VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - E ARDHMJA E ZVICRËS MBËSHTETET NË DJEMTË E KOSOVËS

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 02:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
E ARDHMJA E ZVICRËS MBËSHTETET NË DJEMTË E KOSOVËS
E Djelë, 06.05.2011, 09:24am (GMT+1)

Publikuar: Sot, më 05 qershor 2011

Londër, 5 qershor - Paraqitja e Përfaqësueses së Zvicrës për Kampionatin Evropian të vitit 2012 nuk ka shkuar aspak mirë, por ekziston një shpresë për të ardhmen falë një grumbulli të talenteve të lindur në Kosovë.
Xherdan Shaqiri (19), nuk është njohur nga Fabio Capello kur u fut në lojë nga pankina dhe shënoi një gol fantastik në muajin shtator të vitit të kaluar, kur Anglia luajti në Basel.
Kur yjet zvicerane Alex Frei e Marco Streller konfirmuan largimin e tyre nga përfaqësuesja këtë vit, seleksionuesi Ottmar Hitzfeld promovoi Granit Xhakën, një talent tjetër kosovar i shpërngulur në vitet e nëntëdhjeta. Xhaka 18-vjeçar ishte mesfushori kreativ i Përfaqësueses U-17 të Zvicrës, e cila në vitin 2009 fitoi titullin e kampionit të botës. Hitzfeld kur promovoi Xhakën bëri të ditur se është i gatshëm ta inkuadrojë atë menjëherë në ekipin e parë në bazë të cilësive që i posedon.
Admir Mehmedi, është shqiptar i lindur në Maqedoni dhe një tjetër emigrant në ekipin zviceran. Mehmedi 20-vjeçar ka pasur një edicion të mrekullueshëm te skuadra e Zuerichut.
Të tre këta futbollistë do të paraqiten edhe për ekipin U-21 të Zvicrës në Kampionatin Evropian që mbahet në Danimarkë.
Thuhet se në Zvicër jetojnë rreth 350 mijë kosovarë. Vendlindja e tyre është shtet i pavarur prej vitit 2008, por ende nuk është e pranuar në FIFA.
Në mbledhjen e muajit të ardhshëm të FIFA-s, Federata e Futbollit e Kosovës shpreson të sigurojë lejen për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare, por sytë e saj gjithnjë e më shumë shikojnë për mundësinë e pjesëmarrjes në eliminatoret për Kampionatin Evropian të vitit 2016.
Gjatë viteve të fundit, shumë futbollistë kosovarë kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë, përfshirë këtu edhe ish-mesfushorin e Sunderlandit, Lorik Canën. Shefki Kuqi ka luajtur për Përfaqësuesen e Finlandës, kurse Valon Behrami, që emigroi në Zvicër në moshën pesëvjeçare ishte paraardhës i Shaqirit e Xhakës. Xhaka muajin e kaluar u pyet se a është i interesuar të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës. Ai insistoi se është i interesuar. Kjo përgjigje nuk u prit aspak mirë në Zvicër.
"Kemi emocione të përziera. Jemi shumë krenarë me Shaqirin e Xhakën dhe i falënderojmë përfaqësueset tjera, si Zvicra që u ka dhënë rastin për të luajtur", ka thënë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu. "Ne jemi në geton e futbollit ndërkombëtar dhe është e rëndësishme që FIFA e UEFA të njohin pozicionin tonë. Ne nuk jemi shtet i ri i futbollit, sepse ekzistojmë prej vitit 1922. Kemi shumë lojtarë që luajnë nëpër Evropë, por nuk duam të dëmtojmë përfaqësueset tjera".

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZVICRA BARAZON ME ANGLINË - 2:2 (06.04.2011)
ORGANIZATAT DHE KLUBET E REJA DERI NË KUVENDIN SHQIPTAR NË ZVICËRNga BRAHIM AVDYLI (06.03.2011)
NJËQIND MIJË USHTARË DHE 22 AVIONË TË RINJ LUFTIMI (06.02.2011)
ROKERËT ZVICERANË "TUNICA DARTOS" NË PRISHTINË (06.02.2011)
ZVICRA MBËSHTET ME 7 MILIONË FRANGA SEKTORIN E FURNIZIMIT ME UJË (06.01.2011)
DITA E PARË E VERËS ASTRONOMIKE: BORË SIPËR 1000 METRAVE LARTËSI (06.01.2011)
ZBARDHET VRASJA E DYFISHTË NË FAMILJEN SHQIPTARE NGA MAQEDONIA (05.31.2011)
TË DREJTAT E FËMIJËS NË OKB I MBRON NJË ZVICERAN (05.30.2011)
BAKTERI KILLER, RASTI I DYTË NË ZVICËR (05.28.2011)
FALIMENTIMET JANË SHTUAR NË ZVICËR (05.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]