E Premte, 05.10.2024, 02:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SULEJMAN DIDA, A ASHT KJO LUFTA E FUNDIT?!
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Hënë, 10.20.2014, 08:41am (GMT+1)


1.
Në vjeshtë '99 nëse Kukësit nuk iu dha Nobeli ndërkombëtar për Mirëpritjen e Mikpritjen e Shqiptarëve të Kosovës të dëbuar nga spastrimi etnik millosheviçian, atëherit po mendoj se Sulejman Dida, ky djalë i Kukësit, në kit' vjeshtë 2014 me veprën e tij "Dëbimi i shqiptarëve prej Kosove në vitin 99" e meriton një Nobel panshqiptar. Një Nobel shpirtëror si mirënjohje për tematikën e zgjedhur, si vlerësim për veprën e mbrrime.

Qytetari i Dy Drinave, gazetari kryeredaktor i Radio Kukësit, studiuesi i etno-historisë së Veriut Shqiptar i ndamun në tri shtete, poeti e shkrimtari i mirëpritun në Letrat Shqipe të shek. XXI, Sulejman Dida i ka të dyja njëherash: edhe penën e tij Nobel, edhe vet është djalë Nobel.

Një Nobel i tillë panshqiptar shpirtëror plot dritë iu përket edhe djemve të tjerë të Kukësit që kanë shkrue libra për Vitin '99 si Petrit Palushit e Rexhep Shahut, Besim Cengut e Januz Kolës, pasi e gdhendën në historinë globale e breznitë shqiptare kit' vit të lavdisë së vështirë e të rilindjes së madhe.

Çmim shpirtëror panshqiptar Nobel meriton edhe djali bregdrinas, biznesmeni Flamur Hoxha, për financimin me zemër e meritë të botimit të kësaj vepre të re të Sulejman Didës me plot dëshmi, përjetime e refleksione për Vitin '99 të qytetit të Kukësit me rrethina dhe të dy anëve të doganës të vjetër e të re të Morinit.

Sigurisht, një çmim të tillë Nobel e meritojnë gjithata biznesmenë të rrethit të Kukësit që kanë financue me çek e xhep për lirinë e pavarësinë e Kosovës, për vepra e veprimtari për Kosovën, si Kadri Morina i Eurosig e Piazza, Hajri Elezi i Ujit "Lajthiza" e i "Euroil", Basri Ruka i "Auto-Star Albania", Shyqyri Duraku i "Euro Drini", Sokol Kolgjini i "Valdrin" e Selim Istrefi. Sigurisht ka edhe të tjerë po kaq janë në njohje e dijeninë time.

Ne nuk ua dijmë aq fort këtyne biznesmenëve, pasi këto vlera e kontribute i quajmë diçka të zakonshme, detyrë, obligim, traditë. Ndaj, Kukësit si qytet, rreth e qark, edhe bijave e bijve të tij, Zoti ua dit'të ma shumë e ma mirë, pasi ua ka shkrue emnin në librin e vet, ua ka dhanë bekimin e vet.

2.

Ky libër i Sulejman Didës për Vitin 99 e ka një dimension të veçantë, Sinqeritetin. Shfaqet mirë në germat e tij. E ndeshim rrallë në veprat e jetët tona. Është i sinqertë autori në dëshmitë, përjetimet e refleksionet e tij në faqet e librit. Është i sinqertë ky libër në sytë tanë, në bibliotekat tona.

Dimensioni i Sinqeritetit vrellon e lundron në germa, ngjarje, emna dhe e ban kit' libër prej të vërteti dhe me të verteta. Të drejtë. Jetësor. I ka të gjitha ngjyrat e realitetit: hyjnor, tragjik, biblik, dramatik, mburrje, tkurrje, krenari, sakrificë, sfidë, lavdi, mirënjohje. Autori ia nis nga vetëvetja e flet për të tjerët. Si rrallkush Autori kur flet për të tjerët e mendon sikur të ishte vetëvetja. Si pak kush. Mision qytetari. Profesionalizëm gazetari.
Pra, tue e lexue kit' libër të sinqertë të Sulejman Didës për Vitin e madh e të vështirë 99 herë pijmë kafe të idhtë, e herë pijmë kafe me sheqer. Duhet të mësohemi t'i pijmë të dyja. Na bajnë mirë te dyja.

