VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRONAT - HARTË E RE PËR ÇDO QARKMiratohet plan-strategjia për kthimin dhe kompensimin e pronave sipas direktivave të Gjykatës së Strasburgut. Hapat që do të ndiqen për të zgjidhur lëmshin e pronave  

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 01:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PRONAT - HARTË E RE PËR ÇDO QARK
Miratohet plan-strategjia për kthimin dhe kompensimin e pronave sipas direktivave të Gjykatës së Strasburgut. Hapat që do të ndiqen për të zgjidhur lëmshin e pronave  

E Djelë, 05.11.2014, 06:52pm (GMT+1)




Brenda vitit 2014 qeveria shqiptare do të llogarisë faturën e saktë për kthimin dhe kompensimin e pronave. Më pas do të kryhet inventarizimi i pronave që janë në dispozicion për kompensimin në natyrë dhe do të krijohet harta e re, jo vetëm fizike, por edhe ajo e vlerës së tokës për çdo qark. Puna do të nisë me reformën institucionale, ku e para do të ndryshojë organizimin Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Gjithashtu do të kryhen ndryshime legjislative në fushën e pronave për krijimin e një mekanizmi efektiv kthimi/kompensimi e pronave si dhe do të riorganizohet koordinimi institucional. Të gjitha masat janë detyra të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut për qeverinë shqiptare në kuadër të një plani pilot për zgjidhjen e çështjes së pronës.  

Detyrat

Qeveria shqiptare ka marrë angazhim për miratimin e vlerës së pronës për secilin qark të Republikës së Shqipërisë dhe është në procesin e caktimit të prioriteteve afatmesme për 4 vitet e ardhshme: Aktualisht është në fazat përfundimtare të miratimit të një Strategjie Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Në mënyrë të përmbledhur, qeveria do të krijojë 6 sektorë kryesorë prioritetesh, ku "toka dhe pronat" është një prej tyre. Objektivi i qeverisë shqiptare është krijimi i një mekanizmi të ri efikas për kompensimin e subjekteve të shpronësuara gjatë regjimit komunist që disponojnë vendime përfundimtare për njohjen e së drejtës së kompensimit për pronën.

Reforma institucionale e AKKP-së

Qeveria synon të reformojë Agjencinë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave (AKKP), e cila do të luajë rol kryesor në mekanizmin e ardhshëm të kthimit/kompensimit. Reformat priten të përfundojnë në vitin 2015. Qëllimi i kësaj reforme është përmirësimi dhe koordinimi i menaxhimit të pronave shtetërore që do të përdoren në procesin e kompensimit dhe për shmangien e mbivendosjes së burimeve të përfshira. AKKP-ja do të shndërrohet në Agjenci të Fondit të Tokës dhe do të menaxhojë fondin e tokës që do të shërbejë për kompensim. Për shkak të rolit të rëndësishëm të parashikuar për agjencinë e re në mekanizmin e ri të kthimit/kompensimit, propozimi është që strategjikisht të kalojë në varësi të Këshillit të Ministrave/Kryeministrit. Me qëllim kryerjen e reformës, është e nevojshme të shtyhet mandati i AKKP-së në një vit, pasi aktualisht ai zyrtarisht skadon në muajin maj 2014. Shtyrja njëvjeçare do të shërbejë si një periudhë e përkohshme për kryerjen e reformës ligjore dhe institucionale. Reforma do të kryhet në disa hapa të ndërmjetëm duke filluar me skanimi i gjendjes aktuale të AKKP-së dhe identifikimi i faturës të kompensimit dhe krijimi i regjistrit elektronik i vendimmarrjes së AKKP-së. Është ngritur grupi i punës në AKKP me urdhër të drejtorit të përgjithshëm në nëntor 2013. Krijohet baza e saktë e të dhënave për çdo dosje në arkivin e AKKP-së.

