Secili njeri ka menyrat e veta të veprimeve e të gjithçkafit që ai ban. Pa
dyshim se edhe secili popull, secila kulturë e fe ka poashtu adetet, zakonet e
ligjet e veta.
Historia na mëson se shumë nga zakonet që në të kaluemen e largët, edhe në të
afermen që i kan pas popujt e ndryshem tashma janë zhduk, jan ba të
paperdorshme dhe të pazbatueshme dhe askush nuk i aplikon. Zakonet dhe ligjet e
dikurshme kanunore e të dogmave të ndryshme të besimeve si dhe ato fetare janë
zavendësue me ligjet moderne të dala nga Kushtetutat e shteteve poashtu moderne
të cilat si të tilla i ka ba populli per tja pershtat kohës që e jeton dhe per
tja pershtat nevojave të veta të jetës që ik paralel me kohen.
Fatkeqësisht, me sap o doket, vetem neve shqiptarët nuk shohim se sa shpejt
koha ik, dhe nuk ecim në hap me kohen. Në vend se me formue ligjet dhe
Kushtetuten e shtetit ku jemi shtetas apo edhe shtetit Atdhe ku kemi lind, neve
i anashkalojmë Kushtetutë e ligje dhe nxjerrim ligje "krye në veti", ligje me
të cilat e shkatrrojmë vetveten dhe shkatrrojmë edhe të tjeret njerëz pa pik
faji.
Mergimtarët shqiptarë të shperndam gjithandej globit kan lidhje të pa
shkëputuna me Atdheun dhe ti mbajnë këto lidhje tash asht shumë ma lehtë se sa
ishte para disa viteve e mos të thomë para disa brezave të popullit tonë.
Vet zhvillimi i teknologjisë njerzore sot na mundëson shkumjen në Atdhe per
vetem disa orë sado larg qofshim neve, na mundëson kontaktin me të dashtunit
tonë atje jo ma vetem me telefon, por edhe tue u pa e tue ba llafe mes veti
permes ekranit të kompjuterit apo edhe të telefonave. Dhe mergimtari me mallin
per dheun e vet ku ka lind, per varret e të parve shkon secilin vit nga disa
here në Atdhe. Jam i mendimit se Atdheu , njerzit e ti po ikun nga mergimtaret
secilen ditë e ma shumë dhe kot neve vrapojmë pas tyne. Njerzit e Atdheut tonë
janë ba si ushujza, janë ba të parespektueshem, janë ba xheloz të smur dhe neve
per ta jemi , jo rrallë," TË JASHTEM, BUDALLË, SHACA", e sa e sa nofka tjera që
ata na i kan ngjitë. Mirëpo posa mbrrijmë atje na rrethojnë me të vetmin
qellim, që neve ta fusim doren në xhep dhe ta shtrijm kah ata apo mos kemi far
vajze apo djali per tna afrue ata pastaj djalin apo vajzen e tyne per martesa
me femijet tanë dhe aspak nuk mendojnë tjeter vetem me dalë diku jasht me e ba
VIZEN. Se a asht vajza apo djali i tyne per djemet apo vajzat tona a ka far
dallimi mes tyne dhe se pastaj shkaku i dallimeve mund të vije edhe deri te
perfundimi i lidhjeve të tilla të fejesave e edhe ato martesore askush nga
njerzit në Atdheun tonë nuk e çan kryet. VIZA asht qellimi , dhe nese deshton
bamja e vizes pastaj futen në veprim "LIGJET" pjellë e injorances e
fantazmagorisë injorante të shqiptarëve. Fatkeqësishtë viteve të fundit në
Dardani shkaku i deshtimit të martesave mes të rinjve nga Atdheu dhe ata të
mergates kan ndodh edhe disa vrasje mizore, e në disa nga to asht vra personi
pa pikë faji, në emen të njifar zakoni (derqi nuk e din se pse u ba zakon se
Zoti jo se jo). Meqense jam i shtyem në moshë, dhe shkaku i reputacionit të
aktivistit e personit publik që jam këtu në Norvegji disa here kam kenë i lutun
të ndermjetsojë në raste të ndryshme të ngatrresave të tilla. Asnjihere nuk kam
pranue ta luej rrolin e "PLAKUT" injorant që i thotë vetit PAJTIMTAR,
sepse nuk dua ti jap reputacion menyrave të tilla primitive të pajtimeve e
ujdive mes familjeve në shtetin ma verior të Europës ku ka ligje, ku ka
rregulla dhe ku ka siguri shtetnore.
