Voal-online - Sot pasdite, në Vatikan, tridhjetë e pesë roja të rinj zviceranë do të
bëjnë betimin, mes tjerësh, edhe në praninë e presidentit të Konfederatës
Helvetike Ueli Maurer.
Një ritual që, si gjithmonë, më 6 maj përkujton edhe vdekjen heroike 147
ushtarëve helvetikë të rënë në mbrojtjen e papës në Plaçkitjen e Romës më 1527.
Ceremonia solemne do të mbahet në Oborrin e Shën Damaskut të pallatit
apostolik. Alebardierët e rinj janë 28 të gjuhës gjermane, gjashtë të gjuhës
frënge dhe një i gjuhës italiane.