Regjistri elektronik përfundon në shtator 2014. Më pas do të realizohet krijimi i një baze të dhënash të përfituesve nga fondi i kompensimit financiar për periudhën 2005- 2012. Deri tani është kryer identifikimi i institucioneve që tjetërsojnë pronën shtetërore dhe procedurat ligjore të ndjekura prej tyre, është ngritur grupi i punës në AKKP me urdhër të drejtorit të përgjithshëm (në nëntor 2013), ndërsa AKKP-ja prezantoi propozimet e veta në mars. Qëllimi është që të lehtësohen dhe unifikohen procedurat ndërmjet institucioneve në fushën e pronave. Një nga masat kryesore është përpunimi i hartës së vlerës së tokës për vitin 2014, në mënyrë që të reflektojë vlerën aktuale të tregut të pronave. Më pas do të përpunohen të gjitha të dhënat për transaksionet e regjistruara në ZRPP me qëllim përgatitjen e vlerës së tokës për çdo zonë kadastrale.   

Fatura financiare e kthimit të pronave

Me qëllim krijimin e një mekanizmi efektiv kthimi dhe kompensimi, autoritetet duhet të kenë një faturë të saktë kompensimi që rrjedh nga shuma totale e dhënë nga vendimet ekzistuese të kthimit/kompensimit. Inventarizimi i këtyre vendimeve ka mbetur pezull për një kohë shumë të gjatë. Kohët e fundit, AKKP-ja ia ka arritur të luftojë këtë problem, duke përfunduar një projekt pilot për digjitalizimin. Është parashikuar krijimi i bazës së të dhënave dhe pozicionimit hartografik të vendimeve të kthimit dhe kompensimit nga viti 1993 deri tani në të gjithë Shqipërinë. Përvoja me rajonin e Vlorës tregon se ky projekt duhet të shtrihet në të gjithë  Shqipërinë. Kjo do të realizohet njëkohësisht me inventarizimin dhe digjitalizimin e rreth 46,000 dosjeve të ruajtura në arkivin e AKKP-së që prej vitit 1993. Do të mundësohet llogaritja e faturës së kompensimit për të gjithë territorin e Shqipërisë në mënyrë efektive dhe të shpejtë. Për më tepër, do të lehtësojë përzgjedhjen e formave të kompensimit. Aplikimi mund të jetë i aksesueshëm online nga të gjitha institucionet e interesuara dhe publiku. Kjo krijon besimin publik dhe çon në një proces transparent vendimmarrjeje. Po zhvillohen bisedime me BE-në, me qëllim mundësimin e alokimit të një fondi prej 1 milion euro për zbatimin e projektit.

Gjykata, 5 detyra për palën shqiptare

1. Hartimi i një liste të vendimeve përfundimtare gjyqësore dhe administrative që njohin, kthejnë dhe kompensojnë të drejtën e pronës ish-pronarëve. Kjo listë duhet të përmbajë të dhëna në lidhje me statusin e pronës, vendndodhjen, sipërfaqet që kthehen, kompensohen dhe format e kompensimit;

2. Miratimi i hartës së vlerës së pronës me vlera sa më të arsyeshme dhe reale;

3. Përgatitja e faturës financiare të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave;

4. Krijimi i një mekanizmi efikas për ekzekutimin e të gjitha vendimeve përfundimtare, administrative dhe gjyqësore që njohin, kthejnë dhe kompensojnë pronën ish-pronarëve;

5. Miratimi i një plan veprimi për ekzekutimin e vendimeve që njohin, kthejnë dhe kompensojnë pronën, me masa strategjike, strukturore, buxhetore dhe ligjore konkrete, me procedura të drejta dhe të menduara hap pas hapi, si dhe afate reale kohore.  

 413 dosje pronash në Strasburg

 Janë 413 dosje të pronarëve shqiptarë që janë pranuar për t'u shqyrtuar nga Gjykata e Strasburgut. Vetëm për 8 çështje të fituara nga pronarët e Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut, qeveria duhet t'i kompensojë ata me 37 milionë Euro. Për çështjet e tjera Gjykata i ka kërkuar qeverisë që të gjejë një zgjidhje paqësore, me mirëkuptim, të pranuar nga pronarët që Strasburgu të mos dalë me një vendim përfundimtar për kompensim financiar.

