E Djelë, 05.19.2024, 01:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
MAJKO - KONFLIKTET E PRONËSISË I SOLLËN SHQIPËRISË RRETH 8000 TË VRARË NË 22 VITE

E Premte, 05.09.2014, 08:04am (GMT+1)



Deputeti socialist, Pandeli Majko, tha në Kuvend se e drejta e pronës është pamja e së djathtës në Shqipëri. Në diskutimin e tij  rreth projektligjit "Për disa ndryshime në Ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar vjen në funksion të "mbrojtjes dhe garantimit të së drejtës kushtetuese të pronësisë", Majko tha se çështja e pronës u përdor për vota, ligji u ndryshua disa herë dhe e vetmja gjë që prodhoi ishin konfliktet e pronësisë që i sollën rreth 8000 të vrarë në 22 vite.

"Pyetja më therëse, sot, qëndron se cili është raporti me pronën legale i së djathtës politike në Shqipëri. Ajo që konsiderohet e djathtë në Shqipëri prodhoi një "thes" me ndryshime në qeverisjen e saj për çështjen e pronës. Ligji 9235 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës" është ndryshuar në 2005, në 2006, në 2007, në 2008, në 2009 me tre vendime të Gjykatës Kushtetuese në 2005, në 2007 dhe 2010. Kjo është veç një pjesë e pamjes së paqartësisë dhe kaosit në të cilin është zhytur çështja e pronës në Shqipëri.

E drejta e pronës është pamja e së djathtës në Shqipëri. Ajo ndoqi kurbën e moralit të "legalizimit" si të djathtë të individëve të së majtës që ndruan partinë komuniste me pushtetin. Çështja e pronës u zëvendësua me çështjen e legalizimeve. Të drejtat e familjeve të pronarëve u shkëmbyen me votat e atyre që prisnin dokumentet e legalizimit të shtëpive në pronat e të djathtëve të papërfaqësuar", tha ai.

Majko shtoi më tej se çështjet e fituara deri tani nga pronarët në Gjykatën e Strasburgut i  ngarkojnë shtetit një faturë financiare që shkon në 37 milionë euro, shifër që pritet të rritet pasi të tjera procese janë në gjykim.

"Marrëdhënia me pronën në Shqipëri është një turp kombëtar. Trajtimi i të drejtës së pronës në Shqipëri është në kufijtë e një hajdutërie kolektive me cilësi të krimit të organizuar. Të akuzosh të majtën si fajtore për këtë poshtërsi politike, juridike dhe njerëzore e cila ka ndodhur me pronën është gjëja më e thjeshtë", tha ai.

Ish-kryeministri socialist tha se e djathta nuk donte koston e së vendosjes së të drejtës, por parapëlqeu pushtetin. "Përballë të drejtës së pronës e djathta shqiptare në qeverisje praktikoi metodat horizontale të së majtës dhe keqpërdori "të drejtën e shumicës" dhe "interesin publik" për të trajtuar problemet sociale të vendit në kurriz të së drejtës legale të pronës. Sot nuk ka shumë për të diskutuar. E vërteta e vërtetë në Shqipëri është se përballë të drejtës së pronës nuk jemi të gjithë njëlloj. E drejta e shkruar në letër dhe ajo në praktikë janë dy gjëra krejt të ndryshme", tha Majko.

Ai u ndal në rastin konkret të familjes Delvina, për të cilën dy javë më parë qeveria shqiptare kaloi një vendim për t'i paguar mbi 2 milionë euro, një rrjedhojë kjo e vendimit të Gjykatës së Strasburgut. "Marrëdhënia legale me pronarët në Shqipëri po vjen nga jashtë vendit, por ky akt i fundit i qeverisë shqiptare ka më shumë kuptim se sa debatet shterpë. Për pronën aktualisht në Shqipëri nuk diskutohet më", tha ai, duke u ndalur në debatin e ditëve të fundit lidhur me nderimin me grusht të dëshmorëve në ditën e tyre.

"Në këtë kohë varfërie politike diskutohet deri pse në 5 maj në varrezat e dëshmorëve të Luftës ngrenë "grushtin" për të kujtuar simbolikisht shenjën e Luftës për çlirim. Të majtët grushti i bën të ndihen të lidhur me regjimin komunist sa mund të jenë ata që ngrenë dy gishtat "pasardhës" të Çurçillit.

Sot në Shqipëri të qenit i djathtë është një titull i "legalizuar" dhe jo i trashëguar. Kjo është drama e vërtetë e "grushtit" ndaj pronës dhe në emër të saj. Të tjerat janë veç fjalë", tha ai.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRSE NUK DUHET NDËRTUAR NË BREGDETNga NAIM BRATI, jurist, ekspert cunamesh (05.09.2014)
LETRA E PROFESORËVE - FYESE DHE E TURPSHMENga Prof. SEIT MANSAKU (05.08.2014)
RRUGËTIM I GJUHËS GJERMANE NËPËR SHQIPËRINga: Prof. Dr. BRIKENA KADZADEJ-ZAVALANI, drejtuese e Departamentit të Gjermanishtes, në Universitetin e Tiranës (05.08.2014)
FEHMI AGANI - THEMELUES I STUDIMEVE SOCIOLOGJIKE NË PRISHTINËNga Prof. Dr. AGIM HYSENI (05.06.2014)
Radio Evropa e Lirë, VALDET AVDIU - TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS, SI STACION TRENI I BRAKTISUR (Intervistë) (05.06.2014)
Ç’PO PRODHOJNË SHKOLLAT TONANga ERION KRISTO (05.05.2014)
E shkruar para 36 vjeteshME SINQERITETPoezi nga ZEQIR LUSHAJ (05.04.2014)
DJALI DHE TIGRINga GENTIANA ZAGORIDHA (05.03.2014)
BRUKSELI NDERON ISH KOMANDANTIN MUHARREM BAJRAKTARICeremoni zyrtare në komunën Skarbek të Brukselit për ish-funksionarin e lartë të Mbretërisë, në 25-vjetorin e vdekjes. Kreu i PLL Sulejman Gjana dhe kryekomunari belg zbulojnë pllakën (05.01.2014)
“ITAKA” E ALI AHMETITNga RAMIZ LUSHAJ (05.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]