E Premte, 09.20.2019, 02:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA IMNANUEL KANT (Imanuel Kant, 1724-1804)
E Hënë, 02.21.2011, 06:31pm (GMT+1)

Voal-online 22 shkurt-Një imperativ kategorik do të ishte ai që përfaqëson një veprim si objektivisht të domosdoshëm në vetvete, pa asnjë referim tek asnjë qëllim tjetër.

Vepro në atë mënyrë që parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën.

E gjithë dija jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptimi dhe mbaron me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyen.

Të gjitha interesat e arsyes sime, spekulatie si dhe praktike, ndërthuren në tri pyetjet e mëposhtme: 1. Çfarë duhet të di? 2. Çfarë duhet të bëj? 3. Çfarë mund të shpresoj?

Të gjitha mendimet duhet, drejtpërdrejt ose tërthor, në mënyrën e disa karaktereve, t'i lidhni përfundimisht nuhatjet dhe, nëpërmjet tyre, me ne, ndjeshmërinë, sepse nuk ka mënyrë tjetër që një objekt të mund të na jepet ne.

Gjithmonë pranoje se qeniet njerëzore janë fundet, dhe mos i përdor ata si mjete të fundit tënd.

Por ndonëse dija jonë fillon me përvojën, kjo nuk vijon rritjen e saj nga përvoja.

Duke gënjyer, një njeri ... asgjëson veten e tij si njeri.

Madje edhe filozofët do të vlerësojnë luftën si një fisnikëruese të njerëzimit, duke harruar grekun që tha: 'Lufta është e keqe ngaqë mbjell më shumë të këqija se vret të tilla.'

Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë.

Nga një dru i shtrembër si ky nga është bërë njeriu, asgjë e drejtë nuk mund të krijohet.

Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por e përfytyrimit.

Ai që është mizor me kafshët, bëhet i ashpër edhe në marrëdhëniet e tij me njerëzit. Ne mund të gjykojmë zemrën e një njeriu nga mënyra si i trajton kafshët e tij.

Unë prandaj e kam zhvendosur dijen, në mënyrë që të lë hapësirë për besimin.

Nëse njeriu e shndërron veten në krimb, nuk duhet të ankohet kur ta shkelin me këpucë.

Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet pa u prirë nga dikush tjetër.

Para ligjit njeriu është fajtor kur dhunon të drejtat e tjerëve. Para moralit ai është fajtor nëse vetëm mendon ta bëjë këtë gjë.

Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë.

Intuita dhe konceptet përbëjnë... elementet e gjithë dijes, kështu që as konceptet pa intuitën nuk bëjnë, as intuita pa konceptet nuk prodhojnë dije.

Përtej çdo dyshimi, çdo dije fillon me përvojën.

Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur.

Është e domosdoshme që unë të jetoj i lumtur, por është e domosdoshme që sa të jetoj, të jetoj me nder.

Jetoje jetën sikur çdo veprim i yti të bëhet ligj universal.

Metafizika është një oqean i erët pa brigje apo fanarë, e shtruar me shumë rrënoja filozofike.

Moraliteti nuk është doktrina si ta bëjmë veten tonë të lumtur, por si ta bëjmë veten tonë të vlefshëm për lumturinë.

Asgjë nuk është hyjnore, përveç asaj që është e pajtueshme me arsyen.

Religjioni është njohja e të gjitha detyrave tona si urdhëra hyjnore.

Shkenca është dije e organizuar. Mençuria është jetë e organizuar.

Vepro në atë mënyrë që parimet e tua të mund të bëhen mirëfilli ligj për gjithë botën.

Mendimet pa përmbajtje janë bosh, nuhatjet (intuitat) pa koncepte janë të verbëra.

Të jesh apo të bësh.

Dy gjëra më trembin më shumë, qielli i yjezuar sipër meje dhe ligji moral brenda meje./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA FRANZ KAFKA (Franc Kafka, 1883-1924) (02.13.2011)
AFORIZMA NGA JANIS JOPLIN (Xhejnis Xhoplin, 1943 - 1970) (02.08.2011)
AFORIZMA NGA PETER JENNINGS (Peter Xhenings, 1938-2005) (01.30.2011)
AFORIZMA NGA THOMAS JEFFERSON (Tomas Xhefërson, 1743-1826) (01.16.2011)
AFORIZMA NGA ANGELINA JOLIE (Anzhelinë Zholi, 1975) (01.09.2011)
AFORIZMA NGA CARL JUNG (Karl Jung, 1875-1961) (01.02.2011)
AFORIZMA TË JAMES JOYCE (Xhejms Xhojs, 1882-1941) (12.21.2010)
AFORIZMA NGA MICHAEL JACKSON (Majkëll Xhekson, 1958-25.06.2009) (12.14.2010)
AFORIZMA NGA HENRIK IBSEN (1828-1906) (12.08.2010)
AFORIZMA NGA NATALIE IMBRUGLIA (Natalie Imbrulja, 1975) (12.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 

 
VOAL
[Shko lart]