Çështjet e fituara deri tani në Gjykatën e Strasburgut nga pronarët e Shqipërisë, të cilëve u është shkelur e drejta themelore e pronës, mund të kenë një kosto financiare prej 150 milionë Euro. Deri në qershor të këtij viti, kjo Gjykatë do të shqyrtojë "en block" 60 dosje. Ndërkohë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave brenda një viti do të përfundojë inventarizimin e plotë të dosjeve të saj që janë në proces por dhe ato të mbartura ndër vite, do të përcaktojë faturën financiare që duhet të paguajë shteti, por edhe do të kryejë një reformë të plotë ligjore dhe institucionale.

Hartë pronash për kompensimin në natyrë

Autoritetet shqyrtojnë inventarin e burimeve të disponueshme të tokës së bashku me përcaktimin e faturës financiare të kompensimit që do të jetë thelbësore për caktimin e nivelit të saktë dhe formave të kompensimit që do të jepen përfundimisht nëpërmjet mekanizmit të ri të kthimit/kompensimit. Autoritetet synojnë të përfundojnë inventarin e pronave të vëna në dispozicion për kompensimin në natyrë deri në muajin tetor 2014. Më konkretisht, dy grupe ndërministrore që janë krijuar pranë Kryeministrit në prill 2014, përkatësisht do të identifikojnë pronat shtetërore të vëna në dispozicion për kompensim në natyrë dhe do të verifikojnë statusin aktual ligjor të tokës që tashmë është shpërndarë për këtë qëllim tek AKKP-ja. Ndryshimet në ligjin për pronën Kjo masë e favorshme për funksionimin e mekanizmit të ri efektiv të kthimit/kompensimit, synon të shmangë fragmentimin e ligjit, duke garantuar siguri juridike, mjete efektive apeli dhe lehtësim të procedurave të kompensimit.

Procesi legjislativ duhet të përfundojë maksimumi në qershor 2015 dhe konsultimet publike do të zhvillohen në çdo hap kryesor të tij. Përfundimet e analizës së mësipërme i nënshtrohen një procesi konsultimi paraprak me grupet e interesit me qëllim grumbullimin e mendimeve të tyre për draftimin paraprak të ndërhyrjeve në legjislacion. Kjo rrit besimin e publikut dhe realizimin e një procesi transparent në vendimmarrje. Procesi i konsultimit paraprak përfundon në gusht 2014. Projektaktet i nënshtrohen   një procesi konsultimi përfundimtar me grupet e interesit, si dhe institucionet shtetërore. Kjo rrit besimin e publikut dhe realizimin e një procesi transparent në vendimmarrje. Konsultimi përfundon në dhjetor 2014. Nëse mekanizmi i ri i kthimit/ kompensimit parashikon kompensimin në natyrë si një prej formave të kompensimit, mirëfunksionimi i tij do të varet nga saktësia e sistemit të regjistrimit të pronave të paluajtshme.

Ky proces do të përfundojnë, deri në fund të vitit 2016, regjistrimin fillestar të pronave për pjesën e mbetur të zonave kadastrale të paregjistruara. Deri tani ka përfunduar regjistrimi i 2,584 nga një numër total prej 3,057 zonash kadastrale. Ky regjistrim është duke u kryer në 119 zona kadastrale të tjera me fondet e Bankës Botërore sipas projektit LAMP dhe pritet të përfundojë për 354 zonat kadastrale të tjera deri në fund të vitit 2016, financuar nga të ardhurat e ZRPP-së që, sipas llogaritjeve paraprake, arrijnë 1,570,000,000 lekë (rreth 11,000,000 euro). Një prej problemeve të vërejtura gjatë 20 viteve të fundit ka qenë mungesa e bashkëpunimit efektiv ndërmjet institucioneve përkatëse në fushën e të drejtave të pronësisë. Kjo ka çuar në vonesa të pajustifikueshme për përfundimin e suksesshëm të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Për më tepër, mungesa e koordinimit ka kontribuar në pasigurinë juridike. Duke nxjerrë konkluzione nga kjo përvojë negative, qeveria shqiptare mori përsipër të garantojë koordinimin institucional me qëllim garantimin e zbatimit të suksesshëm të planit të veprimit.

