismail KADARE (09.08.2009)
Kongresi i Elbasanit, vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe të gjuhës shqipeNga Prof Dr Avzi Mustafa (09.07.2009)
Studimet e Koço Tashkos në universitetin e HarvarditNga Efthim Dodona (09.07.2009)
Tish Daija i veçanti...!Nga Skifter Këlliçi (09.05.2009)
Durrës-Kukës me kapacitet të plotë brenda datës 10 shtator (09.04.2009)
Intervistë me myftiun Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (09.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]