Mirpo njeriut po i bika fat të thej edhe principet e veta dhe ta shkel edhe
fjalen që e thotë dhe kjo më ndodhi mue para nja dhjetë ditëve. Kam nji mik të
shkelqyeshem këtu ku jetoj dhe me të e familjen e ti unë e familja ime jemi
shumë të aferm si me qenë vëllazen. Kryefamiljari i kësaj familje asht njeri i
arsimuem dhe shumë i urt e bujar. Të tillë i ka edhe bashkshorten e femijët. Ka
perjetue odisejadë të dhimshme me vite tue provue të vendoset diku me femijet
nga shteti në shtet dhe ma në fund pasi nuk i kishin lejue qendrimin as azilin
në Suedi, Gjermani, arrin të kalon ilegalisht me 5 femijë kufinjet e Gjermanisë
e Danimarkes, pastaj të Danimarkes e të Suedisë dhe vjen nga këtu në Norvegji
ku edhe merr lejen e qendrimit. Ka tri vajza së pari e dy djem pastaj që janë
të ri nxanësa në shkolla të mesme. Vajzat i studjojne dhe janë të gjithë të
mrekullueshem. Para diku kater viteve vajza e madhe posa mbaron shkollen e
mesme gjen nji punë dhe merr kredi në bankë dhe blen shtëpi per prindet dhe
krahas punes vazhdon edhe studimet në Farmaceutikë. Mirpo fati i zi e gjenë
edhe këte dhe rastësishtë i imponohet nji djalë nga ana nga janë edhe këta vetë
si familje, ai djalë si gjuetari me zagar kur del per gjah, arrin ta zan gjahun
dhe shpreson se do ja arrin qellimit, ta merr qendrimin, të rregullon vizen
permanente, të shfrytzoj nji bukuroshe derisa të arrij qellimet e veta. Me
gjithçka të gatshme të pregaditun nga e fejuemja e vetë, vetem me duert në
xhepa erdhi ky njeri nga nji qytet i Dardanisë dhe u bë dhander ne kete
familje.
Kush mund ta mendonte se gjithçka këtu ishte interes, ishte intrigë? Kush mund
ta dinte se nji vajzë e re, e pafajshme dhe e bukur si zanë mali, e zoja per
jeten e per veten ishte vetem pre e nji idioti, nji njeriu të lig? Kujt do i
shkonte mendja se kjo vajzë e sinqertë e naïve (sepse nuk ishte e djallzueme)
po shkonte si cjapi te kasapi per ta humb virgjënin e vetë dhe per ta nxi jeten
e saj, mos o Zot, por ndoshta pergjithmonë?
Jetuen dy vite bashk, dhe per
tanë atë kohë ai as tri ditë të tana bashk nuk i ban me nusen e pran nuses. Naten
puna në fabrikë, mengjesi në gjum e pasditja deri te koha me shkue në punë
neper qytet me shokë e miq apo me vizita te vëllau në nji qytet të afert këtu.
