VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ngjarjet kryesore të muzikës në vitin 2009

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 07:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Ngjarjet kryesore të muzikës në vitin 2009
E Hënë, 12.28.2009, 05:42pm (GMT+1)

 

Grupi amerikan i hip hopit, The Black Eyed Peas pati një vit të suksesshëm. Hiti i tyre Boom Boom Pow i dha grupit vendin e parë në Shtetet e Bashkuara për 12 javë me radhë. Ndërsa kënga I Gotta Feeling nga albumi që është kandidat për çmimin Grammy, The E.N.D ishte një hit edhe më i madh duke qëndruar në vendin e parë të klasifikimit për 14 javë me radhë.

 

 

 

 

Beyonce pati gjithashtu një vit të suksesshëm falë rinxjerrjes në treg të albumit të saj I Am Sasha Fierce. Por ishte kënga Single Ladies me të cilën bota ra në dashuri. Kënga ka marrë tre kandidatura Grammy dhe vidioja muzikore ka fituar mjaft çmime në mbarë botën.

 

 

 

Lady Gaga pati gjithashtu një vit fenomenal. Artistja eksentrike shiti 4 milion kopje të albumit të saj The Fame dhe versioni i zgjeruar The Fame Monster pati gjithashtu sukses të madh.

 

Këngëtarja e re e muzikës country Taylor Swift mund të mos jetë artistja e preferuar e vitit për repistin Kanye West por kjo nuk e ndaloi albumin e saj Fearless të ishte më i shituri për vitin 2009.

 

 

 

 

 

19 vjeçarja mori 8 kandidatura Gramy në kategoritë nga albumi më i mirë tek artistja më e mirë e vitit në ceremoninë e çmimeve të muzikës Country, duke u bërë artistja më e re të marrë kaq vlerësime.

 

 

 

Surpriza më e madhe e vitit në industrinë e muzikës ishte Susan Boyle. Britanikja 48 vjeçare u bë e njohur brenda një nate falë konkurimit në shfaqjen Britain's got Talent dhe duke u bërë më e klikuara vidio në YouTube.

 

Albumi i saj " I Dreamed A Dream" ishte në krye të klasifikimeve në Britani dhe Shtetet e Bashkuara dhe është në rrugën e duhur për ta përsëritur këtë sukses në mbarë botën. (http://www.voanews.com/albanian)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Myslimanët shiitë e kremtojnë me madhështi festën e Hashures (12.27.2009)
"Natë jo plotësisht e shenjtë" - Krishtlindjet dhe nacionalsocialistët (12.27.2009)
"Ti ulesh prej parrizit" dhe "O e qeta natë" - You came down a star from Heaven - Tu schendi dalle stelle - Stille Nacht -  (12.25.2009)
Mishelë Hunciker, mrekullia zvicerane që mahnit publikun italian dhe gjerman (12.24.2009)
Çarls Dikens dhe "Një këngë gazmore për Krishtlindje" (12.24.2009)
Luvri pasurohet me një tjetër kryevepër të pikturës (12.22.2009)
Kush do t'i kryesojë shitjet muzikore, Suzanë Bojle apo Tejlor Suift? (12.20.2009)
Eminemi shpallet artisti i dekadës në klasifikimet amerikane (12.19.2009)
BALADË PËR VETEN DHE PËR MIKUN TIM XHO (humor)Nga THANI NAQO (12.18.2009)
Kontrastet poetike të Skënder BuçpapajtNga Dr.Xhavit Aliçkaj, Dekan i Fakultetit të Letërsisë, Prishtinë (12.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]