BERNË, PËRPLASJE MIDIS MANIFESTUESVE DHE POLICISË
E Djelë, 06.05.2011, 03:54pm (GMT+1)
Pamje nga arkivi
Voal-online - Nja njëqind të rinj janë përplasur me policët përgjatë një manifestimi të paautorizuar «kundër shtypjes» të mbajtur dje pasdite në qytetin e vjetër të Bernës. Dhjetëra prej tyre janë ndalur për sqarime, njofton një komunikatë ditore e policisë kantonale.
Policët kanë ndërhyrë kur disa manifestues kanë filluar t'i dëmtojnë veturat e parkuara dhe të hedhin bojra në ndërtesat. Manifestuesit kanë hedhur kundër forcave të rendit shishe dhe sende të forta. Policët janë përgjegjur duke shtënë plumba kauçuku dhe gazra lotuese. Nuk ka pasur të lënduar.
(http://www.rsi.ch)
www.voal-online.ch
|