VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - INA KOSTURI, PROFESORE E ASOCIUAR DHE E PAPUNË - TË ZBATOHET LIGJI!

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 09:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
INA KOSTURI, PROFESORE E ASOCIUAR DHE E PAPUNË - TË ZBATOHET LIGJI!

E Premte, 07.05.2013, 01:50pm (GMT+1)



Megjithë problemet e tjera të një vendi në tranzicion, ky vend në katedrën e violinës ka mbetur peng.

"Është e vetmja katedër e pandryshuar, e për më tepër, tërësisht maskiliste"

-Violinistja Ina Kosturi është diplomuar për violinë në Akademinë e Lartë të Arteve dhe në konservatorin "Umberto Giordano" në Itali. Ka dhënë 25 recitale, është autore e katër librave dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh kritikë në shtypin e përditshëm.
Dy vite më parë, me votimin e Këshillit të Profesorëve, merr titullin "Profesor i Asociuar". Më gjithë këto kualifikime, ajo sot nuk ka një punë. Në këtë intervistë, Ina tregon rrugëtimin e saj 20-vjeçar drejt shkollimit, por edhe gjithë peripecitë që ka hasur këto kohë në kërkim të një pozicioni pune.

Zonja Ina, na tregoni pak për problematikën që po hasni në vendin e punës?
Nga viti 1994, jap mësim në universitetin e Arteve në lëndën e violinës principale. Me gjithë diplomën italiane, atë shqiptare, titullin Profesor i Asociuar, 25 koncertet recitale, cv, botime, artikuj e libra, në mënyrë të çuditshme gjendem në një situatë absurde shqiptare. Gjendem e papunë, e kualifikuar me titullin profesor i asociuar, e vetmja me këtë titull në violinë e atyre që janë diplomuar pas viteve "˜90. I vetmi institucion ku mund të ushtroj aktivitetin është kjo shkollë shtetërore, e cila për 20 vjet i ka mbyllur dyert për pedagogët violinistë. Numri i studentëve të violinës kërkon që ky kontingjent, ashtu si dhe dy programe të ngjashme( piano principale, violoncel ) që fillohen në moshën 7-vjeçare të drejtohen nga pedagogë të kualifikuar, në zbatim të ligjit të arsimit të lartë dhe në mënyrë të specifikuar Vkm 331 datë 25.3.2009. Duke qenë fituesja e paracaktuar e çdo konkursi vendi i violinës vazhdon të mbahet peng, ndërsa vetëm studentët e volinës mbulohen në mësimdhënie nga një numër shumë i madh pedagogësh të jashtëm pa titull Profesor dhe Profesor i Asociuar që kërkon VKM. Në 20 vjet në Fakultetin e Muzikës janë punësuar rreth 35 pedagogë, asnjëri për violinë, duke dominuar një numër i madh pianistësh shoqërues, që e kanë shndërruar shkollën në fakultetin e pianos. Shpallja e dy punësimeve të reja në këto ditë të Ministrisë së Arsimit në ikje në Fakultetin e Muzikës, bën të besosh në padrejtësinë e radhës dhe më rëndë, në faktin se misioni i edukimit të studentëve është harruar para klientelizmit dhe miqësisë. Mjafton të shikosh kriteret e konkursit të pianos në Agjencinë e Prokurimit Publik, në faqen zyrtare të UA, ku tekstualisht kërkohet që konkurrenti të ketë fituar bursë shtetërore. Për t'u bindur dhe për të gjetur emrin e fituesit, në vazhdën e politikave të qeverisë dhe ministrisë së arsimit për ekselenca e më shumë, shpesh në dëm të atyre që janë kthyer në Shqipëri e kanë kontribuar në kohët më të vështira.

