TARTUFI I BARDHË EKZISTON EDHE NË GJENEVË
E Enjte, 12.20.2012, 08:56am (GMT+1)
Voal-online - Një tartuf i bardhë i peshës 200 gramë është gjetur në fund të
tetorit në kantonin e Gjenevës falë nuhatjes së jashtëzakonshme të qenit të një
kërkueseje të pasionuar.
Kërpudha tejet e çmuar nëntokësore gjendet rëndom vetëm në veri dhe qendër-lindje
të Italisë dhe në disa anë të Kroacisë, por jo në gjendje natyrale në veri të
Alpeve.
Gjetja e tij në këtë rajon, konfirmuar nga instituti i kërpudhave i
Universitetit Politeknik të Zyrihut, mund të ketë ndodhur nga ndërhyrja e erës,
e një kafshe apo e njeriut. Vendi i gjetjes është mbajtur sekret.
www.voal-online.ch
|