VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHËRIM I MAGJISHËM? - SHUMË FUTBOLLISTË PROFESIONISTË KTHEHEN SHPEJT NË FUSHË PAS LËNDIMEVE

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 02:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
SHËRIM I MAGJISHËM? - SHUMË FUTBOLLISTË PROFESIONISTË KTHEHEN SHPEJT NË FUSHË PAS LËNDIMEVE
E Shtunë, 02.12.2011, 11:04am (GMT+1)

Rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës

Listat e të lënduarve në klubet e Bundesligës janë të gjata. Por disa futbollistë profesionistë rikthehen shumë shpejt në fushë. Të krijohet përshtypja se ata digjen për hir të suksesit të klubit.

Në foto, Peter Schäferhoff

Krisje menisku, këputje ligamenti, probleme me muskujt aduktorë - nëse ndjek kampionatin gjerman mund të mësosh shumë për lëndimet. Shërimi i shpejtë i lojtarëve regjistrohet pjesërisht më dashamirësi, por mbetet një lloj shije e hidhur dhe pyetja: a është gjithçka normale?

Peter Schäferhoff, mjeku i ekipit 1. FC Köln thotë se, "periudhat gjithnjë e më të shkurtra të shërimit të lëndimeve shpjegohen me përmirësimin e diagnostikimit dhe teknikën operative. Më parë lojtarët me lëndime të lehta thjesht vazhdonin të luanin. Ndërsa sot mjekët e sportit shqyrtojnë me saktësi me ndihmën edhe të aparatave të diagnostikimit, zonën problematike të lojtarit. Kështu ata mund të reagojnë më saktë ndaj lëndimit dhe të marrin masat e duhura."

Diagnostikim i saktë dhe teknika të reja operative

Nëse lojtari duhet të operohet patjetër, atëherë në pjesën më të madhe bëhet një ndërhyrje e lehtë kirurgjikale. Në një operacion të meniskut për shembull, nuk është e nevojshme të hapet i gjithë gjuri për të trajtuar lëndimin. Falë teknikave të reja operative, bëhen vetëm prerje të vogla në gju, të cilat shërohen më shpejt. 

 Sulmuesi i Borusia Dortmundit Shinji Kagawa i ulur në karrocë (27.01.2011) pas lëndimit në gjysëmfinalen për Kupën e Azisë

Por ka edhe lojtarë të cilët pas pushimit të kushtëzuar nga lëndimi dhe rehabilitimi, angazhohen sërish shpejt në Bundesligë, dhe lëndohen përsëri. "Ky angazhim shumë i shpejtë është një dilemë që e ka çdo mjek", thotë Schäferhoff. "Nëse do të jesh plotësisht i sigurt lojtari duhet lënë më gjatë jashtë loje. Por nga ana tjetër lojtarët profesionistë ngulin këmbë të rifillojnë sa më shpejt lojën. Dhe nga ana tjetër qoftë traineri qoftë menaxheri dhe klubi, duan që lojtari të angazhohet sa më parë."

Besimi mes lojtarit dhe trainerit

Hans-Jürgen Tritschoks, mjekt dhe mësues futbolli në shkollën e lartë të sportit në Köln, paralajmëron se "çdo lëndim i një sportisti profesionist sjell ndryshime strukturore. Këto mund të jenë shumë të vogla në fillim, dhe mund të mos e rëndojnë shumë sportistin. Por ne e dimë se shumë ish sportistë profesionistë kanë ndryshime të mëdha degjenerative në gjunjë dhe artikulacione. Ky është thjesht çmimi që duhet paguar".

Sportistët rëndohen shumë fizikisht nga loja gjithnjë e më e shpejtë, të ashtuquajturat "javë angleze", ku zhvillohen një numër i madh ndeshjesh brenda një jave si dhe nga periudhat gjithnjë e më të shkurtra të pushimit dhe përgatitjes. Kjo bën që gjymtyrët dhe kockat të konsumohen shumë më tepër se sa kur bën një punë zyre. Veçanërisht e rrezikshme është të ushtrosh sport si profesionist kur ligamentet, kockat dhe gjymtyrët janë të lënduara, pasi kështu ato konsumohen edhe më shumë dhe pjesërisht në mënyrë të dëmshme.

 

Në foto, Hans-Jürgen Tritschoks

Për Tritschoks besimi i ndërsjelltë mes trainerit dhe lojtarit është shumë i rëndësishëm: "Ashtu si në rastin e Dortmundit, ku Mario Götze pak pasi ishte futur në lojë në ndeshjen me Leverkuzenin, ngriti dorën pasi nuk mundej të luante më dhe traineri Jürgen Klopp e zëvendësoi. Më parë ndoshta ai do të kishte vazhduar të luante dhe do të ishte lënduar."

Duhen shfrytëzuar njohuritë shkencore

A janë pra lëndimet pak a shumë të pashmangshme për shkak të ngarkesës sportive në sportin profesionist? Jo, mendon Heinz Kleinöder, specialist për trainimin në shkollën e lartë të sportit në Köln. Përmes depistimit të hershëm, qysh në moshë të re, lëndimet e mundshme mund të zbulohen përpara së të ndodhin. Për shembull një defekt minimal në të ecur bën që të konsumohet shumë kocka e gjurit. Në këtë rast mund të bëhet një një plan special trainimi për këtë lojtar, me anë të të cilit të zhvillohen muskujt që balancojnë këtë defekt.

 Në foto, Heinz Kleinöder

Kleinöder e ka megjithatë të vështirë nganjëherë të përcjellë si duhet tek trainerët dhe lojtarët njohuritë e tij shkencore. Jo çdo trainer tregon mirëkuptim për nevojën e një trainimi special për një lojtar të veçantë. Në plan të parë janë ushtrimet taktike në grup dhe stërvitja me topin. Pra parë nga këndvështrimi i shkencës së trainimit, ka ende mjaft hapësirë për të ruajtur sportistët nga lëndimet duke i mbajtur njëkohësisht në formë të shkëlqyer sportive.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KAMPIONATI I SKISË NË GARMISCH-PARTNERKIRHEN NJË REKLAMË E MIRË PËR LOJËRAT DIMËRORE 2018 (02.11.2011)
SERIA A, JUVENTUSI DHE INTERI KANË NDRYSHUAR ROLET (02.11.2011)
DROGBA I DEMORALIZUAR: "E VËSHTIRË TË ARRIHET JUNAITID" (02.10.2011)
RUD GULIT DREJTON EKIPIN ÇEÇEN (02.09.2011)
XHIXHI BUFON: "NË DORTMUND ËSHTË NDESHJA E JETËS" (02.09.2011)
MORATI, ENTUSIAST PËR TË ARDHMEN E INTERIT (02.08.2011)
PACKERS FITOJNË TITULLIN KAMPIONË TË SUPERBOLLIT (02.07.2011)
AKSIDENTOHET GARUESI I FORMULËS 1 (02.06.2011)
SUPER BOWL, SPOT SHUMË MILIONËSH NGA CHRYSLER (02.06.2011)
ALEGRI LARGON FANTAZMAT: "PATO NUK ËSHTË NJË ÇËSHTJE" (02.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]