VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZVICRA VAZHDON MBËSHTETJEN AKTIVE PËR KFOR-in

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 02:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
ZVICRA VAZHDON MBËSHTETJEN AKTIVE PËR KFOR-in

E Enjte, 12.25.2014, 10:20am (GMT+1)



KOSOVË - Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës, Gjeneral Lejtnant André Blattmann, ka qëndruar për vizitë në Kosovë dhe është takuar me komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo.
Gjenerali Blattmann ka falënderuar gjithë KFOR-in dhe 31 vendet kontribuuese për angazhimin e tyre në mbarë botën për sigurinë, duke theksuar rëndësinë e qasjes së tyre gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë rajonale në Ballkan.

Në këtë drejtim, Gjenerali Figliuolo theksoi rolin efektiv të KFOR-it si ofrues i sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare në krijimin e kushteve për zhvillimin social dhe ekonomik të rajonit, raporton Telegrafi.

Gjenerali Blattmann konfirmoi se Zvicra në mënyrë aktive do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in në vitet e ardhshme.

Në anën tjetër, komandanti i KFOR-it, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tillë që vjen nga një komb i cili gjithmonë ka pasur një traditë të neutralitetit dhe paanësisë, shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin e shkëlqyer të treguar nga anëtarët e shërbimit zviceran dhe aseteve të kalibrit të lartë, të tilla si helikopterët dhe pajisje të specializuara për inxhinieri, asgjësim të lëndëve shpërthyese dhe asgjësim të mjeteve të improvizuara shpërthyese.

Gjatë vizitës së tij, Gjenerali Blattmann u takua me personelin e Forcave të Armatosura zvicerane të vendosura në tërë Kosovën, duke përfshirë edhe Detashmentin e Përbashkët Rajonal Veri.

Detashmenti i Përbashkët Rajonal Veri shërben si trupë në terren, duke siguruar ndërgjegjësimin e KFOR-it për situatën në terren dhe vlerësimin e saj.

Për të realizuar misionin e tyre ata takohen me të gjithë udhëheqësit e komuniteteve të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë për një mjedis të qetë dhe të sigurt.

Që nga tetori i vitit 1999, forcat e armatosura zvicerane kanë qenë të përfshira në misionin e KFOR-it. Aktualisht, janë rreth 200 pjesëtarë të shërbimit zviceran të vendosur në KFOR, me komandë të Detashmentit të Përbashkët Rajonal Veri të udhëhequr nga koloneli Fischer. Gjithashtu, pjesëtarë të shërbimit të Forcave të Armatosura zvicerane janë të vendosur në Kampin "˜Film City', në Kampin në Prizren dhe Kampin Marechal de Lattre de Tassigny (Vushtrri).
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AEROPORTI I GJENEVËS - PESËMBËDHJETË MILIONË PASAGJERË Shënohet rekord i ri. Rritje 50% në dhjetë vite (12.23.2014)
ZVICRA - SHEMBULL I POPULLIT DHE SHTETIT HUMANITARRadio SRF 3 shembull mrekullues me aksionin 'ndihmë refugjatëve: çdo rap (cent) ka vlerë - Jeder Rappen zähltOpinion nga XHEVAT REXHAJ (12.22.2014)
BURKHALTERI ËSHTË POLITIKANI QË ZVICERANËT E DUAN MË SHUMË (12.22.2014)
ZYRIH - TRAMI I PËRRALLAVE, QË DREJTOHET NGA PLAKU I KRISHTLINDJEVE (12.21.2014)
SHQIPJA - GJUHË E DYTË PAS GJERMANISHTES NË KANTONIN E LUCERNËS (12.20.2014)
DELEGACION ZVICERAN NË PARLAMENTIN EVROPIAN - LIDHUR ME VOTËN E 9 SHKURTIT (12.19.2014)
DIDIER BURKHALTER BËN BILANCIN E VITIT TË TIJ SI PRESIDENT I ZVICRËS DHE I OSBE-sëBurkhalter - Marrëveshja me Bashkimin Evropian është e pashmangshme (12.17.2014)
RRETH DY MIJË SHQIPTARË NË USHTRINË ZVICERANE - KRENARË ME UNIFORMAT (12.16.2014)
Komunikatë e nëndegës së LDK-së në VilisauISA MUSTAFA DHE KLANI I TIJ TË LARGOHEN SA MË SHPEJT NGA UDHËHEQJA E LDK-së (12.16.2014)
ROGER FEDERER PËR TË GJASHTËN HERË SPORTISTI ZVICERAN I VITIT (12.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]