E Premte, 12.06.2019, 08:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
EDHE TË RINJ SHQIPTARË TË ZVICRËS NËN AKUZË PËR ANTISEMITIZËM

E Djelë, 08.03.2014, 03:47pm (GMT+1)


Federata e shoqatave izraelite të Zvicrës (SIG) ka ushtruar kallëzime penale ndaj 15 të rinjve të besimit islam, pjesëtarë të gjeneratës së dytë për sharje dhe kërcënime kundër hebrenjve.

Në mesin e këtyre të rinjve shumica janë nga Ballkani, Turqia dhe siç potencohet, ka edhe nga Kosova. Bëhet fjalë për të rinj që janë radikalizuar së fundi ndërsa konteksti i shprehjes së urrejtjes dhe kërcënimeve lidhet me dhunën aktuale në Gaza.

Sipas federatës, shkruan gazeta "Schweiz am Sonntag" 15 të paditurit janë të moshës 18 deri në 30 vjeçare. Burimi i gjithë kësaj është në faqen e Facebook-ut me titullin "Demo für Palästina in der Schweiz". Në këtë faqe, të rinj dhe të reja me prejardhje turke, shqiptare, kosovare kanë rënë në sy me postime urrejtjeje kundër hebrenjve dhe thirrje për dhunë.

SIG nuk e ka të vështirë të bëjë identifikimin e myslimanëve që kërcënojnë ose nxisin urrejtje përmes komenteve të tyre. Disa prej tyre shkruajnë me emrat e vërtetë, të tjerët kanë mbuluar jo shumë identitetin e tyre, shkruan albinfo. Disa të tjerë bëjnë poza para veturave të tyre, me targa të pambuluara.

Organizatat islamike janë në njohuri për rastet. Kështu, kryetari i federatës së shoqatave islamike (FIDS) Hisham Maizar thotë se "FIDS i dënon ashpër dhe në mënyrë të theksuar të gjitha thirrjet për dhunë dhe urrejtje". Më tutje ai ka thënë se konflikti në Gaza është i ngarkuar me shumë emocione. “Kështu që një numër i vogël reagimesh kërcënuese, mjerisht nuk mund të evitohen. Megjithatë, ato duhet të ndiqen dhe të procedohen”.

Por Maizar tërheq vërejtjen kundër perceptimit që myslimanët i karakterizon si kërcënim për hebrenjtë.

"Kjo gjë do të ishte e papërgjegjshme", ka thënë ai.

Maizar më tutje ka shtuar se kryetarit të SIG, Herbert Winter i ka sqaruar në hollësi se "ne po bëjmë gjithçka për ta shmangur përshkallëzimin". Ai i ka bërë ftesë kolegut të tij Winter që me një mesazh për mirëkuptim reciprok t`u drejtohet të gjithë myslimanëve dhe palestinezëve në Zvicër.

Deputeti nacional Daniel Vischer i cili është edhe kryetar i shoqatës "Zvicër-Palestinë" thotë se nuk e konteston që të ketë raste të tilla.

"Është një qark i fanatizuar. Por nga kjo nuk mund të nxirret përfundim për myslimanët në Zvicër", ka thënë ai. kd

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZVICËR - FESTIVALI I VERBIER, FESTIVAL I ELITËS MUZIKORE (08.03.2014)
RRETH NJË MILION NË STREET PARADE - PJESËMARRJE E MADHE NË NGJARJEN TRADICIONALE MUZIKORE TË ZYRIHUT (08.03.2014)
NË DITËN E DYERVE TË HAPURA 4500 VETA VIZITUAN PALLATIN FEDERAL TË ZVICRËS (08.02.2014)
CARLA DEL PONTE - DO TË KTHEHESHA PËR T'I GJYKUAR KRERËT E UÇK-së (08.02.2014)
Me rastin e 1 Gushtit, Ditës Kombëtare të ZvicrësPËRGJITHMONË KONFEDERATA HELVETIKEFotoreportazh nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (08.01.2014)
1 GUSHT, DITËLINDJA E ATDHEUT - QEVERITARËT FESTOJNË ME POPULLIN (08.01.2014)
DICK MARTY - KOSOVA KA VUAJTUR SHUMË, I DUHEN UDHËHEQËS ME DUAR TË PASTRA (07.30.2014)
LOKARNO NDERON POLANSKIN PËR ARRITJET E JETËS SË TIJ (07.30.2014)
1 GUSHTI, FESTA KOMBËTARE - ZVICRA ORGANIZON KONCERTE PËR ZVICERANËT QË BANOJNË NË ARGJENTINË, URUGUAJ, PERU E BRAZIL (07.30.2014)
DICK MARTY APROVON RAPORTIN E WILLIAMSON - DUHET NJË PROKUROR I PAVARUR NGA PRESIONET DIPLOMATIKE DHE I AFTË TË UDHËHEQË NJË HETIM TË TILLË... (07.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 

 
VOAL
[Shko lart]