Sipas jush pse ka ardhur kjo gjendje?
Fakulteti i Muzikës në Universitetin e Arteve është shndërruar një arenë konfliktesh të vazhdueshme , procesesh gjyqësore dhe klanesh brenda shkollës, që mesa duket duke harruar mision- in e kanë kthyer shkollën në oaz punësimesh. Rëndësia më e madhe e reformave, procesit të Bolonjës është fokusuar tek punësimet, ndoshta si metodë për fitimin e zgjedhjeve për kandidatët në poste drejtuese. Kjo situatë ka ardhur dhe nga politikat qeverisëse. Me ardhjen në pushtet në 2005 të demokratëve u përfol se të zgjedhurit në Universitete do të lejoheshin të ushtronin vetëm një mandat në poste drejtuese, duke e cilësuar mandatin e dytë si një padrejtësi të socialistëve. Në fakt, gjithçka u harrua dhe ligji u dha mundësi drejtuesve për një kandidim prej dy mandatesh. Ajo që dikur ish trumbetuar si pavarësia e arsimit të lartë u kthye në një pavarësi aq të madhe, sa vetë ministria e Arsimit u ndje e pafuqishme. Në këto vite, kishim një ministri që nuk kontrolloi ligjin dhe zbatimin e rregulloreve në arsimin e lartë, duke u stepur para dekanëve dhe rektorëve të plotfuqishëm. Ndërkohë politikat e kthimit të trurit dhe klientelizmi që u shfaq kudo e shndërroi shkollën dhe fakultetin e muzikës sërish në një çiflig, ku gjithçka u realizua jo në bazë të nevojave, por emrave të individëve që do të punësoheshin. Pati një sulm nëse mund ta quajmë kështu të artistëve për t'u punësuar në Universitetin e Arteve. Padrejtësitë nuk i dënoi askush, ministria bëri indiferenten, duke u fshehur pas kësaj pavarësie. Ndërsa në vetë fakultetin e Muzikës problemet agravuan duke krijuar një klimë tensioni, zënieje për interesa meskine e personale.

Na tregoni pak për rastet flagrante që ju keni hasur?
Personalisht kam qenë prezente në median e shkruar dhe atë vizive për gjithë ato padrejtësi që kam ndeshur, duke filluar nga norma ime si pedagogë e jashtme, më e ulët se ajo e pedagogëve të tjerë të jashtëm, deri tek diskriminimi që i bëhet në mënyrën më flagrante studentëve, si formë hakmarrje me notë. Specifika e kësaj shkolle lidhet me një pedagog dhe një student që realizojnë një orë mësimore. Kjo specifikë sjell dhe përfshirjen emocionale të pedagogut drejtues ndaj studentit. Ajo që është më e rënda është penalizimi i studentit për inate personale mes pedagogëve. Ndodh që një studenti t'i privohet e drejta për të pasur një pianist shoqërues në provim e i duhet që lutet për t'i bërë një favor. Punësimet e menjëhershme të atyre që mbarojnë shkollën në piano, duket se janë bërë tashmë të shëmtuara dhe qesharake. Mbajtja peng e vendit të violinës për 20, mospërfshirja ime në komisionet e violinës, ndonëse jam me titull dhe një sërë pengesash artificiale që krijohen vazhdimisht, e tensionojnë shkollën, që duhet të jetë model, me privilegjin e gjuhës së artit që komunikon kudo në botë e na nderon denjësisht. Kam kërkuar të jem pjesë e stinëve koncertore, duke interpretuar në skenën e Universitetit të Arteve, pa pasur nevojë të paguaj sallën siç kam bërë gjithmonë, po dhe kjo më është mohuar në mënyrën më të shëmtuar dhe të padenjë, deri në kërcënime.

Pse mendoni se ju penalizojnë vetëm ju?
Unë i përkas një brezi, i cili në fillimet e tij në Akademinë e Arteve dikur mban mend rrëzimin e dyerve të rënda e të vjetra të sallës, nga ngjarjet e kohës. I përkas një brezi, që pas diplomimit e debutimit jashtë Shqipërisë, përballjes me skenën atje, realitetin dhe suksesin nuk mund të heshtë dhe të durojë mendësitë e vjetra të një koheë apo ideologjie të shkuar. Ajo që kam bërë krahas violinës ka qenë kritika, përballja me fenomenet dhe padrejtësitë në mënyrë të ndershme, jo në skenarë telenovelash braziliane e turke, thashetheme artistësh kafeneve që po sfilitin Fakultetin e Muzikës.

Muzika Kam hequr picir, shpresoj që situata të ndryshojë Si jeni përballur me këtë realitet?

