TRUPAT ZVICERANE NË KOSOVË DERI NË VITIN 2014
E Martë, 06.07.2011, 12:47pm (GMT+1)
Publikuar: 07.06.2011 - 10:54
Bernë, 7 qershor - Zvicra ua ka vazhduar paqeruajtësve të saj në Kosovë mandatin edhe për tri vjet. Dhoma e përfaqësuesve të hënën ka votuar për vazhdimin e misionit të trupave zvicerane në Kosovë deri në vitin 2014, me gjithë kundërshtimin e opozitës, njofton Swissinfo.ch.
Mandati i ri përfshin rritjen e kontigjentit zviceran edhe për 220 trupa, nga 80 sa ka aktualisht. Duke mbështetur vendimin, ministri i Mbrojtjes Ueli Maurer, ka thënë se prezenca e forcës ndërkombëtare ka qenë kyç për stabilitetin politik në rajon.
(http://www.koha.net)
www.voal-online.ch
|