Reforma e AKKP-së  

Masat/aktivitete Afati

Skanimi i gjendjes aktuale të

AKKP-së

Qershor 2015

Krijimi i regjistrit elektronik

i vendimmarrjes së AKKP-së

Nëntor 2013

shtator 2014

Krijimi i databazes të përfituesve nga

fondi i kompensimit financiar 2005-

2012

Dhjetor 2013

dhe azhurnohet

çdo vit

Identifikimi i institucioneve që tjetërsojnë

pronën shtetërore dhe procedurat

ligjore të ndjekura prej tyre

Mars 2014

Përpunimi i hartës së vlerës së tokës për

vitin 2014

Mars/prill 2014

Projekti pilot për krijimin e databazes

dhe pozicionim hartografik të vendimeve

për kthim dhe kompensim 1993

dhe në vazhdim për qarkun e Vlorës

Nëntor 2013 - prill

2014

Krijimi i databazes dhe pozicionimit

hartografik të vendimeve për kthim dhe

kompensim nga viti 1993 deri më sot

në gjithë territorin e Shqipërisë

Qershor 2014 -

qershor 2015

Zgjatja e afatit të AKKP-së Mars 2014 - prill

2014

Propozim për shtyrjen e mandatit të

AKKP-së

Mars 2014

Projektligj për shtyrjen e mandatit të

AKKP-së

10 mars 2014

Dërgimi në Kuvend i projektligjit për

shtyrjen e mandatit

Prill 2014

Shqyrtimi dhe miratimi i projektligjit Prill 2014

Analiza e ligjit organik dhe akteve nënligjore

për organizimin dhe funksionimin

e AKKP-së

Nëntor 2013

prill 2014

Masat/aktivitete Afati

Analiza e legjislacionit për pronësinë Prill 2014- qershor

2014

Ngritja e grupit të punës me urdhër të

Kryeministrit për rishikim të legjislacionit

në fuqi për pronat

17 prill 2014

Analizë e legjislacionit për pronësinë Prill - qershor

2014

Konsultimi paraprak me grupet e

interesit

Gusht 2014

Organizimi i tryezave të rrumbullakëta

me shoqatat e ndryshme përfaqësuese

të subjekteve të shpronësuara gjatë

regjimit komunist, shoqëria civile etj.

Qershor gusht

2014

 

Draftimi i ndryshimeve ligjore Tetor 2014
ORNELA MANJANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAPSODI DHE ARTISTI-MJESHTËR I VEGLAVE FOLKLORIKE ELMI AGUSHINga AGIM GASHI (05.11.2014)
MAJKO - KONFLIKTET E PRONËSISË I SOLLËN SHQIPËRISË RRETH 8000 TË VRARË NË 22 VITE (05.09.2014)
PËRSE NUK DUHET NDËRTUAR NË BREGDETNga NAIM BRATI, jurist, ekspert cunamesh (05.09.2014)
LETRA E PROFESORËVE - FYESE DHE E TURPSHMENga Prof. SEIT MANSAKU (05.08.2014)
RRUGËTIM I GJUHËS GJERMANE NËPËR SHQIPËRINga: Prof. Dr. BRIKENA KADZADEJ-ZAVALANI, drejtuese e Departamentit të Gjermanishtes, në Universitetin e Tiranës (05.08.2014)
FEHMI AGANI - THEMELUES I STUDIMEVE SOCIOLOGJIKE NË PRISHTINËNga Prof. Dr. AGIM HYSENI (05.06.2014)
Radio Evropa e Lirë, VALDET AVDIU - TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS, SI STACION TRENI I BRAKTISUR (Intervistë) (05.06.2014)
Ç’PO PRODHOJNË SHKOLLAT TONANga ERION KRISTO (05.05.2014)
E shkruar para 36 vjeteshME SINQERITETPoezi nga ZEQIR LUSHAJ (05.04.2014)
DJALI DHE TIGRINga GENTIANA ZAGORIDHA (05.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]