VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VOKABOLARI JETIK NË VARËSI KOHERENTE(Dimitris P. Kraniotis, Iluzione, Albanezul, Bukuresh, 2010)Nga NEXHAT REXHA

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 09:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

VOKABOLARI JETIK NË VARËSI KOHERENTE

(Dimitris P. Kraniotis, Iluzione, Albanezul, Bukuresh, 2010)

Nga NEXHAT REXHA


E Shtunë, 10.16.2010, 10:59am (GMT+1)

Rrjedhshmëria e tingujve të jetës gjithnjë shkrihet në atributet substanciale artistike. Kështu, vargjet e poetit Dimitris P. Kraniotis vijnë edhe në gjuhën shqipe nën përkujdesjen e përkthyesit të zellshëm, Baki Ymeri, ato kanë ruajtur vlerën artistike dhe simfonia e tyre në brendi reflekton shtjellimin e pamjeve të jashtme me thellësi estetike, e cila depërton mjaft bukur edhe te lexuesi i vëmendshëm shqiptar. Lirikat e këtij vëllimi shpalosin shqetësimin me tërë dramacitetin identifikues të aktualitetit njerëzor, të lidhura ne varësi me ekzistencialen konstruktive, kur realiteti krijon paralele aty ku frymon jeta me të gjitha mundësitë e gjallimit të saj.

Ekzistencialja lëvizëse edhe si sintagmë ka ngjashmëritë e logjikshme nëpër kontinentet e botës, dhe, si e tillë, kjo lëvizje mund të quhet edhe process, edhe perspektivë. Nga këto pikëpamje është strukturuar brendia e këtij vëllimi poetik, në të cilin poeti dëshmon qartësinë e shtruar në vargjet e tërësishme të poezisë së tij. Autori i vëllimit Iluzione, ngjarjet në të shumtën e rasteve i lë në funksion të hapësirës së lirë, e që brenda tyre qëndron edhe aktualiteti universal me konkretësi të përditshmërisë, duke i vënë në funksion e varësi mekanizmat me shfaqjet përbrenda variacioneve frytdhënëse. Vazhdimësia është e arsyeshme, sepse poeti në përsiatjen e tij ka fuqizuar të arritshmen, por në asnjë çast nuk e ka lënë anash destruktivitetin e bollshëm që provokon rendin jetik të njeriut.

Ndjekja e vazhdueshme e krijimit artistik në këtë vëllim del mjaft bukur e qartësuar, sepse ai ka për qëllim eliminimin e asaj që thuhet e nuk mënjanohet, kuptohet, të atyre dukurive njerëzore që kanë shtrirje në horizontin e pakëputshëm universal. Dimitris P. Kraniotis ka për qëllim të shtrijë në vargje dhe në jetë unifikimin konkret në korelacion e vijimësi të kohëve, përmes imagjinatës së kapshme për të gjitha shtresat e lexuesit që arrijnë të shijojnë vlerat estetike të vargut brenda këtij vëllimi poetik. Kur flasim për vlerat e këtilla, kemi parasysh akceptimin dallues të një autori që ka krijuar vlera të mirëfillta letrare në krijimtarinë e gjerë artistike, një krijues i një vendi fqinj që vjen për herë të parë para lexuesin tonë.

Kufijtë e shtrirjes hapësinore nëpër vargjet e tij të japin mundësinë e përfitimit e të përjetimit të asaj që ka shtruar autori në vargje, sepse në shumë poezi ai ka dhënë mundësi për të hyrë në të, varësisht çfarë kërkon e ndjen njeriu në të. Në këtë procedim aktual shtrihen marrëdhëniet e përditshmërisë që e rrethojnë njeriun e të gjitha racave, pavarësisht ku frymojnë ata. Këto pamje të kufishme e të pakufishme, rrethojnë relacione kuptimore me të vetmen arsye se kënga e poetit Dimitris P. Kraniotis, ndërlidhë kohët bashkë me njerëzit e të gjitha kohëve. Ajo vërehet me praninë e saj në shumë poezi, si p.sh. në poezitë: Egot e faljes, Skulptoj, Përsëritje, Nyje Gordiane, Autograf, Tinëzarët, Harta e bardhë. Mospimës duhani, Lista e të mbijetuarve, Ëndrrimtarë të marrë, Adio, Heshtje të padukshme, Loti, Teprica, Deklaratë e të ashtuquajturve "Miq" etj.

