MENÇURIA Nga DRITA LUSHI
E Shtunë, 08.16.2014, 05:33pm (GMT+1)
Mençuria ka fytyrën e rrudhës së thellë, Por mund të ketë dhe lëkurë të lëmuar gruaje; Ajo mund të ketë mbi shpine vite sa një lis, Por mund te jete në moshe, edhe një filiz. Mençuria ka syrin e nje plaku t' moçëm me mustaqe që dredh duhan mendueshëm; Po mund te jetë edhe ballë i një gruaje t'bukur, qe flet si gurgullime lodrueshëm; mençuria shpesh eshte e thinjur, por jo çdo thinjë tregon mençuri... Ajo s'bëzan, dëgjon e mendon gjatë, e fjalën ka urti...
Mençurinë me floke gruaje e dua çdoherë padyshim; Nëse ka pasur sy t'mendueshëm burri Ka qenë pa hezitim, imja Dashuri...
16 gusht, 2014
DRITA LUSHI
|