VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SPORT

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 04:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Princi Saudit dëshiron të blejë 50 për qind të Liverpulit
E Hënë, 09.28.2009, 09:09am

Voal-online –Princi saudit Faisal bin Fahd bin Abdullah, që kontrollon firmën financiare F6 dhe holldingun Fama Group, ka ndërmend të investojë 350 milionë sterlina për të blerë 50 për qind të skuadrës angleze Liverpool.

Këtë e bën të ditur e përditshmja Al-Riyadh, së cilës vetë Princi i ka rrëfyer: «Kemi qëllim të blejmë 50% të aksioneve të klubit, i cili aktualisht ka borxhe prej 245 milionë sterlinash. Ã‚» « Blerja, shton Princi, për të cilën jemi pranë një marrëveshjeje, vlen midis 200 e 350 milionë stërlinave. Ã‚» Liverpool ka fituar 18 herë kampionatin vendës dhe 5 kupa evropiane.

Çmimin e Madh të Singaporit e fiton Ljuis Hamilton
E Djelë, 09.27.2009, 04:11pm

Voal-online -Lewis Hamilton në veturën e McLaren ka fituar Çmimin e Madh (GP) të Singaporit, prova e 14-të boztërore e Formulës 1. Kampioni në fuqi, në krye nga fillimi deri në mbarim të garës, ka lënë pas Timo Glock në Toyota e Fernando Alonso në Renault. Në vend të katërt Sebastian Vettel në Red Bull para dy Brown GP të Jenson Button e Rubens Barrichello. Vetura Sauber e Robert Kubica ka zënë vendin e tetë pas tjetrës McLaren të Heikki Kovalainen, ndërsa Nick Heidfeld është detyruar të largohet nga gara për shkak të një incidenti. Jashtë edhe zviceranët Sébastien Buemi e Romain Grosjean.

Me vendin e pestë të sotëm, lideri i klasifikimit të përgjithshëm Jenson Button rrit një pikë epërsinë e tij ndaj të dytit, shokut të skuadrës Barrichello.

 

Vitali Kliçko fiton sfidën e Los Anxhelosit
E Djelë, 09.27.2009, 01:04pm

Ukrainasi ruan titullin botëror duke mundur Arreolën me nokaut teknik

Voal-online –Ukrainasi Vitaly Klitschko ka ruajtur titullin botëror të peshave maksimale WBC duke mundur meksikanin Cristobal Arreola me nokaut teknik në raundin e 11-të të ndeshjes. Për meksikanin ka qenë humbja e parë në boksin profesionist, ndërsa për të madhin e vëllezërve Klitschko ka qenë suksesi I tretë rresht prej kur është rikthyer në ring më 2008, pas tri vitesh kushtuar karrierës politike (ka qenë kandidat për kryetar bashkie të Kievit.

 

Përveç humbjes dhe dëmtimeve fizike meksikani Cristobal Arreola, i ironizuar para ndeshjes për barkun e madh, e ka parë veten të poshtëruar në praninë e shumë shikuesve VIP.

Legjenda e shahut Kasparov mposht Anatoli Karpov sërish pas çerek shekulli
E Shtunë, 09.26.2009, 05:39pm

Janë takuar sërish pas plot 25 vitesh, që në ndeshjen e famshme të vitit 1984 dhe përsëri ajo ka rezultuar me të njëjtin fitues.

Fjala është për takimin mes dy përfaqësuesve legjendarë të shahut, rusit Geri Kasparov dhe bashkëpatriotit të tij, Anatoli Karpov.

Përballja me stë dyve është realizuar në Valencia dhe rezultati i përgjithshëm ka qenë 9-3 për Kasparov, ndërsa 2 ndeshje mbaruan në barazim.

Ata kanë qenë përballë njëri-tjetrit për më shumë se 3 ditë, ndërsa kujtojmë se ndeshja e çerek shekulli më parë, ajo e vitit 1984, përfundoi pas plot 48 ndeshjesh vetëm për shkak të problemeve shëndetësore që nisën të shfaqnin të dy lojtarët, për shkak të përqendrimit të zgjatur në kohë në lojën që tërhoqi atëherë vëmendjen e gjithë botës.

Ndërkaq, bëhet e ditur se ata kanë planifikuar të luajnë edhe njëherë në Paris, në muajin dhjetor, kur Kasparov tashmë është 46 vjeç, ndërsa Karpov 58.

Fabio Kançelara legjendë në çiklizëm me kronometër
E Premte, 09.25.2009, 02:13pm

Bernezi stërfiton në botëroret e Mendrizios

Voal-online - Fabian Cancellara është lauruar kampion i botës në garën me kronometër rezervuar profesionistëve. Atleti zviceran ka mbisunduar garën me gjatësi 49,8 kilometra të përshkuar në Mendrisio, duke e mbyllur atë me kohën stratosferike 57’55’’74 dhe me një mesatare të pabesueshme prej 51 kilometra dhe 580 metra në orë. Prapa tij kanë arritur suedezi Gustav Erik Larson dhe gjermani Tony Martin. Cancellara ka pasur një nisje të shpejtë marsiane që ia ka lejuar të krijojë pas 9 kilometrave të para një përparësi prej 16?’. Kjo ka arritur më vonë në 38’’. Gjithnjë i përqëndruar në garë, Cancellara iu ka lënë vetëm thërrimet pjesëmarrësve të tjerë të garës. Në përfundim të garës diferenca me të tjerët ishte 2’24’’. Në mbërritje e ka pritur përqafimi i një publiku të stuhishëm. Për Fabianin kjo është medalja e tretë botërore e garës me kronometët, çka e barazon me australianin Michael Rogers që triumfoi midis viteve 2003 e 2005.