Në kit' vepër Sulejman Dida është i dyfishtë: sa autor edhe aktor si në Vitin '99, si gazetar i Radio Kukësit me stilolapsin e zërin e tij tue e pasqyrue atë kohë, me ndihmesë disaplanëshe edhe ndaj të dëbuarve prej Kosove. Edhe sot është i tillë në kit' libër për Vitin '99. Në të dy herët i ka krye mirë detyrat. Ka qënë në lartësinë e misionit të tij të shenjtë si gazetar i lirë i kombit tonë dhe i botës globale, si qytetar i Kukësit dhe i Rendit të Ri Botëror. Si atëherit në vitin 1999 kur pushka na bahej top për Kosovën edhe në vitin 2014 kur topi i kombëtares tonë në Beograd bahet glob me flamur e hartë të Shqipërisë Etnike në Beograd.

Gazetari, studiesi, shkrimtari e poeti Sulejman Dida tue fol gegnisht e shqiptarisht në faqe e refeleksione të librit na e paraqet filozofinë liridashëse e paqedashëse të Lumës me vargjet e kangë popullore: Ani, bini djem-o / Ah more djemt e Jupit-o / Ani çekjo asht / Lufta e fundit-o /.

Pra, Ne, Shqiptarët në Kukës e në Ballkan, nuk i deshëm luftërat as me i mësy me pushtime e aneksime kojshit shovinist sllavë dhe as me na shty e tkurr' ata në territoret tona etnike. Mozamakeq, po na kanë qëllue kojshitë e këqinj. Fatkeqësisht ende kena disa misione të pambyllura të Kombit tonë të ndarë në gjashtë shtete. Tanë jetën po e kena luftë e vetëm luftë. Nuk po dijmë se kur asht lufta e fundit. Pjesë e kësaj lufte për mes sakrificave e paqes është edhe kjo vepër e Sulejman Didës, edhe vet Sulejman Dida.

3.

Në kit' vepër me disa kulme gjejmë një thanie të flamurtë të Sadako Ogata Komisionere e Naltë e OKB-së për Refugjatët: "Familjet kukësiane i treguan botës një përmasë që e kishte harrue". Bota sa globale dhe individualiste e ndjen kit shembull shqiptar të Kukësit në Vitin "˜99.

Sot, po due me e cek një përmasë tjetër: Kukësi ishte një Rreth e Qark Luftëtar. Kurrkujt nuk asht ka i lyp çertifikatë dhe as pension. Po disa kësish e asish nuk janë ka don' me na i dhanë as Meritat, po don' me na i harrue kontributet, hjeksohen me na i hup atributet. Po nuk jena ka i lamë as me na i marrë, as me na i harrue, as me na i hup asnjanen nga këto të Vitit 99. Ndaj, prapa perdes e sy botës këtë deshmon ky libër i Sulejman Didës "Dëbimi i Shqiptarëve prej Kosove në Vitin 99", edhe librat e Rexhep Shahut e të Petrit Palushit, të Besim Cengut e të Januz Kolës, si dhe shkrimet e kukësianëve të tjerë: Shefqet Hoxhës, Izet Durakut, Isa Halilajt, Fejzulla Gjabrit, Enver Bytyçit e dhjetra të tjerëve.

Sulejman Dida në refleksionet e tij, veçmas në kapitullin e fundit: "Ne jemi mbetja jonë", dituron se si Shqiptarët si rrallëherë në histori mundën ta kthejnë Vitin '99 në Fitore. Ky Viti 99 e krejt dekada e fundit e shek. XX ishte Luftë për Kosovën.

Në kit luftë të madhe për Kosovën ishte dhe Kukësi si qytet, si rreth, si qark. Masivisht. Aktivisht. Dihet. Në luftë merret pjesë me të gjitha armët: Dikush ka bombë atomike me pult. Dikush avion bombardues. Dikush top apo raketa. Dikush pushkë apo revole. Dikush jep bukën, ndan pasuninë e tij. Dikush me laps e letër. Kukësi nga Gjallica, Pashtriku e Shëklzeni mori pjesë në Luftën e Madhe për Kosovën, me njerëzit e vet të mëdhenj e të thjesht nga gjeneralë tek gazetarë, si shpirtdhënës nga fjala, buka dhe jeta e vet.

