DEL KËTO DITË NJË BIOGRAFI E JEAN ZIEGLER 'JETA E NJË REBELI'
E Martë, 12.18.2012, 06:56pm (GMT+1)
Voal-online - Ai vetë nuk ka pranuar asnjëherë ta shkruajë, sepse do të kishte
qenë tepër e dhimbshme, por tani ka menduar gazetari zviceran Juerg Wegelin:
këto ditë del "La vie d'un rebelle", biografi e sociologut Jean
Ziegler.
"Kam bërë një portret sa më të plotë të Ziegler, i cili nuk ka kërkuar të
ndikojë tek unë kur po shkruaja tekstin," ka thënë autori gjatë një
paraqitjeje dje në Gjenevë.
Ndërsa 78 vjeçari Ziegler ka pohuar se e ka vlerësuar publikimin. "Ky
libër është i nevojshëm për ta kuptuar Zvicrën bashkëkohore."
www.voal-online.ch
|