VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve -  'COLUMN' I UJKAN HYSAJT MERR ÇMIM TË PARË NË POGRADEC

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
 'COLUMN' I UJKAN HYSAJT MERR ÇMIM TË PARË NË POGRADEC

E Hënë, 09.09.2013, 04:51pm (GMT+1)



Pogradec, 9 shtator  - Një garë kinematografike krahas shijeve të pazakonta të ushqimit ballkanas u mbajt për 6 ditë rresht në Pogradec. Mbrëmë në fund të kësaj veprimtarie, festivali Ballkanik i Filmit dhe Ushqimit, ku garuan 60 filma të metrazhit të gjataë , të shkurtër apo dokumentar, shpalli çmimet e  tij. Juria  e përbërë nga Andrea Görtler, Antoine Avignon, Jaromir Sofr, Pamela Cohn dhe Robert Pichler vlerësoi me çmimin e madh të festivalit filmin kroat "Halima's Path" të regjisorit Arsen A. Ostojic. Çmimi i jurisë për filmin më tetrazh të gjatë iu dha filmit maqedonas "Skopje Remix", çmimi për skenarin më të mirë iu dha filmit rumun "Happiness Pill", çmimi i dokumentarit më të mirë iu dha filmit maqedonas "Sound Seekers".

Çmimi i filmit më të mirë të metrazhit të shkurtër iu dha filmit "Column" i regjisorit koosvar Ujkan Hysaj.

Çmimi i dytë i filmit të shkurtër iu dha filmit kosovar "Wedding Tape" të regjisorit Ariel Shaban. Çmimi i tretë po i metrazhit të shkurtër iu dha filmit serb "Springtime Suns" të regjisorit Stefan Ivancic. Ndërsa çmimi i katërt në këtë kategori iu dha filmit shqiptar "Antena" të regjisorit Gentian Koçi.

Festivali nisi ditën e hënë me 2 shtator. Në të morën pjesë kineastë me filmat e tyre nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Serbia, Greqia, Turqia dhe Sllovenia. Këtë vit festivali, I cili shënoi edicionin e tretë pati një interes dhe pjesëmarrje maksimale, duke risjellë përveç artit të kinematografisë, edhe atë të kuzhinës. Pjesmarrësit kanë treguar se për çdo ditë ofrohej dreka me gatime tradicionale të një prej vendeve ballkanike, drekë e cila mblidhte së bashku pjesëmarrësit,  e që ia linte vendin pasdites së mbushur me filmat, të përzgjedhur me kujdes nga organizatorët e këtij festivali. Gjatë ditëve të festivalit, është vënë re prania e emrave të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, si Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Yllka Mujo, Mirush Kabashi, Ema Andrea etj.

Sipas regjisorit Eno Milkani, njëherësh një prej organizatorëve përpjekja kryesore ishte  përcjellja e një mesazh, se si të kapërcehen kufijtë konvencionalë. "E kush më mirë sesa arti dhe kuzhina mund ta bëjnë këtë. Është pak a shumë i njëjti format me filma dhe gatime, por ndryshe nga një vit më parë,  këtë herë menduar që të miksojmë edhe filmat. Ata nuk ishin më të ndarë me net, sipas vendeve ballkanike, por në një natë shfaqeshin disa filma nga vende të ndryshme", ka thën regjisori Milkani, duke theksuar se edhe në vijim në edicionet e ardhshme synimi mbetet ai i shkëmbimit të eksperiencave dhe gjetjeve të reja.

Po ashtu organizatorët pohuan se Festivali Ballkanik i Filmit dhe kulinarisë, përveç promovimit të filmave dhe njohjen e publikut me to, ka për qëllim edhe promovimin e resurseve turistike të qytetit të Pogradecit.

ÇMIMET

â–  Çmimin e madh "Halima's Path" i regjisorit kroat Arsen A. Ostojic.

â–  Çmimi i jurisë "Skopje Remix"

â–  Çmimi për skenarin më të mirë "Happiness Pill"

â–  Çmimi i dokumentarit më të mirë "Sound Seekers"

â–  Çmimi i filmit më të mirë të metrazhit të shkurtër "Column" i regjisorit Ujkan Hysaj.

â–  Çmimi i dytë i filmit të shkurtër "Wedding Tape" i regjisorit Ariel Shaban

â–  Çmimi i tretë po i metrazhit të shkurtër "Springtime Suns" të regjisorit Stefan Ivançiq.

â–  Çmimi i katërt në këtë kategori "Antena" të regjisorit Gentian Koçi  

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPJA STANDARDE - MOLLË SHERRI MIDIS DIALEKTEVE (09.09.2013)
DENISA GOKOVI - NJË 'MEMECE SHQIPTARE' NË BOLLIVUD (09.08.2013)
KOSOVA DHE SHQIPËRIA MUND TË SHFRYTËZOJNË MË MIRË POTENCIALIN E DIASPORËS Nga AGUSTIN PALOKAJ (09.06.2013)
Fiks Fare - MAKTHI I NJË EMIGRANTI ME POLICINË E KORRUPTUAR RRUGORE NË SHQIPËRI (09.05.2013)
PRISHTINË - PERANDORI KONSTANTIN DHE NËNË TEREZA, ME RRËNJË E GJAK SHQIPTARI, PERSONALITETE TË RËNDËSISHME BOTËRORE (09.04.2013)
SHOQATA PANHELENIKE NË SHBA KA SENSIBILIZUAR KONGRESIN DHE VETË PRESIDENTIN PËR NGJARJET E PËRMETITNga ALMA TARELLI (09.03.2013)
Në kujtim të shtatorit të shkollësUNË, MËSUESI I RIPoezi nga ZEQIR LUSHAJ (09.02.2013)
PROJEKTE TË SKULPTORIT QEMAL KËRTUSHA (09.01.2013)
ARKITETKI I FAMSHËM SHQIPTAR SINAN - NË DASHURI TË FSHEHTË ME SULLTANESHËN MIHRIMAN (08.31.2013)
In memoriamGJON KAPIDANI, 'SIMFONIKU' I FUNDIT SHKODRANNga Mag. QAMIL GJYREZI (08.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]