KINA MË PRANË - SIVJET DO TË HAPET NJË BANKË KINEZE NË ZVICËR Zvicra do të investojë 22 miliardë franga në vit në Kinë
E Premte, 02.06.2015, 06:39pm (GMT+1)
Ministrja e financave Eveline Widmer-Schlumpf
Voal - BERNË - Një bankë kineze do t'i hapë sportelet e saj në Zvicër brenda vitit, duke i lehtësuar investimet helvetike në gjigantin aziatik. E ka bërë të ditur të premten (sot) ministrja e financave Eveline Widmer-Schlumpf, e ila e ka konsoliduar bashkëpunimin financiaria me Pekinin gjatë vizitës së saj dy ditë më parë në kryeqytetin kinez.
Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së shkëmbimit të lirë në vitin 2014 e firmosjes së një mirëkuptimi për taksimin e dyfishtë, industria zvicerane ka nevojë për një platformë për shkëmbimin e juanit, çka do t'ua mundësojë ndërmarrjeve helvetike të investojnë 150 miliardë juanë në vit në Kinë, rreth 22 miliardë franga.
Banla e ngarkuar me sigurimin e operacioneve të kompensimit do të jetë China Construction Bank (CCB), ndërsa ende nuk është vendosur zyrtarisht vendi i hapjes së selisë. Sipas këshilltares federale mund të jetë në Zyrih ose Gjenevë./ATS
www.voal-online.ch
|