Kukësi, si qytet, si rreth, si qark, në dy anët e rrjedhës së Drinit, në Vitin 99, ishte dy herë "Kryeqytet Shqiptar": Ishte "Kryeqytet i Mikpritjes" po ishte edhe "Kryeqytet i Luftës". Këto "kryeqytete" kishin edhe erën e barutit të luftës, edhe erën e bukës së çerepit, edhe lotët e nanave e fëmijëve të dëbuar nga Kosova, edhe gjakun e bijve të vet të vrarë në aksione, misione, beteja. Në historinë botërore kryeqytete të tilla kanë pasë sakrifica të mëdha, iu kanë dhanë merita të mëdha.

Kryeqyteti ynë metropolitan, Tirana, lidhet me territoret e veta administrative në kit' Shqipëri Londineze me katër rrugë: Elbasanit, Durrësit, Kavajës e Dibrës (Arbërit), po me shtetin tjetër shqiptar të pas Vitit "˜99, me Kosovën dardane euro-atlantike, ka vetëm një lidhje kufitare: nëpërmjet Qarkut të Kukësit e kryesisht me Rrugën e Kombit. Prandaj, nuk ka strategji të plotë të Bashkimit Kombëtar Shqiptar dhe progres të mirë të Shqipërisë Londineze pa e zhvillue Kukësin ndërmjet Dy Drinave e Dy Morinave, nga vrrini tek bjeshkët, nga Ultinat tek Alpet. Kukësit si Qark ia ka dhanë Zoti të gjitha po nuk duhet t'i mugojnë edhe diçka tjetër: Qeveria Shqiptare me fonde, me investime, me zhvillim ma të shpejtë e ma të lartë.

Ne nuk mund të jemi Zhyl Vern që me veprën e tij "Viti "˜93" e lartësoi e përjetësoi Revolucionin e madh Francez, po gjithësesi mundemi të kontribuojmë edhe si ky shembulli e modeli i sotëm Sulejman Dida me veprat e tij për të përjetësue e lartësue Luftën e Kosovës, Luftën për Zhvillim, Bashkim e Integrim Panshqiptar. Sot ma shumë se kurrë duhet të mos i bjerrim Fitoret, të matemi jo vetëm me forcë të muskujve e pushkës po edhe me mendje të shëndosh e zhvillim të shpejt me lartësitë e shekullit të ri shqiptar e planetar.

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AGIM HUSHI E NISI ME 'TOSKËN', E MBYLL ME 'TOSKËN'Tenori i shquar e dha lajmin e tërheqjes nga jeta operistike në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Fejsbuk” (10.20.2014)
FALEMNERËS BABË!Nga LUMNIKA KACELI (10.19.2014)
35 VJET MË PARË NËNË TEREZA VLERËSOHEJ ME ÇMIMIN NOBEL PËR PAQEN (10.19.2014)
Nderim:SELIM MATOSHI, AUTOR I NJË â€œTRILOGJIE” PËR ARSIM-KULTURËN, NË MALËSINË E GJAKOVËSNga Prof. MURAT GECAJ (10.17.2014)
KOSOVA NË GJENDJE KOMENga SADRI RAMABAJA (10.16.2014)
NË STUTTGART HAPET RADIOSTACIONI 'DRITA KOSOVA'Nga XHAFER LECI (10.16.2014)
GUXONI - ATA NA KANË FRIKËNga GERT ÇARÇANI (10.14.2014)
FYLE - DARKA E 'KROKODILIT' MUND TA NDRYSHONTE SHQIPËRINË, PROGRESI I VENDIT DO TË ISHTE I MADH (Intervistë) (10.14.2014)
BEKIM BERISHA ABEJA, HEROI LEGJENDAR I TRI LUFTËRAVE - JETËN IA FALI KOSOVËS (10.12.2014)
PSE NUK JAM ANTIMYSLIMAN“Sa më shumë të njihni veten, aq më shumë durim do të kini ndaj çfarë konstatoni tek të tjerët”. Erik EriksonNga VIKTOR MALAJ (10.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]