Pakënaqësia e gatshme per vajzen dhe kjo shef se ka gabue dhe mallkon fatin që
ka takue këte njeri. Provon per të pa se mos puna rregullohet, por kot, tash ma
në fund kjo u lodhe dhe i thotë se mes tyne nuk ka ma bashkjetesë dhe se ajo do
e prish martesen dhe kunorzimin. Shkon te prindet e vetë dhe ju tregon per
rastin. Baba si i arsimuem në fillim nuk e merr aq tragjike këte dhe i thotë asaj
se nese vertetë ka vendos le të kerkon ndihmen e organeve të shtetit dhe me
ligje të zgjidhet ky problem. Mirëpo ai burri menjihere merr ligjerata per
metoden se si duhet me veprue, Ligjeratat i merr nga vëllau ma i madh, nga baba
që jeton atje diku në Atdhe, nga secili shqiptarë (per mue shqipfolës) që e
njef dhe permes mesazheve të celularit kerrcnon vajzen se ajo duhet me veprue
sipas kushteve e kerkesave që i shtron ai, perndryshe do ja vret vëllaznit (mos
o Zot ). Kjo trembet keq dhe mbyllet në vetveten tue qa per ditë, në mjerim e
angth vazhdon jeta edhe e nanës e motrave të kësaj të shkrete. Baba mbahet ama
asht i brengosun. Më thirri dhe më informoj per rastin. Biseduem gjatë dhe
perhirë të faktit se i njof mirë dhe i respektoj shumë dhe më respektojnë
,vendosa të bahem edhe unë PLAK INJORANT per me nda këte pleqni të këti
problemi. Thirra edhe disa miq të tjerë dhe vuna kontaktin me vëllaun e
dhandrrit të mikut tim. U takuem disa here radhazi që në diten e parë dhe patem
edhe shumë takime ditve tjera ama asesi nuk muj merreshim vesh me këta njerëz
që thonë se kerkojnë HAKUN e vetë, kerkojnë ROBIN e vetë, (rob edhe sot e kësaj
dite i thotë shqipfolësi i Kosovës femnes, antarit të familjës ) dhe nese ajo
nuk rrin urt, por lajmron te organet prishjen e kunorzimit , dhe kjo do sjell
deri te largimi i ati nga Norvegjia, atëhere familja e vajzës duhet me i pague
këti nji martesë, dhe duhet me ja lan si të veten banesen që kjo vajza ka ble
para se me u njoft me te në nji qytet të Dardanisë.
Perndyshe do bahet gjaku.
Jipte shenja se edhe haraqi per martesen do sillej diku nga 20 deri në 30 mijë
eurove.
Mjerisht as këta që ishin ndihmësa të mi nuk e shifnin rastin ashtu si e shof
unë, edhe këta thoshin se martesa i takon. I vetmuem nuk kisha se si baj drejtësinë,
dhe drejtësia per mendjen time këtu asht që askush mos me u perzie, me i lan të
qetë që ata të dy ta zgjidhin problemin vetë permes organeve dhe ligjeve të
Norvegjisë ku vajza asht rrit dhe asht shtetase.
Kisha disa takime me njerëz të profileve të ndryshme per rastin dhe jo vetem
burrat (mashkujt nese mund ti quen njeriu mashkuj se per mue janë mushka), por
edhe grat thoshin , "jo valla i paska dal ajo dhe nese nuk i këthehet duhet me
ja pague nji martesë". Shpirti më dhemb nga kjo gjendje e mjer që asht populli
i Kosovës , dhe quditem se si askush, as qoftë edhe vetem nji grue nuk thotë;
po kerkoni kush asht i damtuemi këte rast, me doren në zemer e damtueme asht
VAJZA sepse djali perseri do gjen nji tjeter vajzë të re, dhe perseri do ketë
shansin të filloj jeten, ama vajza shkaku i mentalitetit së pari asht damtue
emocionalisht se asaj ju ka marr vajzënija , tash ajo po humb edhe ardhmeninë
sepse shkaku i mentalitetit do e ketë shumë të veshtirë të martohet me nji
djalë shqiptarë , sepse kjo asht grue e ndame, vejushkë, e braktisun, e plus sa
e sa fjalët do i ngjiten nga rrethi, andaj ardhmenia e saj asht e shkatrrueme.
Jo askush nuk çan kryet per këte të mjeren , per viktimen , por të gjithë
çirren e perqyrraven per mashtruesin, per dhunuesin, per njeriun e lig e idiot.
Nuk po kuptojë se si ka mundësi të kemi këte mentalitet? Si ka mundësi të
jetojmë vitin 2013 dhe ate në shtetet e civilizimit kulmor në Europë e mendjen
ta kemi mija vjet në parahistori, në kohen e njerzve të shpellave.
