E Premte, 04.26.2024, 08:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Valentino Rosi ka prekur cakun e legjendës
E Djelë, 06.28.2009, 08:35am
Voal-online - Valentino Rossi ka prekur cakun e legjendës, cilësi dhe synim që e ka nxitur dhe shoqëruar karrierën e tij të hatashme. Ka fituar në Assen, ka bërë ngjitje në klasifikimin el Motomondiales, por mbi të gjitha ka arritur suksesin numër 100 në karrierë duke shpartalluar murin e tri shifrave, çka deri tani ia kishte arritur vetëm një mit i motoçiklizmit, Giacomo Agostini. Kampioni i kampionëve është në lartësinë 123, Rossi është ende larg. Por gjithsesi ka hyrë në legjendë. E si gjithnjë nuk ka nguruar ta kremtojë në mënyrën e tij këtë sukses. Në xhiron e nderit, Rossi është ndalur në bordin e pistës dhe me ndihmën e adhuruesve të fan club-it të tij ka shpalosur një shirit të gjatë 25 metra në të cilin janë vendosur të gjitha fotot që pasqyrojnë çdo sukses, nga i parti tek 99. Një shkëndijë e mendjes së gjeniut të komunikimit nga ato të Rossi-t.

Hajduku i interesuar për Besart Berishën


E Premte, 06.26.2009, 03:53pm

Sulmuesi kosovar i kombëtares shqiptare, Besart Berisha, sipas mediave kroate ka shprehur dëshirën për t'u bërë pjesë e skuadrës Hajduk nga Spliti.

Megjithatë, menaxheri i futbollistit kosovar, Hener Janzen, ka mohuar se klienti i tij ka shprehur dëshirën për t'u bashkuar me Hajdukun dhe sipas tij ka qenë dikush nga Hajduku që ka pyetur për shërbimet e tij. “Tash për tash nuk mund të them asgjë. Dje më ka kontaktuar një person nga Kroacia, sigurisht i afërt me klubin e Hajdukut, i cili më ka pyetur për shërbimet e klientit tim dhe për mundësitë eventuale që ai të transferohet në Split. Pra, tash për tash nuk ekzistojnë kontaktet zyrtare me klubin, por ne jemi të hapur për bisedime”, ka theksuar Janzen.

Tirana, Vllaznia e Dinamo do të përballen me skuadra nordike
E Mërkurë, 06.24.2009, 10:13am

Në kuadrin e Ligës së Europës

Tirana, Vllaznia e Dinamo, tre skuadrat shqiptare që marrin pjesë në turin e parë eliminator në Ligën e Europës, do të përballen me tre klube të Europës veriore, përkatësisht Stabek të Norvegjisë, Sligo Rovers të Irlandës dhe FC Lahti të Finlandës.

Ky është rezultati i shortit që është hedhur mbi ndeshjet e para eliminatore në kuadrin e këtij kampionati, të cilat kanë fiksuar përballjen e këtyre tre ekipeve para tre ekipeve nordike.

28 vëllimet e veprës së Dr Samimit dhe një traktat sportiv i vitit 1935

Nga Besnik Dizdari


E Martë, 06.23.2009, 02:00pm
Kultura shqiptare ditët e fundit ka pasë një ngjarje të rëndësishme: është botuar në 28 vëllime Vepra e Dr. Vasfi Samim Visokës – figurë e madhe e blegtorisë, gazetarisë, sportit, historisë, artit, letërsisë, turkologjisë. Botimi i kësaj Vepre është kurorëzim i punës së madhe të bijve të tij Ergjin Samimi dhe Genc Samimi, të mbështetur nga daja i tyre, Haki Korça, qytetar kanadez, për shumë vite nëpunës i General Eletric, i cili kursimet e viteve të tij të punës i kishte lënë porosi që të përdoreshin për të botuar veprën e Dr. Samimit, bashkëshort i motrës së tij fisnike Saxhide.

Publikimi i Veprës u bë përms një ceremonie të bukur në Prince Park të Tiranës si dhe i shoqëruar me një pasqyrim të gjerë në televizione shqiptare. E gjithë kjo punë tërhoqi edhe vemendjen e Presidentit të Republikës Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha.

Tour de Suisse: triumfon Kançelara
E Hënë, 06.22.2009, 10:24am

Bernezi imponohet në kronometër përfundimtar dhe në garën e përgjithshme

 

Voal-online - Fabian Cancellara ka fituar Xhiron e Zvicrës edicioni 2009, duke u imponuar qartas në etapën e fundit me kronometër në rrethina të Bernës, ku ai ishte parashikuar favorit: një qark gjithsesi i vështirë, nja 19 km, me shumë zbritje e ngjitje, kryesisht malore, përshkuar dy herë, për 38,7 gjithësejt. Në matjen e parë kronometrike pas 10 km e sheh çiklistin Cancellara në momentin e tij më të mirë të garës, gjermani Tony Martin ishte në 27". Ndryshimi nga zvicerani ishte më se pesëdhjetë sekonda. Në kilometrin 29,9, matja e dytë, koha ishte rritur në 1' 08" dhe pastaj është bërë 1' 24".

