VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Cilët nga këta apo këto hollivudiane do të donit t'jua uronin Vitin e Ri?

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 04:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Cilët nga këta apo këto hollivudiane do të donit t'jua uronin Vitin e Ri?
E Enjte, 12.31.2009, 05:57pm (GMT+1)

 

Nëse nuk ia keni këputur gjumit në mesnatën që sjell Vitin e Ri, atë moment magjik do të donit ta përjetonit në mënyrë sa më të paharrueshme, të paktën në 365 ditët e ardhshme. Revista People ka propozuar disa nga emrat më në modë aktualisht në Hollywood:

 

Rachel McAdams Nuk do të ishte keq që të zgjidhnit aktoren kryesore të filmit Sherlock Holmes I sapodalë në kinematë amerikane dhe tejet fitimprurës. Pas një historie të gjatë me Ryan Gosling e pas një romance me Josh Lucas, McAdams, 31 vjeçe, është një single lady! Sytë e saj blu, goja si gonxhe dhe flokët e zes do të ishin fatsjellës për ju.

Anna Kendrick -Ajo është një yll në ngjitje. Loja e saj në Up in the Air i dha asaj kandidime nga Screen Actors Guilde dhe Golden Globe, duke e nxjerrë nga hija e partnerëve të Twilight -
Kristen Stewart e Ashley Greene dhe në sferën e lartë të aktoreve elite të Hollywood.

Lady Gaga Bekuar nga sjelljet nazelie dhe bukuria natyrale, Gaga është një zgjedhje tjetër që ia vlen. Në moshën 23 vjeçare, Mbretëresha Pop në fron ka rrëmbyer zemrat e mendjet e kushedi sa milionë adhuruesve, ndonëse emri i saj real Stefani Joanne Angelina Germanotta ju shket të gjithëve nga mendja.
Edhe familja e saj ia ka harruar emrin e vërtetë.

Blake Lively Gossip Girl pa skurpull është duke komplotuar ikjen nga ekranini vogël prej shumë kohësh, duke luajtur pranë aktorit
Ben Affleck në filmin The Town, që do të dalë në muajt e parë të vitit të ri. Nëse jua lejon partneri i Gossip Girl , i fejuari i saj Penn Badgely, do të ishte mirë ta merrnit urimin e mesnatës prej saj.

 

Chace Crawford Është beqari më në modë në Hollywood. Motra e tij, Candice, mori famë më shpejt si Miss Missouri USA më 2008. Crawford, 24 vjeç, ka lindur në Texas, por e bëri kolegjin në Malibu, Kaliforni, çka e çoi drejt fatit hollivudian. Dikur u ngatërrua me Carrie Underwood. Por ndarja aq e përfolur e vë prapë në listën e beqarëve.

John Mayer E konsiderojnë të zgjuar, por rëndësi i japin bukurisë së tij. Ka sy të bukur, zë të magjishëm dhe është harrakat. Është 32 vjeçar dhe është parapëlqyer nga bukuri të tilla si Minka Kelly,
Jennifer Aniston e Jessica Simpson.

George Clooney Po, aktualisht është i fejuar me italianen Elisabetta Canalis.
Por magjinë nuk e humb kurrë. Në moshën 48 vjeç, Clooney është më i zënë me filma se kurrë (Up in the Air, The Men Who Stare at Goats). Është njeri që nuk i mungon kurrë humori.

 


Taylor Lautner Është më i riu. Bëhet 18 vjeç më 11 shkurt. Ka pasur partnere në sheshet e xhirimeve
Jessica Alba, Jennifer Garner, Jessica Biel, Taylor Swift dhe Patrick Dempsey, në komedinë Valentine's Day). (http://www.people.com/people)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mary J. Blige dhe Queen Latifah nguten për thyerje rekordi në People's Choice (12.30.2009)
Ngjarjet kryesore të muzikës në vitin 2009 (12.28.2009)
Myslimanët shiitë e kremtojnë me madhështi festën e Hashures (12.27.2009)
"Natë jo plotësisht e shenjtë" - Krishtlindjet dhe nacionalsocialistët (12.27.2009)
"Ti ulesh prej parrizit" dhe "O e qeta natë" - You came down a star from Heaven - Tu schendi dalle stelle - Stille Nacht -  (12.25.2009)
Mishelë Hunciker, mrekullia zvicerane që mahnit publikun italian dhe gjerman (12.24.2009)
Çarls Dikens dhe "Një këngë gazmore për Krishtlindje" (12.24.2009)
Luvri pasurohet me një tjetër kryevepër të pikturës (12.22.2009)
Kush do t'i kryesojë shitjet muzikore, Suzanë Bojle apo Tejlor Suift? (12.20.2009)
Eminemi shpallet artisti i dekadës në klasifikimet amerikane (12.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]