Vetem në regjionin ku unë jetojë këtu në Østfold ka në dhet vitet e fundit mbi
20 raste që martesa mes femijve të mergimtarve dhe atyne të Atdheut ka deshtue.
Dhe që të gjitha rastet janë denue vajzat dhe familjet e tyne e asnjihere djali
apo familja e ti. Mjerim shpirtnor, mungesë e kuptimit të njerzores, injorancë
e shpirt krimineli po deshmojmë se ka shqipfolsi i Kosovës. Edhe kur mendojme
se po ecim me perpara, shohim se na e ka zane deren maskaralleku...si nje
trashegim shume i keq.
Andaj apeloj tek të gjithë rinia e mergimtarve, larg nga rinia e Atdheut tonë,
mos u lidhni me ta sidomos me nderhyrje te te tretëve sepse dallimi mes tyne e
juve asht dallim aq i madh sa kurr nuk do baheni me bashkshort të deshires së
andrrave. Do keni dhe do ju percjellin problemet tan jeten. Ky rasti që e
pershkrova bukur si gjansishtë këtu deshmonë këte që po e them sepse, asht
normale mes bashkshortve të ketë edhe perplasje, ama ky djali në këte rast ,
sikur të kishte pas sado edhe vetem nji fije ndjenje të dashnisë e respektit per
vajzen tash kur ajo asht largue nga ai, ai do kerkonte miq të saj, të familjes
së saj dhe do i luste ata ta ndihmojnë e mos të largohet ajo. Jo ky gjuetar
rrugaç (dhe të tillë janë shumica e djemve të Atdheut tone, fatkeqësishtë)
ashiqare po deshmonë se qellimi i ti ka qenë VIZA, dhe jeta pastaj ma e mirë
dhe ma luksoze se në Atdhe, po deshmon se asnjihere nuk tha se e due greun
time, por i due letrat dhe vizen, e due banesen dhe pasuninë e nese jo, do ju
vras. Njof nji mik timin që kishte nji rast veren e kalueme ku u prish fejesa e
djalit të ti per të vetmin shkak se Norvegjia ka ashpersue shumë dhanjen e
letrave edhe me martesa dhe shqyrtimin e landeve per bashkim familjar e zgjat
me vite. Isha aty kur edhe ati i doli shumë problem, kishte kercnime per vrasje
dhe i kerkoheshin para dhe djali i ti i rritun qe nga kur ishte 3 muej bebe në
Norvegji, nuk mund ta kuptonte fare këte menyrë të reagimeve andaj ashtu i pa
djallzuem dhe me shumë sinqeritet i tha babës së vet; babë i dashtun, tash shoh
se na paske pas marr në qaf me atë edukaten tande per Atdhe e popullin e ti,
per histori e kulturen e shqiptarve! A kulturë i thue ti kësaj që na gjeti neve
tash, po të kisha ken i fejuem me nji shkinë nga Beogradi, dhe tash kur nuk do
i leshonte Norvegjia letrat me ardh këtu ajo do më thoshte, idi i piçku mater (
shko në të sames ) dhe asnji telashe nuk do e kishim.
Pra kisha me deshrue që këte shkrim ta lexojnë sa ma shumë të ri mergimtarë dhe
ta marrin si busullë per veprimet e tyne në lidhje me fejesa e martesa. Le të
martohen mes veti aty ku janë sepse sot pothuej në secilin vend të botes ka
shumë shqiptarë. Martesa mes nji mergimtari shqiptarë dhe nji shqiptari nga
Atdheu asht edhe ma e rrezikshme per të deshtue se sa mes shqiptarit e të
tjerve kombe ku neve jetojmë. Së paku edhe nese vjen deri te prishja e
martesave ndamja do bahet me ligje dha pa kerrcnime e vrasje, pa shantazhe e
maskarallaqe.
-Borgenhaugen: 30. 03. 2013-
(Per VOAL, Ch, 11 Prill 2013)