VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ndahet nga jeta artisti i madh burimor Sali Mani

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 02:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Ndahet nga jeta artisti i madh burimor Sali Mani
E Enjte, 01.07.2010, 12:58pm (GMT+1)

 

 

Pas nje semundje të rëndë, ndahet nga jeta rapsodi i njohur, artisti i merituar Sali Mani. Kishte më se një muaj që luftonte me vdekjen në njërin prej spitaleve më të njohura të Detroitit.Ndonëse deri në castet e fundit ai fliste per projekte dhe ëndërra që mendonte t'i realizonte,vdekja si gjithnje e pabese, ndau nga familja dhe të afërmit shokun dhe mikun tonë të paharruar.

 

Sali Mani lindi ne Koplik te Malesise se Madhe ne vitin 1945. Që në moshë të re, i  frymëzuar nga traditat folklorike të zonës, Saliu filloi të përcillte me lahutë eposin e kreshnikëve.Zeri i tij terhoqi vëmendjen e malësorëve të cilët e inkurajuan këngëtarin e ri që të ishte i pranishëm dhe shumë i kerkuar ne dasma t e gëzimet e tyre. Udheve të artit dhe të këngës do të ecte Sali Mani gjithe jeten e tij, deri ne frymen e fundit. (Vetem dy muaj para se te nderronte jete,promovoi kengen e fundit:"Ku je mor djale")

 

Shume shpejt emri i Saliut i kaloi kufijtë e Malesië dhe të Shkodrës,madje edhe të Atdheut. Ai u bë nje nder rapsodet me te degjuar ne mbarë trojet shqiptare. Duhet theksuar se ai nuk ishte thjesht rapsod i lindur dhe qe mesoi te luante disa instrumenta muzikore, por ishte nje muzikant i edukuar i cili krijonte, kompozonte dhe interpretonte, cilesi te cilat i perfeksionoi gjate gjithë veprimtarisë së tij mbi 50-vjecare. Disa breza këngëtarësh jo vetëm e njohën Salën, por mësuan nga përvoja e tij dhe shumë prej tyre interpretuan pjesë te krijimtarisë së tij. Ai be percjelles i traditave me te mira folklorike te Malesise dhe te trevave veriore te vendit.

 

Zëri i tij karakteristik ngjante të ishte binjak me jehonën që përcjellin bjeshkët e Kelmendit, të cilave u këndoi me aq pathos, kishte gurgullimën e lumit të Cemit, brigjeve te të cilit shëtiti muza e këngëtarit poet. Derisa mbylli syte Sali Mani u bë simbol i këngës popullore rapsodike. Mbi 100 këngë mbajnë autorësinë e tij, ku mjaft prej tyre tashmë kanë zënë vend ne thesarin e krijimtarisë popullore shqiptare. Mjafton te pëmendim këngët: "Moj e mira nga Gjakova" ",Moj Kosovë mirese të gjeta", "Moj e mira bregut te Cemit: etj.

 

Per më shumë se 30 vjet Sali Mani ishe në krye të grupeve folklorike të Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe. Në të gjitha festivalet ai dhe grupet që ai drejtonte fituan çmime dhe mbi të gjitha admirimin e publikut te gjerë shqiptar.Kënga e Sali Manit do te çonte peshë zemrat e bashkatdhetarëve ne Kosove, Maqedoni, Malësi dhe jashtë kufijve etnikë shqiptarë. Ai do të bënte pjesë në ansamblet që përfaqësuan Shqipërinë në skenat nderkombëtare. Zeri dhe telat e çiftelisë së tij, që nuk iu nda deri në frymën e fundit, do të jëhonin në Gjermani, Zvicer, France, Egjypt, Amerikë etj.

 

Për kontributin e tij në kulturë dhe në art atij iu dha tiulli i lartë "Artist i Merituar". Vitet pas ndryshimeve demokratike sollën ndryshime edhe ne jetën e artistit. Ai sëbashku me familjen e tij iu bashkua vargut të gjatë të zogjve shtegtarë ne kërkim të një jete më të mirë, duke u përplasur me vështirësi të reja dhe të papritura që do të linin jo pak gjurmë në jeten e tij madje edhe në krijimtari. Gjithsesi ai për asnjë çast nuk iu nda skenës. Duke jetuar mes bashkatdhetarëve në Detroit për më shumë se dhjete vite, Saliu organizoi dhe drejtoi mjaft veprimtari e koncerte, ku në përgjithësi përcillej malli dhe dashuria e thellë për Atdheun.

 

Sali Mani dëshmoi se ishte edhe një poet i mirëfilltë duke lënë të botuar dy libra "Malli për malet" dhe "Si ikin vitet", në të cilët përvec teksteve të këngëve ka mjaft poezi dhe vjersha rapsodike që deshmojne për vlerat e shumëfishta të autorit. Sëmunda e paritur do t'ia ndërpristë endërrat e tij për veprimtari te reja. Tanimë  odave dhe sofrave malësore do t'u mungojë këngëtari i dashur, ne skenat e festivaleve do të mungoje rapsodi me zërin-jehone. Me ndarjen nga jeta të Sali Manit familja dhe të afërmit humben njeriun e shtrenjte, shokët, miqte, mikun më të mirë dhe artistët kolegun e nderuar. Pas nderimeve që iu bënë nga bashkathetarët në Detroit, trupi i tij pritet të përcillet për në Atdhe, atje ku edhe artisti dëshironte t'i preheshin eshtrat.

 

ZEF LLESHI

Detroit, Janar 2010
Zef Lleshi


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KATRANOSJE DHE TRIUMFTregim-humor nga THANI NAQO (01.03.2010)
Cilët nga këta apo këto hollivudiane do të donit t'jua uronin Vitin e Ri? (12.31.2009)
Mary J. Blige dhe Queen Latifah nguten për thyerje rekordi në People's Choice (12.30.2009)
Ngjarjet kryesore të muzikës në vitin 2009 (12.28.2009)
Myslimanët shiitë e kremtojnë me madhështi festën e Hashures (12.27.2009)
"Natë jo plotësisht e shenjtë" - Krishtlindjet dhe nacionalsocialistët (12.27.2009)
"Ti ulesh prej parrizit" dhe "O e qeta natë" - You came down a star from Heaven - Tu schendi dalle stelle - Stille Nacht -  (12.25.2009)
Mishelë Hunciker, mrekullia zvicerane që mahnit publikun italian dhe gjerman (12.24.2009)
Çarls Dikens dhe "Një këngë gazmore për Krishtlindje" (12.24.2009)
Luvri pasurohet me një tjetër kryevepër të pikturës (12.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]