VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DY DRAMA FAMILJARE E TRONDITIN KOMUNITETIN SHQIPTAR NË ZVICËR

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 12:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
DY DRAMA FAMILJARE E TRONDITIN KOMUNITETIN SHQIPTAR NË ZVICËR

E Enjte, 01.30.2014, 05:37pm (GMT+1)



Bernë, 30 janar - Në Zvicër, ashtu si dhe në vendet tjera, ndodhin herë pas here vrasje në mes të bashkëshortëve, ku kryesisht viktima janë bashkëshortet dhe ku shpesh herë bën vetëvrasje edhe dorasi. Në rastet më të rënda, ai ose ajo vret edhe një apo më shumë fëmijë të përbashkët. Krime të tilla që përfundojnë me vdekje, sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Bernës, në Zvicër ndodhin gjashtë deri në 7 herë në vjet. Kriminologët nuk kanë gjetur se njerëz nga shtresa ose etni të caktuara kryejnë krime të kësaj natyre më shpesh se të tjerët.

Në një lokalitet të vogël, në Wohlen të Kantonit Aargau, brenda 48 orëve kanë ndodhur dy drama të tilla familjare. Ato kanë ngjarë në dy familje shqiptare. Mbrëmjen e të shtunës, 25 janar, Hanka M. një grua 35 vjeçe me prejardhje nga Kërçova është gjetur e plagosur rëndë me armë zjarri. Pak më vonë ajo ka ndërruar jetë në spital.

Ndonëse ende nuk është konstatuar përfundimisht, të gjitha indicet për vrasje çojnë te bashkëshorti i saj, Arben M. 40 vjeç. Ky i fundit është arrestuar dhe mbahet në psikiatri me masa sigurie si dhe i është shqiptuar burgu për hetime, transmeton albinfo .

Vetëm dy ditë më vonë, të hënën rreth orës 19.00, po në Wohlen, shqiptari 23 vjeçar nga Kosova ther me thikë bashkëshorten e tij 24 vjeçe. Pastaj ai ik në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar plagë të rënda por gjendja e saj thuhet të jetë stabile.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BURKHALTER ISHTE DJE PËR VIZITË NË AUSCHWITZIshte i shoqëruar nga një e re bashkëqytetare, gjyshi i së cilës i mbijetoi Holokaustit (01.29.2014)
DEZA/DDC DHE SECO SHPALOSIN 'MESAZHIN 2013-2016' (01.28.2014)
MESAZHI I PRESIDENTIT TË KOFEDERATËS ZVICERANE, DIDIER BURKHALTER, ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË KUJTIMIT TË VIKTIMAVE TË HOLOKAUSTIT, SHËNUAR TË HËNËN, MË 27 JANAR 2014 (01.27.2014)
AUSTRIALIAN OPEN - WAWRINKA FITON KUNDËR NADAL, PREJ NESËR ËSHTË NUMËR 3 I BOTËS (01.26.2014)
NË KUR MBAHET FORUMI KUSHTUAR DIMENSIONIT ITALIAN TË KONFEDERATËS ZVICERANE (01.25.2014)
ME KËRKESË TË DEPARTAMENTIT FEDERAL TË EKONOMISË - ZVICRA DO TË SHQYRTOJË MUNDËSINË PËR T'IA HEQUR SANKSIONET IRANIT (01.24.2014)
ZVICËR - DITA E DYTË E KONFERENCËS PËR SIRINË (01.23.2014)
FORUMI EKONOMIK BOTËROR I DAVOSIT - TË PËRKUSHTOHEMI PËR TA PËRMIRËSUAR BOTËN (01.22.2014)
ZVICERANI WAWRINKA ELEMINOI GJOKOVIÇIN (01.21.2014)
BASHKIMI EVROPIAN PARALAJMËRON ZVICRËN - NUK DO TË KETË BISEDIME TË REJA PËR QARKULLIMIN E LIRË (01.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]