VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DICK MARTY APROVON RAPORTIN E WILLIAMSON - DUHET NJË PROKUROR I PAVARUR NGA PRESIONET DIPLOMATIKE DHE I AFTË TË UDHËHEQË NJË HETIM TË TILLË...

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 09:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
DICK MARTY APROVON RAPORTIN E WILLIAMSON - DUHET NJË PROKUROR I PAVARUR NGA PRESIONET DIPLOMATIKE DHE I AFTË TË UDHËHEQË NJË HETIM TË TILLË...

E Martë, 07.29.2014, 07:04pm (GMT+1)


Voal-online.ch - "Bashkësia ndërkombëtar nuk ka menduar madje as për të krijuar një gjykatë, çka dëshmon se ishin të bindur se nuk do të gjenin asgjë." Kështu ka thënë Dick Marty në mikrofonët e RSI mbi raportin e paraqitur sot në mëngjes nga bashkërenduesi i celulës për hetimet speciale të Bashkimit Evropian dhe bazuar në një hetim të para tri viteve.


Pyetje:Çfarë mendon për raportin e prokurorit Williamson?

Dick Marty: Nga konkluzionet e para të Williamson, më duhet të them se hetimi ende nuk ka përfunduar, janë të njëjta me substancialisht me raportin tim qe kam paraqitur unë në Ansamblenë parlamentare të Këshillit të Europës. Unë kam punuar vetëm me një bashkëpunëtor të ri, me kohë të plotë dhe kemi mbledhur dëshmi të rëndësishme. Ekipi i Williamson që është krijuar më pas, përbëhet nga rreth 40 bashkëpunëtorë që punojnë me kohë të plotë, dhe përsëris, arrijnë në konkluzionet e mia, flasin për krime kundër njerëzimit dhe për fakte me shumë të rënda. Jam i kënaqur për këto rezultate që prapë janë të vonuara, sepse megjithëse kanë ekzistuar të dhëna, komuniteti ndërkombëtar ka bërë shumë pak dhe vetëm pas paraqitjes të raportit tim ishte e pamundur më që të injoroheshin faktet.

Pyetje: Edhe sot, si thuhej atëher, mungojnë provat...

Dick Marty: Të gjithë ata që kanë kërkuar prova, në realitet nuk kanë bërë asgjë për t'i kërkuar këto prova. Për komunitetin ndërkombëtar ishte më komode të mos i gjenin këto prova. Ndërsa Williamson i ka kërkuar provat dhe ka gjetur gjëra shumë serioze. Ai është Ambasador Amerikan përveçse prokurator special, që flet për krime kundër njerëzimit sot, do të thotë se ai ka gjetur fakte që i kam gjetur edhe unë, dhe ndoshta edhe prova të tjera. Më vjen keq që Clint Williamson e le pikërisht në këtë moment kruçial detyrën e tij. Pasuesi nuk është emëruar ende dhe kjo tregon sikletin e bashkësisë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare pas raportit tim ka krijuar një prokurori speciale, një grup hetimor, por ende jo një gjykatë speciale dhe kjo më duket sinjifikative, sepse bashkësia ndërkombëtare as që ka menduar se do të gjenden prova dhe në fakt me sa duket Williamson i ka gjetur disa gjëra.

Pyetje: A do të krijohet një gjykatë?

Dick Marty: Kjo është ende e vështirë të thuhet. Në fillim duhet të emërohet pasuesi dhe zgjedhja e pasuesit është vendimtare. Duhet të gjendet një njeri me të vërtetë i pavarur - i pavarur nga presionet diplomatike dhe i aftë për të udhëhequr një hetim të tillë e për të drejtuar një grup kaq të madhe hetuesish. Kjo gjykatë supozohet të krijohet sipas ligjit kosovar, por me një vendndodhje jashtë Kosovës, flitet për Hagën, por kjo do të thotë që dy të tretat e parlamentit të Kosovës, duhet ta aprovojnë këtë vendim. Tani ne e dimë se situata politike në Kosovë është totalisht e bllokuar dhe as që kanë arritur nga zgjedhjet e fundit të krijojnë një qeveri, sepse mesa duket nuk ka marrëveshje midis partive të ndryshme.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEMOKRACIA E DREJTPËRDREJTË ËSHTË E PAPREKSHME - BURKHALTER REAGON NDAJ LETRËS SË BASHKIMIT EVROPIAN DËRGUAR BERNËS (07.25.2014)
ZVICRA - DUHEN BËRË HETIME PËR GAZËN (07.24.2014)
BAZELI QYTET DHE BAZELI FSHAT - MË 28 SHTATOR VENDOSET PËR BASHKIMIN E DY GJYSMËKANTONEVEKush do të jetë kryeqyteti? (07.22.2014)
XHERDAN SHAQIRI - PERSONAZH I SERISË VIZATIMORE PËR BOTËRORIN 2014 (07.20.2014)
PIKU I PUSHIMEVE - NË AGIM KOLONA  13 KILOMETËR E AUTOMJETEVE NË HYRJEN VERIORE TË SHËN GOTARDIT (07.19.2014)
SOCIALISTËT - ZYRIHU TË BËHET ME DY KANTONEIdeja u hodh në një interpelancë në Këshillin Komunal të Qytetarëve (07.18.2014)
MË TË PASURIT E BOTËS PARAPËLQEJNË UBS - BANKA ZVICERANE NË KRYE TË KLASIFIKIMIT BOTËROR (07.17.2014)
GRUPI MBËSHTETËS I ARLIND LOKAJT - PËRGJIGJA NEGATIVE PËR LEJEN STUDIMORE NUK ËSHTË E ARSYETUAR (07.15.2014)
XHERDAN SHAQIRI NË TOP 10 GOLASHËNUESIT MË TË MIRË TË BOTËRORIT (07.14.2014)
SHIRAT E SHUMTË PO KRIJOJNË PROBLEME NË RRJETIN HEKURUDHOR ZVICERAN (07.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]