VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FËMIJËTNga AGIM MATO

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 02:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
FËMIJËT
Nga AGIM MATO

E Shtunë, 07.19.2014, 05:02pm (GMT+1)



Tërë këto ditë u dëgjua mbi kokat tona frushullima e
trafikut ajror të zogjve
që mbartnin në krahët e tyre prillin.

Më vonë erdhën avionët e spërkatjes mbi fusha.
Hapësirat lëkundeshin si çarçafë të padukshëm.

Kur uleshin në aeroportin bujqësor
një re fëmijësh ja behte
rrotull këtyre avionëve të rëndomtë pune
me erë vajrash dhe herbicidesh.

Preknin me dorë metalin e ngrohtë që regëtinte
dhe zgjohej brenda kraharorit të tyre të vogël Ikariosi,
zgjohej pafundësia.
Pastaj fëmijët i zbonin. Ndizeshin motorët.
Një shtjellë e fuqishme ajri u zbërthente këmishët.

Po ato nuk ishin këmisha. Ishin krahë që rrihnin
sikur papritur një tufë lejlekësh të bëhej gati të
fluturonte.

Dhe natën, në gjumë, shpirtin e tyre e mundonin qiejt.
Pilotonin në një oqean ajri, ëndrre.
U vinin veshin zhaurinës së planeteve,
gati sa s'ceknin hënën e u vinte keq që s'kishte retë e
saj, shiun e saj,
që s'kishte pyjet e saj, qytetet dhe fushat e ndara në
kuadrate
si hoje të punës njerëzore.

Mëngjesi i gjente në tokë,
në fshatrat e tyre të bardha, të rrethuara nga rrëmuja e
gjelbër e grynjrave.
AGIM MATO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KAQ VITE HËNA NGRËNËNga ARTUR VREKAJ (07.19.2014)
PRANVERA NORDIKENga EDITH IRENE SÖDERGRAN (07.18.2014)
MENDO PËR TË TJERËTNga MAHMOUD DARWISH (07.18.2014)
KURRËNga SEJDI BERISHA (07.18.2014)
FËMINIANga FREDERIK RESHPJA (07.17.2014)
FJALËT QË S'U THANËNga SULEJMAN MATO (07.17.2014)
POETINga TOM WAYMAN (07.16.2014)
SHPENDI I IMNga ADEM ZAPLLUZHA (07.16.2014)
KUPTIMI I MËMËDHEUTNga RITA SALIU (07.15.2014)
TË KËRKOJNga PEDRO SALINAS (07.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]