Vila te Dinamo e Zagrebit, Teuta merr 200 mijë euro
E Djelë, 06.21.2009, 03:11pm
Emiljano Vila është bërë një nga lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar, duke firmosur për 4 vjet me klubin kampion të Kroacisë, Dinamo e Zagrebit. Marrëveshja mes palëve është arritur vetëm dje pasdite, kur klubi kroat ka njoftuar në uebsajtin e tij zyrtar nënshkrimin me talentin shqiptar. Një akord marramendës për 21 vjeçarin, që vjen pas një sezoni të shkëlqyer në Superligë, ku edhe pse luan si mesfushor, arriti të shënonte 14 gola në ndeshjet zyrtare. Teuta do të marrë nga shitja e Vilës një shumë prej 200 mijë eurosh, nga më të mëdhatë që ka përfituar ndonjëherë një klub shqiptar me shitjen e lojtarëve. Pas firmës që erdhi dje pasdite, ai do të prezantohet sot para mediave në Kroaci, teksa të gjithë në këtë vend e kanë pritur me nota tepër pozitive marrjen e talentit më të ri shqiptar.
Vladimir Kliçko mbrojti titullin
E Djelë, 06.21.2009, 09:09am

 

Voal-online – Është zhvilluar mbrëmë ndeshja aq e shumëpritur midis kampionit botëror të boksit Vladirim Kliçko dhe sfiduesit të tij të famshëm Çagajev.

Zhvillimi i ndeshjes ishte vënë në pikëpyetje deri në ditët e fundit, për shkak të sëmundjes së Hepatitit B që kishte uzbeku.

Ukrainasi Vladimir Kliçko e ka mbrojtur titullin e kampionit botëror në peshë të rëndë, duke e mundur sfiduesin e tij të radhës, boksierin nga Uzbekistani Ruslan Çagajev.
Vladimir Kliçko e mundi kundërshtarin me nokaut teknik pas nëntë rundash që u zhvilluan para 61 mijë spektatorëve.
Nuk ka Uimbëldon për Rafael Nadalin
E Shtunë, 06.20.2009, 09:07pm

 

Voal-online – Nuk ka Wimbledon për Rafael Nadalin. Fituesi i vitit të shkuar dhe numri një në botë nuk do të marrë pjesë në Sllamin e madh të tretë të stinorit tenistik që fillon të hënën mbi barin e All England Club në Londër. Spanjolli ka konfirmuar atë së cilës tashmë i druhej: gjuri nuk është ende më mirë për ta përballur turneun e kësaj radhe. “Nuk jam mirë 100%. Kam luajtur për muaj të tërë me probleme në gju, heqja dorë prej turneut të Wimbledon-it është një nga vendimet më të vështira të jetës sime – ka thënë në një konferencë shtypi Nadal. Atletët zbresin në fushë duke bashkëjetuar me dhimbjen, nuk mund të përcaktohet se ku është kufuri. Tani kam kohën për t’u stërvitur, do të punoj me kthjelltësi për të hyrë në garat e mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur.“

Peshëngritësi Ervis Tabaku shpallet Nënkampion Bote
E Shtunë, 06.20.2009, 06:03pm
Ervis Tabaku është shpallur nënkampion bote për të rinj, në peshën 85 kg. Në kryeqytetin rumun, Bukuresht, 19-vjeçari ishte peshëngritësi i tretë kuqezi (nga katër pjesëmarrës) qe ka hipur në pedanë. Një paraqitje e shkëlqyer e Tabakut, që është venitur vetëm nga kampioni i ri i botës, polaku Adrian Zielinski. Tabaku ka luftuar deri në fund, madje duke tentuar të fitojë edhe vendin e parë, por është detyruar të kënaqet vetëm me medaljen e argjendit. Problemi kryesor në garimin e tij ka ardhur në stilin e shkëputjes, ku humbi dy provat e para. Fillimisht ai kishte kërkuar 155 kg, por duke parë rezultatet e kundërshtarëve ka tentuar peshën në 160 kg, pa arritur ta realizojë ngritjen. Në provën e dytë, Tabaku e ka rritur peshën e shtangës në 166 kg, por sërish ka dështuar.
Hepatiti B nuk e ndal ndeshjen Kliçko-Çagajev
E Shtunë, 06.20.2009, 09:28am

Kampioni në kategorinë e rëndë, Vladimir Kliçko, do të ndeshet me sfiduesin e tij të radhës, Ruslan Çagajev, ashtu siç ishte planifikuar të shtunën, pasi që infektimi i sfiduesit me hepatitin B nuk paraqet rrezik shëndetësor, kanë thënë zyrtarët.
Asociacioni Amerikan i Mjekëve Profesional tha se infektimi i Çagajevit me këtë virus nuk paraqet rrezik për njerëzit përreth ringut të boksit kur ai do të lëndohej eventualisht gjatë ballafaqimit me Kliçkon.
Ukraninasi 33 vjeçar, Kliçko, u vaksinua kundër hepatitit B në fillim të kësaj jave, ndërsa promotorët e kundërshtarit të Çagajev kanë thënë se ai nuk është i infektuar.

  » Lorik Cana pranë kalimit tek gjermanët e Hamburgut
  » Ronaldos 13 milionë euro para të thata në vit
  » Genc Hoxha publikoi emëroren e Përfaqësueses së Kosovës
  » Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Larisa të Greqisë
  » Los Angeles Lakers morën titullin e 15-të kampion amerikan
  » Valentino Rosi flet për femrat e tij: Tani ëndërroj Megan Foksin
  » Manchester United pranon 93 milionë euro nga Real Madrid
  » Mbyllet në barazim 1-1 miqësorja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë
  » Basketboll: Një rikthim i fuqishëm i Orlando Magic në finalet e NBA
  » Pse humbja me Portugalinë është e rëndëNga Besnik Dizdari



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]