Ka qenë përballje direkte në faqet e shtypit, me guxim për më të drejtën, përparimtaren. Artistët ndryshe nga politikanët janë glorifikuar nga pushteti dhe partitë dhe nuk pranojnë kritika. Dekorimet e presidentëve i kanë kthyer në përmendore e lapidarë. Të shkruash për artin dhe shkollën përfshirë, përbën një mëkat të madh në Shqipëri. Jam dënuar për shkrime, ide për artin, arsimin, të cilat i kam shprehur hapur. Nëse Edi Rama thotë se PS ka hequr picir në opozitë, unë kam vuajtur 8 vjet, duke kërkuar një vend që më takon në një shkollë shtetërore, se gjithë shteti, qeveria, ministria trembeshin nga ata që bëjnë ligjin në Fakultetin e Muzikës dhe Universitetin e Arteve. Në mënyrë paradoksale i përkas një familjeje si Kosturët, pasardhesja e Jovan Kosturit nga kontribuesit e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë, pengohet për një vend në arsim. Banda e parë, ajo e Lirisë në Korçë, me instrumentat frymorë blerë nga Jovan Kosturi në Vjenë nuk mjaftojnë në Shqipërinë e hatreve dhe miqve që unë të favorizohem vetëm pak , pak fare, që për mua të zbatohet ligji e asgjë më shumë.

Sipas jush si zgjidhet kjo çështje?

I jam drejtuar Gjykatës të Rrethit Tiranë për t'i dhënë fund diskriminimit në një shkollë arti, diskriminimit për fjalën e lirë të shprehur pa censurë. Kam trokitur ndoshta më shumë se askush në të gjitha dyert, të gjitha të pafuqishme. Kam botuar një letër të hapur drejtuar Ministrit të Arsimit, dhe gjithkush pas asaj letre duhej të kish reaguar. Çështja ime u bë aq e njohur në media, kudo, po çuditërisht e pazgjidhshme, thuajse kërkon përfshirjen e ndërkombëtareve! Në 2010 ka një shkresë të Dekanit të Fakultetit të Muzikës për vend violine, e cila nuk u mor parasysh nga rektori. E vetmja gjë që më ka shoqëruar ka qenë një iso gënjeshtare për zgjidhje të shpejtë të premtuar ngado, e të pambajtur gjithkund.

Çfarë ka ndodhur me katedrën e violinës këto kohë?

Historikisht orët e violinës janë mbajtur fshehur dhe peng për t'u shpërndarë sipas miqësive dhe sipas një strategjie që po kthehet si strategji lufte tashmë për të mbajtur peng një vend pune. Duke mbushur katedrën me pedagogë të jashtëm, herë duke u mburrur e herë duke u justifikuar me punën e orkestantit, qoftë edhe të spalës, mbulohet vendi bosh i violinës dhe situata ngelet e pandryshuar. Në ndonjë akademi jashtë, orkestranët, spala të X ose Y orkestre, mund të justikoheshin, pasi ata për të qenë spala në një orkestër prestigjioze, realizojnë konkurse të vështira. Por kjo nuk ndodh në Shqipëri. Është vetëm një strategji për të mbajtur peng vendin e violinës. Mendoj që këtu flitet për interesa brenda Akademisë, një bërthamë e vogël brenda katedrës. Ndoshta u prit sa të rritej dikush për të trashëguar profesionin e babait


ENTELA RESULI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIT'HAT FRASHËRI - KU TË GJEJMË NËPUNËS QË DINË SHQIP? (07.04.2013)
SHTETËSIA SHQIPTARE - KUJT I JEPET DHE SI PËRFITOHET, PËRJASHTOHEN SHTETASIT E KOSOVËS (07.04.2013)
PIKTORI AVNI DELVINA RRËFEN HISTORINË PAS 23 VJETËSH - ÇFARË NDODHTE NË OBORRIN E AMBASADËS MË 2 KORRIK 1990 (07.03.2013)
YLLI BODINAKU ÇAU 23 VJET MË PARË MURIN SHQIPTAR TË BERLINIT (07.02.2013)
URA E ÇUDITSHME PREJ DRURI E SHEKULLIT XVI NË BERAT (07.02.2013)
NJOFTIM MORTOR - NDËRROI JETË VATRANI I PËRKUSHTUAR, VEPRIMTARI ANTIKOMUNIST ENVER SHASKA (07.01.2013)
ELHAIDA DANI NXJERR ALBUMIN E PARË MË 2 KORRIK (06.30.2013)
KOMPOZITORI SHQIPTAR THOMA SIMAKU NDEROHET NË VARSHAVË (06.29.2013)
ENGEL - ZGJEDHJET NË SHQIPËRI, TË SUKSESSHME (06.28.2013)
PRIZRENI RUAN MONEDHAT ILIRE (06.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]