Kasparov-Karpov 2-0
E Mërkurë, 09.23.2009, 09:50am
Legjenda e shahut rus Gari Kasparov prin 2-0 ndaj mjeshtrit të madh Anatolij Karpov në ditën e parë të meçit të tyre në Spanjë.

Kasparovi 46 vjeçar e mundi 58 vjeçarin Karpov në të dyja lojat e para të ndeshjes në Valencia.

Meçi me 12 lojë ndërmjet dy rivalëve të mëdhej duhet të përfundojë të premten.

Dueli zhvillohet 25 vjet pas përballjes së dy ikonave të shahut në një betejë historike në Moskë, që zgjati pesë muaj dhe u mbyll pa fitues, ndonëse dy shahistët dëshironin që ajo të vazhdojë.
Ishte 20 vjeç dhe ëndërronte fanelën e kombëtares së Shqipërisë
E Hënë, 09.21.2009, 11:42am

Në foto: Brian Filipi

Ishte 20 vjeç dhe ëndërronte fanelën e kombëtares së Shqipërisë. Por, të premten në mbrëmje ëndrra e Brian Filipit, sulmuesit nga Lezha që aktivizohej në radhët e Ravenës në Serinë C italiane, është prerë në mes. Futbollisti i përfaqësueses Shpresa është shtypur nga një makinë në Çervia, pak pas orës 23 të dy ditëve më parë. Ai ishte bashkë me shokun e skuadrës Stefano Skapini dhe një makinë që po kalonte me shpejtësi tejet çdo limiti, e ka përplasur disa metra tutje. Vetura më pas u karambolua me një rresht makinash të parkuara, të cilat i ka dëmtuar rëndë. Sulmuesi i ri shqiptar është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit, por çdo gjë ka qenë e kotë. Mjekët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë jetën, pasi goditja ishte vërtetë e fuqishme.

Basketboll: Spanja, kampione e Evropës
E Hënë, 09.21.2009, 08:39am
Spanja është shpallur kampione e basketbollit në Evropë pas fitores së thellë ndaj Serbisë.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 85-63.

Kjo është hera e parë që Spanja, aktualisht kampione bote dhe e treta në lojërat olimpike fiton titullin evropian.

Në vendin e tretë u rendit Greqia pas fitores ndaj Sllovenisë.

Biznesmeni shqiptar synon Milanin
E Djelë, 09.20.2009, 03:49pm

Voal-online -Radioja Evropa e Lirë bën të ditur sot se biznesmeni shqiptar Rezart Taçi ka shprehur interesin për të blerë një pjesë të madhe të aksioneve të klubit italian të Milanit, nëse presidendti i këtij klubi, Silvio Berluskoni vendos ta shesë.

Megjithatë Berluskoni ka hedhur poshtë informacionet e mediave se synon të shesë aksionet në klubin e Milanit, shtatë herë kampion në Evropë.

Rezart Taçi është vënë në qendër të mediave të Tiranës disa herë gjatë këtij viti, sipas të cilave ai më herët ka synuar të blejë kulbin futbollistik të Bolonjës, por më vonë ka hequr dorë.  

Zyrihu kundër Madridit një rezultat që nuk e pasqyron lojën
E Mërkurë, 09.16.2009, 08:05am

Voal-online -FC Zürich e ka nisur aktivitetin në Ligën e Kampioneve përballë Real Madrid me një humbje 2:5. Një rezultat i pastër, por që nuk e pasqyron lojën.

Zyrihasit ishin përgatitur për një ndeshje të fortë përballë madridasve. Por u desh vetëm pothuaj një gjysmë ore lojë për ta kuptuar mirë se me kë kishin të bënin. Cristiano Ronaldo ( minura e 27-të), Gonzalo Higuaín (minuta e 34-të) dhe Raúl në shtesën e lojës në mbarim të pjesës së parë i çuan skuadrat në pushim me rezultatin 3:0.

Ekipi vendës u këndell në pjesën e dytë të ndeshjes. Xavier Margairaz me penallti (në minutën e 63-të) dhe Silvan Aegerter (në minutën e 65-të)e shpërblyen këtë zgjim të skuadrës. Por pak para mbarimit të ndeshjes Ronaldo dhe Guti u kujtuan përsëri duke shënuar edhe dy gola të tjerë dhe duke dhënë rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Në të dyja rastet që u ndodh përballë Ronaldos, si në fillim të ndeshjes, si në prag të mbarimit të saj, portieri i FCZ, Johnny Leoni, u paraqit dobët.

  » Tenisti Huan Martin Del Potro fitoi US Open
  » Kim Klijsters fiton turneun US Open
  » Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin evropian për juniore
  » Kuqezinjtë barazojnë ndaj Danimarkës
  » Boks: Kuçi në çerekfinalet e Botërorit të Boksit në peshën 69 kg
  » Luftë fjalësh mes legjendave Pele e Maradona
  » Kombëtarja bën stërvitjen e parë, mungojnë Cana e Salihi
  » AC Milan në kërkim të Adrianos ose Behramit
  » Barcelona fiton edhe Superkupen e Evropës
  » Fatmire Bajramaj realizoi dy gola në fitoren e Gjermanisë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]