VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VITET E FUNDIT GAUGUIN NË TATE MODERN

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 04:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
VITET E FUNDIT GAUGUIN NË TATE MODERN
E Hënë, 10.11.2010, 05:49pm (GMT+1)

Pasi la karrierën në bursë Pau Gaugin u vendos në Bretanjë

Paul Gauguin është një prej piktorëve francezë më të njohur të shekullit të 19-të.

Ai njihet në masë të madhe nga veprat e realizuara në Tahiti dhe Polonezinë franceze në fund të jetës së tij.

Por janë pikërisht këto vepra që e kanë bërë atë edhe një figurë shumë të debatueshme.

Kritikët e tij më të ashpër thonë se Gauguin i ka shfrytëzuar njerëzit atje, sidmos gratë, sikur çdo patron kolonial.

 

Piktori tjetër

 

Ka kaluar më shumë se gjysëm shekullli kur u shfaq në ekrani filmi 'Etja për jetën" një ekranizim i biografisë së piktorit holandez, Vincent van Gogh.

Ky film gjithashtu çimentoi edhe imazhin popullor të një tjetër piktori, që disa dashamirës së artit e kanë të vështirë për ta adminiruar si njeri pavarësisht nga talenti.

Paul Gauguin miku i piktorit van Gogh, lindi në Paris më 1848.

Në të tridhjetat ai hoqi dorë nga karriera në bursë për të pikturuar.

Ekspozita e punëve të tij në Galerinë e artit modern në Londër, pasqyron edhe këtë përpjekje të piktorit për të lënë prapa jetën borgjeze, e për t'u vendosur në Bretanjë, një rajon asokohe pak zhvilluar në Francë.

Pas kësaj ai u zhvendos edhe më larg jetës së sofistikuar moderne.

Shkoi në Tahiti dhe në ishujt Markezë në Paqësorin jugor që ishte pjesë e Polonezisë franceze.

Për shumë adhurues të artit ishin vitet e fundit të karierës së tij të kaluara në këto vende, që përcaktuan talentin e piktorit.

 

Gauguin dhe ishullarët

 

Disa kritikë mendojnë se sjellja e piktorit ndaj ishullarëve, veçanërisht grave, ka qënë shfryrëzim.

Por është në fakt një kritikë që qëndron, apo është thjesht një mit?

Akademika Caroline Boyle-Turner e ka studiuar artin Paul Gauguin për 25 vjet.

 

Veprat më të famshme të piktorit janë ato në Tahiti dhe Polonezi

 

"Gauguin ishte shumë njeri i kohës. Polonezia u bë koloni franceze në 1850, 1860 kështu që atje kishte një farë superioriteti kolonial dhe vërtetë që Gauguin e ka shfaqur."

"Kjo është një prej arsyeve përse Gauguin është bërë interesant, sepse sot ka një tendencë për të rivizituar të gjithë konceptin e kolonializmit", thotë Boyle-Turner.

Sipas studiueses Gauguin ishte duke kërkuar një lloj parajse ideale, që natyrisht nuk mund ta gjesh.

"Kjo është aryeja, përse ai u largua nga Bretanja për të shkuar në Tahiti, por ky vend nuk rezultoi parajsë, Kopshti i Edenit siç e mendonte ai."

"Ai u kthye në Bretanjë e pastaj shkoi përsëri në Tahiti dhe në fund përfundoi në ishujt Markezë ku mendoi se mund ta gjente parajsën".

Studiuesja thotë se Gauguin ishte vazhdimisht në kërkim, nuk ishte kurrë i kënaqur me atë që bënte.

Ai ishte kritiku më i ashpër i veprave të veta dhe thoshte se ishte një hap pranë arritjes së qëllimit, pra të kuptimit të vërtetë të karakterit të vendeve ekzotike.

Ekspozita në Tate Modern quhet Gauguin krijuesi i miteve.

Akademika Caroline Boyle-Turner thotë se Gauguin krijoi një mit prej vetes, mitin e të egrit, e artistit që shkoi për të gjetur parajsën.

Ai krijoi edhe mitin e humbjes se ekzotikes, Polonezia idilike ishte shkatërruar nga kolonialistët francezë dhe kisha katolike.

Ai dëshironte të rikrijonte ekzotiken thotë studiuesja që e pranon se duke gjykuar punët e piktorit, Paul Gauguin deri në fund të jetës së tij ka qënë në kërkim të parajsës.

(http://www.bbc.co.uk)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PORTRET I NOBELISTIT PËR LETËRSINË MARIO VARGAS LLOSA (10.10.2010)
PËRPUNIMI I SË KALUARËS NË LETËRSI - DIKTATURA USHTARAKE NË LETËRSINË BASHKËKOHORE ARGJENTINASE (10.07.2010)
KONTRIBUTI I SHKRIMTARIT RALF ELISSON NË LETËRSINË AMERIKANE (10.04.2010)
DIMENSIONI I LIRISË dhe TË GUXOSH PËR JETËNDy proza të reja nga MIMOZA DAJÇI (10.03.2010)
KOMPJUTERAT E SË ARDHMES (10.01.2010)
KALENDARI KULTUROR I TETORIT (10.01.2010)
PËR NJË TITULLNga MIMOZA DAJÇI (09.26.2010)
THUAJA HËNËSNGA VEHBI SKËNDERI (09.22.2010)
PERU: ËSHTË ZBULUAR NJË QYTET I HUMBUR (09.20.2010)
SUSAN BOYLE HYN NË GUINNESS TË REKORDEVE (09.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]