VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DEPARTAMENTI I GJUHËS GJERMANE NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 11:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
DEPARTAMENTI I GJUHËS GJERMANE NË UNIVERSITETIN E TIRANËS
E Enjte, 10.14.2010, 04:56pm (GMT+1)

Studentë të departamentit të gjuhës gjermane

Në departamentin e gjuhës gjermane këtë vit të ri akademik u ulën për herë të parë rreth 100 studentë. Gjermanishtja në mjaft degë të tjera në universitetet e vendit është futur në kurrikula si gjuhë e dytë dhe e tretë

Lëvizjet nëpër korridore dhe auditore janë të kuptueshme në ditën e parë të shkollës. Studentët marrin informacion për orarin, për pedagogët, që do të udhëheqin leksionet e seminaret, për tekstet bazë dhe literaturën, që do të përdorin. Më shumë kuriozë janë studentët e vitit të parë. Në vitin akademik 2010 2011 departamenti i gjuhës gjermane do të ketë rreth 100 studentë të rinj, të cilët janë në nivele të ndryshme të njohurive të gjuhës gjermane. Në total studentë për të tre vitet e ciklit të parë në këtë department janë mbi 300.

Anisa dhe Rubensi janë nga kontigjenti i studentëve me njohuri fillestare. Ata e kanë mbaruar të mesmen për spanjisht, por kanë vendosur që studimet t'i vijojnë me gjuhën gjermane. "Spanjishten e kam mësuar. Tani më pëlqen t'i hyj një gjuhe tjetër: më pëlqen gjermanishtja, i përket një klase tjetër, komplet tjetër të gjuhës dhe për këtë më pëlqen ta studjoj. Më duket se do të jem më e sigurtë në tregun e punës me gjermanisht", thotë Anisa. "Më ka pëlqyer më parë gjuha gjermane. Mendoj se me këtë gjuhë do të kem perspektivë për të studjuar, pasi të mbaroj këtu në fakultet. Me liberalizmin e vizave mund të kemi perpektiva për të vazhduar jashtë vendit", shprehet Rubensi.

Xhevat Norja është mësues në Shijak, rreth 30 km larg Tiranës. Ai ka ardhur me bashkëshorten për të shoqëruar të birin, Leonardin, që këtë vit nis vitin e parë në gjermanisht. Xhevati thotë se djali i tij gjithshka e ka mësuar autodidakt, më shumë duke ndjekur stacionet televizive gjermane. "I ka prirje gjuhët e huaja. Televizori, kompjuteri, interneti në shtëpinë tonë rrinë vetëm në gjuhën gjermane. Edhe në frëngjisht flet dhe lexon lirshëm, por më shumë i pëlqen gjermanishtja".

Dr. Brikena Kadzadej

Studime të thelluara 2 vjeçare në: mësuesi, komunikim ndërkulturor, përkthim e interpretim.

Veç 16 pedagogëve të departamentit, që janë me kohë të plotë, për programin mësimor angazhohen dhe dhjetëra të tjerë me kohë të pjesshme, mes tyre dhe nga Gjermania. Shefja e Departamentit të Gjermanishtes, dr. Brikena Kadzadej, thotë për DW-në se qëllimi është për të aktivizuar në programet master kualitete me grada shkencore.

"Dmth ne përpiqemi se si të tërheqim sa më shumë njerëz akademikë që të japin tek Masteri. Aktualisht kemi dy profesorë, por jemi në negociata për të afruar në program dhe të tjerë. Studentët, që përzgjidhen për të ndjekur njërin nga tre profilet e studimeve Master, janë në numër të pakët, afër 30 gjithsejt. Kjo vjen nga kërkesat e rrepta për mesataren e përgjithshme, por dhe për nivelin e njohurive në gjermanisht".

Röhling: Interesimi për të mësuar gjermanishten është rritur

Dr. Jürgen Röhling

Dr. Jürgen Röhling ka katër vjet që jep mësim ne departamentin e Gjermanishtes. Duke bërë një krahasim me periudhën, kur mbërriti në Shqipëri, Dr. Röhling thotë se interesimi për të studiuar në gjermanistikë është rritur.

"Kur unë erdha këtu para 4 viteve kishte një mënyrë standarte për t'i hyrë kësaj rrugë. Nëpërmjet shkollës së mesme të gjuhëve të huaja "˜Asim Vokshi', ku kishte dhe degë për gjuhën gjermane. Pasi mbaroje me rezultate të larta këtë shkollë, atëhere kishe të drejtë të vije në departamentin e gjermanishtes. Tani burimet e departamentit janë më të shumta. Sepse gjermanishtja si gjuhë e dytë, apo e tretë bëhet dhe në shumë shkolla të sistemit parauniversitar. Është gjimnazi dy gjuhësh "˜Sami Frashëri', janë disa shkolla fillore përveç atyre, që marrin njohuri nga subjekte private. Edhe struktura e studimeve në departament ka ndryshuar. Fillimisht ishte formati i fitimit të një diplome, ndërkohë që me aplikimin e sistemit të Bolonjës kemi një seleksionim më të drejtë të atyre, që kanë si synim të përfundojnë nivelin e parë, si dhe të studentëve, që kërkojnë të thellojnë njohuritë, të themi për përkthim, ose mësuesi etj. Kjo është pozitive dhe e bën më konkuruese ofertën e departamentit në varësi të preferencave, por dhe nivelit të studentëve".

Gjuha gjermane në mjaft degë të tjera në universitetet dhe shkollat e larta të vendit është futur në kurrikula si gjuhë e dytë dhe e tretë për studentët.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANKTH NATE -peizazh -Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (10.14.2010)
KOSOVA, PAL SOKOLI DHE GJAKU I DASHURISËNga BAKI YMERI (10.14.2010)
RESTATURIMI I SHARMIT TË KABULITNga CHARLES RECKNAGEL (10.12.2010)
VITET E FUNDIT GAUGUIN NË TATE MODERN (10.11.2010)
PORTRET I NOBELISTIT PËR LETËRSINË MARIO VARGAS LLOSA (10.10.2010)
PËRPUNIMI I SË KALUARËS NË LETËRSI - DIKTATURA USHTARAKE NË LETËRSINË BASHKËKOHORE ARGJENTINASE (10.07.2010)
KONTRIBUTI I SHKRIMTARIT RALF ELISSON NË LETËRSINË AMERIKANE (10.04.2010)
DIMENSIONI I LIRISË dhe TË GUXOSH PËR JETËNDy proza të reja nga MIMOZA DAJÇI (10.03.2010)
KOMPJUTERAT E SË ARDHMES (10.01.2010)
KALENDARI KULTUROR I TETORIT (10.01.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]