Voal-online - Këshilli Federal sot ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Publike të Konfederatës për të nisur një çështje penale kundër Libisë për marrje pengjesh dhe gjobvënie në rastin e dy qytetarëve zviceranë Rachid Hamdani e Max Göldi.
Prokuroria ia kishte paraqitur kërkesën qeverisë në mars 2011, pasi Departamenti Federal i Punëve të Jashtme kishte bërë padinë penale kundër të panjohurve. Konform Ligjit mbi Organizimin e Autoriteteve Penale, një kërkesë e tillë është e nevojshme në rastin e krimeve politike.
Këshilli Federal ka arritur në përfundimin se nuk ka arsye politike që imponojnë një ndjekje penade dhe kështu ka miratuar kërkesën e autorizimit të paraqitur nga prokuroria federale.
(http://www.rsi.ch)