E Premte, 04.26.2024, 07:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
GUXONI - ATA NA KANË FRIKË
Nga GERT ÇARÇANI

E Martë, 10.14.2014, 02:29pm (GMT+1)


"Ju po tentoni të bëni historinë", do të shkruante kryeredaktori i prestigjiozes italiane "Gazzetta dello sport", Paolo Condó, teksa ishte në Tiranë, para Danimarkës. Por realisht, beteja e zjarrtë dhe kapitulli historik nis sonte mbrëma. Pas presingut serb që nisi ndeshjen që të dielën, nën heshtjen e frikës se po vinin shqiptarët, e hëna zbrazi në rrugët e Beogradit një mori me policë dhe forca speciale. Frustrimi vendas, për një rezultat që serbët e duan me patjetër sot, ka tejkaluar nivelet e një ndeshjeje futbolli. UEFA transmetoi zgjidhjen, për të evituar më pas situata jashtë kontrolli, edhe pse numri që raportohet për kontingjentë policie në ndeshjen e sotme përmbys pritshmëritë dhe rekordet. Ata kanë një frikë! Shqipëria do të jetë e vetme sot në atë impiant që ndizet në derbin Partizan-Cervena Zvezda, por mbi skuadrën shqiptare, afër tyre, dhe brenda tyre është një popull i tërë në çdo cep të globit me gjak kuqezi. Përfaqësuesit serbë të medias nxituan të thoshin që, pas "luftës" së fituar mes FSHF-në, tashmë presim të fitojmë edhe atë të fushës. Ndoshta te kjo e fundit, ata po ndiejnë frikë. Kuptojnë fare mirë që nuk është e thjeshtë aspak të kalosh lehtësisht një kombëtare të një vendi me simbol shqiponjën. Fqinjët njohin fare mirë se çfarë personifikon për çdo shqiptar në fushë sot, përballja kundër skuadrës serbe. E përpos kësaj, kurrsesi nuk u shmang dot një tension veçse artificial, një presim për të larguar tifozët kuqezi. Mbase, dhe prania vetëm serbe në "Partizan stadion" sonte në Beograd, mund të jetë "ampula" më e mirë e De Biazit për një adrenalinë reagimi dhe zaptimi në fushë. Presioni në këmbët e serbëve për rezultatin, pavarësisht prezencës në stadium me vetëm tifozë vendas dhe polici, është konstant, real dhe stresues. Ata deri sot bënë të pamundurën, të evitonin prani shqiptare në stadium. Ia arritën, por nuk kanë në dorë absolutisht fatin e 90 minutave. Përballë do të jenë fanellat kuqezi, që kanë një mijë e një arsye të bëjnë gardhin anti-serb, dhe të heshtin një Beograd të tërë. Aspak e thjeshtë në dukje, por aspak e pamundur në fushë. Ky grup me trajnerin bashkë po tentojnë të shkruajnë një kapitull historik. Ai nis këtë mbrëmje, me një stadium plot me qytetarë dhe tifozë serbë. Plot me vokacionet e ndryshme të fansave vendas, por që do të përballen me "urrejtjen" sportive të 11-shes që Xhani do të hedhë në fushë. Përpos kërcënimit për pranga, tifozët kanë planin "B", por plani "A" mbetet vetëm te lojtarët shqiptarë: Ata do të përballen sot me një skuadër, me një stadium, për të gjithë kombin shqiptar, luajnë për të gjithë shqiptarët të nxjerrë jashtë fushe, nga një frikë e panevojshme dhe tërësisht e paragjykuar për provokime të ndryshme. De Biazi, Cana dhe e gjithë armata kuqezi janë sot mes tyre, me mesazhin dhe autokontrollin e plotë për të bërë të mundur të heshtë një stadium i tërë. Një fitore e sotme në mes të Beogradit, ndoshta do të vlente më shumë sesa një kualifikim, por edhe pika do të ishte shpulla më e fortë për vetë eskludimin e shqiptarëve jashtë stadiumit. Tifozët edhe mund t'i arrestojnë, siç edhe thanë nën doza kërcënuese, por ata në fushë nuk guxon t'i prekë askush, dhe për asnjë motiv. Formacioni shqiptar anti-Serbi sot do të luajë, sot do të flasë, sot do të ndeshet, sot do të provojë, do të guxojë, do të dyluftojë, do të përplaset për një komb të tërë, për një histori, për një qasje ndryshe, për një flamur! Guxoni! Ata na kanë frikë!
GERT ÇARÇANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FYLE - DARKA E 'KROKODILIT' MUND TA NDRYSHONTE SHQIPËRINË, PROGRESI I VENDIT DO TË ISHTE I MADH (Intervistë) (10.14.2014)
BEKIM BERISHA ABEJA, HEROI LEGJENDAR I TRI LUFTËRAVE - JETËN IA FALI KOSOVËS (10.12.2014)
PSE NUK JAM ANTIMYSLIMAN“Sa më shumë të njihni veten, aq më shumë durim do të kini ndaj çfarë konstatoni tek të tjerët”. Erik EriksonNga VIKTOR MALAJ (10.10.2014)
FOTOLAJM - VITI KUR NGJELA KRIJOI PARTIN KIS DHE RAMA E MBËSHTESTE (10.10.2014)
DJEMTË E FSHATIT TIM LOZIN TAVËLLNga ANDON ANDONI (10.08.2014)
LUIGJ GURAKUQI - ZADHANËSI I IDEALEVE KOMBTARE, SHEMBËLLTYRA E VIRTYTIT POLITIK, FRYMËZUES I KULTURËS E I QYTETNIMIT EVROPIANNga KOLEC ÇEFA (10.08.2014)
RINGRITJA E PD APO 20% I PDNga LORISA YLLI (10.07.2014)
ME SHOKUN E RINISË, GJETO VOCAJ, PAS 60 VJETËSH…Mbresa nga MURAT GECAJ (10.07.2014)
NJË LETER E SHKURTËR PUBLIKE Z. NAIM TËRNAVES!Nga AGIM GASHI (10.06.2014)
A DO MUND TË HAPEN KISHA SHQIPTARE NË BALLKAN?Nga QAZIM TEPSHI (10.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]