Duke depërtuar në mesazhin dhe shprehjen e bukur artistike, shohim e përjetojmë rolin edukativ dhe emancipues në përditshmërinë e njeriut tonë. Ai nëpër vargjet e poezisë "Mospimës duhani" është i hapur, i sinqertë në atë komunikim që duket e fshihet. Në pamje të parë mesazhi i kësaj poezie duket i thjeshtë, por në brendi të vargut të saj autori ka dhënë anën e padukshme të një realiteti interkomunikativ dhe funksional me tërë biosferën origjinale, që prodhon anti-biologji njerëzore dhe universale. Sikurse në poezinë "Lista e të mbijetuarve", universalja e shprehur në vokabularin artistik, gjithnjë është në varësi të kohëve. Poeti grek, Dimitris P. Kraniotis, shtron ngjarje të cilat kanë një autencitet të fatit e të kolektivitetit njerëzor. Ai arrin të depërtojë në thellësi të brengave që do të mbeten aktuale nëpër të gjitha hapësirat e kohët, te të gjithë ata që mbijetuan krizat e jetës ose mbeten në to, ose nëpër të cilat kalojnë e tejkalojnë fatet e njerëzimit si në poezinë: LISTA E TË MBIJETURVE: "Ëndrra të stolisuara/Për idetë e arritjeve,/Plot padrejtësi,/Gabime dhe fajësime,/I tërheq si do vathë,/.../Që degdisen në zhytjen/E miliarda hipoteza,/Pa e kuptuar ndonjëherë/Listën e atyre që mbijetuan,//Pa u humbur ndonjëherë/Në llogaritë njerëzore."

Tërësia poetike e këtij vëllimi komunikon me ngjarje nga më të ndryshmet, nëpër të cilat qarkullon dashuria, humanja, padrejtësitë njerëzore nga më të ndryshmet, gjithnjë me fokusim për të arritur kah objektiviteti i natyrshëm dhe i arsyeshëm. Në këto përsiatje autori ka lidhur dashurinë për të kaluarën dhe të ardhmen e vendit të tij. Rëndësia ideore dhe artistike në vargjet e Kraniotisit evolojnë në aspektin e konkretizimit funksional dhe kanë unifikimin ideor dhe tematik që i japin mundësinë realizimit të idesë për të shpalosur vlerat estetike, të cilat pasurojnë në fisnikërimin sensibiluzes të së veçantës kah konkretja.

 

 

 

 

 

Ballina (Iluzione)

 

Dimitris P. Kraniotis

NEXHAT REXHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEPARTAMENTI I GJUHËS GJERMANE NË UNIVERSITETIN E TIRANËS (10.14.2010)
ANKTH NATE -peizazh -Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (10.14.2010)
KOSOVA, PAL SOKOLI DHE GJAKU I DASHURISËNga BAKI YMERI (10.14.2010)
RESTATURIMI I SHARMIT TË KABULITNga CHARLES RECKNAGEL (10.12.2010)
VITET E FUNDIT GAUGUIN NË TATE MODERN (10.11.2010)
PORTRET I NOBELISTIT PËR LETËRSINË MARIO VARGAS LLOSA (10.10.2010)
PËRPUNIMI I SË KALUARËS NË LETËRSI - DIKTATURA USHTARAKE NË LETËRSINË BASHKËKOHORE ARGJENTINASE (10.07.2010)
KONTRIBUTI I SHKRIMTARIT RALF ELISSON NË LETËRSINË AMERIKANE (10.04.2010)
DIMENSIONI I LIRISË dhe TË GUXOSH PËR JETËNDy proza të reja nga MIMOZA DAJÇI (10.03.2010)
KOMPJUTERAT E SË ARDHMES (10.01.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]