VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË BAZEL U KUJTUA VAÇE ZELA - MBRETËRESHA E KËNGËS SHQIPTARE

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 02:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
NË BAZEL U KUJTUA VAÇE ZELA - MBRETËRESHA E KËNGËS SHQIPTARE

E Mërkurë, 03.19.2014, 09:44am (GMT+1)


Të djelën që shkoi në Bazel të Zvicrës, familja e Vaçe Zelës dhe komuniteti shqiptar kujtoi Mbretëreshën e Këngës shqiptare.

Në këtë homazh, edhe një herë u kujtua Vaçe Zela u vlerësua si figura më e spikatur e këngës shqiptare, ndaj të cilës u përulën i madhe e i vogël, e cila me poetencialin e saj i bashkoi të gjithë shqiptarët e trojeve shqiptare dhe më gjerë kudo në botë.
 
Ky homazh u mbajt për respekt të adhuruesave të Vaçe Zelës që dëshironin ta vizitonin familjen e saj për ngushëllime e ta nderonin artisten e madhe duke ndarë dhimbjen me ta.
Për këtë arsye bashkëshorti i saj Pjetër Rodiqi dhe e bija, Irma, vendosën që të caktojnë një ditë kur secili do të kishte mundësi në t`i bënte homazh artistes së madhe.

Homazhi që u mbajt në kuadrin e veprimtarive të Këshillimores Shqiptare të Bazelit, ABSM, ishte organizuar me përkushtim të veçantë dhe enkas për këtë rast ishte përgatitur një program artistik. Tërë kohën në sfond dëgjoheshin tingujt e këngëve të Vaçe Zelës, këngë të komponuara nga kompozitorë të mëdhenj shqiptarë si Çesk Zadeja, Tish Daia, Kujtim Laro etj. Në hyrje të sallës ishte vendosur një libër i kujtimeve , ku secili kishte mundësinë t`i shkruante mbresat dhe kujtimet veta për artisten e madhe.

Homazhi u hap nga bashkëshorti i Vaçe Zelës i cili i i falënderoi të pranishmit dhe të gjithëve u shfaqi mirënjohjen e tij për ndarjen e dhimbjes me familjen.

Me këtë rast ishte përgatitur edhe një recital. U recituan poezi të rapsodit Agim Gashi nga Lipjani e me banim në Gjermani, i cili i kishte kushtuar poezi Vaçe Zelës, pastaj poezi të Gjevahir Cirongut etj.

Në vazhdim të pranishmit kishin rast të përcillnin një film dokumentar të realizuar në Shqipëri me rastin e vdekjes së Vaçe Zelës dhe ceremonisë së varrimit të saj, me titull: "Homazh për Artisten e Popullit, Vaçe Zela".

"Muzikës shqiptare do t`i mungojë mbretëresha e saj". Me këtë thënie të Agim Doçit, të pranishmëve iu dha rasti që të thoshin disa fjalë për Vaçe Zelën. Ishin të shumtë ata të cilët me fjalë të zgjedhura folën për përshtypjet e tyre për artisten e madhe të këngës shqipe. Ajo u vlerësua si personalitet e cila me këngën e saj theu kufijtë e diktaturës së egër komuniste në Shqipëri, ua lehtësoi të gjithëve dhimbjen e i bashkoi të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare dhe më gjerë kudo në botë.

Në këtë trakim ishin edhe Ambasadorët e Shqipërisë e Kosovës.

Në fund, të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi edhe vajza e Vaçe Zelës, Irma Rodiqi.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRI SHQIPTARE - FINALISTE TË MIS ZVICRA 2014Tri finalistet shqiptare janë: Donika Krasniqi, Saranda Maliqi dhe Anita Shala. (03.18.2014)
KËSHILLI FEDERAL ZVICERAN - NUK KA PSE TË NGUTEMI PËR ZBATIMIN E INICIATIVËS SË SVP (03.17.2014)
ZVICRA NË PANAIRIN E LIBRIT NË LAJPCIG (03.17.2014)
PRESIDENTI GAUCK DO TË VIJË PËR VIZITË NË ZVICËRDo të arrijë më 1 prill në Bernë dhe pastaj do të vizitojë CERN-in në Gjenevë (03.15.2014)
ALEANCA E KONSUMATORËVE ZVICERANË - SWISSCOM, SUNRISE E ORANGE PRANOJNË NDRYSHIMET E KUSHTEVE KONTRAKTUESE NË FAVOR TË PËRDORUESVE (03.14.2014)
KHODORKOVSKI KA ZGJEDHUR PËR TË JETUAR NË RAPPERSWIL - IU KA KËRKUAR AUTORITETEVE ZVICERANE LEJE QËNDRIMI (03.13.2014)
DIDIER BURKHALTER - REFERENDUMI NË KRIMÈ ËSHTË I PALIGJSHËMI domosdoshëm respekti për të drejtën ndërkombëtare e për kushtetutën e Ukrainës. Burkhalter shprehet në rolin e tij si president i OSBE-së (03.12.2014)
NATYRALIZIMET - DHOMAT E PARLAMENTIT ZVICERAN ENDE KANË MOSMARRËVESHJE (03.10.2014)
GJENEVË - GRATË MANIFESTUAN PËR PAGËN MINIMALE QË DO TË NGUSHTONTE HENDEKUN MES DY GJINIVE (03.09.2014)
KËRKOHET DEBAT URGJENT PËR VOTËN E 9 SHKURTIT - KËSHILLI KOMBËTAR DO TË DISKUTOJË PËR PASOJAT E VOTËS POPULLORE KUNDËR EMIGRACIONIT NË MASË (03.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]