AMBASADORE E SHBA NË BERNË EMËROHET SUZI LEVINE Presidenti Barack Obama ka shpallur Suzi Levine, aktiviste e orëve të para në mbledhjen e fondeve për fushatën e tij zgjedhore
E Shtunë, 02.01.2014, 09:43am (GMT+1)
Levine me Presidentin Barack Obama e të shoqin Eric më 2009 në Washington (arkiv)
Voal-online - Pas muajsh pritje, Barack Obama ka shpallur emërmimin e ambasadores së re amerikane në Bernë. Përfaqësinë diplomatike do ta drejtojë Suzi Levine, ish drejtuese e Microsoft në marketing e në komunikacion.
Aktive në zgjedhjen e Barack Obamas që në vitin 2007, kishte mbledhur 800'000 dollarë, ndërsa më 2011 ia ka arritur të mbledhë më shumë se një milion e gjysëm.
Levine, 43 vjeçare nga Seattle, merret kryesisht me kualifikimet, krijimin e organizatave jo fitimprurëse me qëllime shëndetësore. Ajo do të fillojë detyrën sapo të jetë konfirmuar nga senati amerikan. (rsi)
www.voal-online.ch
|