VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Sandra Bullock triumfoi në People's Choice Awards

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 04:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Sandra Bullock triumfoi në People's Choice Awards
E Enjte, 01.07.2010, 06:02pm (GMT+1)

 

 

 

Sandra Bullock hyri në stinorin e Hollywood Awards në mënyrë triumfuese mbrëmë vonë duke fituar dy mirënjohje të People's Choice për komedinë e marrëdhënieve çiftnore "The Proposal" dhe si aktorja më e parapëlqyer nga publiku.

 

Seriali filmik "Twilight" mori katër trofé të People's Choice.

 

Tjetër fitues i rëndësishëm ishte Johnny Depp, që u shpall aktori më i parapëlqyer i filmave, dhe Hugh Jackman, që mori trofenë për rolin e heroit të filmave me aksion në "X-Men Origins: Wolverine."

 

Mirënjohjet televizive shkuan për "House", filmi më i mirë dramë dhe "The Big Bang Theory" për filmin më të mirë komedi. Trofetë muzikore shkuan te Carrie Underwood si këngëtare kantri dhe Taylor Swift si artistja më e mirë e këngës, ndërsa Keith Urban e mori për meshkujt, ndërsa Mariah Carey ai artiste R&B.

 

Por Bullock trumfoi me dy filma në People's Choice, dy hitet më të mëdhenj të vitit 2009, "The Proposal" dhe "The Blind Side".

 

Me këto aktorja ka dy kandidtura për Golden Globe dhe Screen Actors Guild, dhe është mes favoriteve për Oskar në "Blind Side."

 

Në skenë ajo shpërtheu në hare kur mori çmimin e dytë People's Choice, çmime të votuara nga adhuruesit në votime online. Ajo falënderoi familjen, babain, burrin dhe fansat.

 

Ajo iu tha repoerterëve se sukseset e kohëve të fundit me kritikë, çmimet dhe arkëtimet e shumta ishin "të paplanifikuara, të papritura dhe të fantazuara".

 

"Kam pasur dy përvoja të mrekullueshme vitin që lamë pas, dhe mendoj se çdo artiste do të kishte qenë e lumtur, sepse një fat i tillë të takon vetëm një herë në pesë vjet," tha ajo.

 

The People's Choice awards janë shikuar më pak serioze nga  vëzhguesit i Hollywood-it se Oskarët  apo Screen Actors Guild awards, të cilat votohen nga grupet e industrisë kinematografike, por kjo veprimtari është e parë në stinorin e çmimeve kryesore në film, televizion, muzikë.

 

Aktorët, muzikanët, artistët e shikojnë People's Choice si një vlerësim të drejtpërdrejtë nga publiku.

 

Nja 35 çmime u dhanë, në mes tyre edhe për filmin Disney, "Up", vlerësuar nga familjet./Elida BUÇPAPAJ

(http://www.reuters.com)

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ndahet nga jeta artisti i madh burimor Sali Mani (01.07.2010)
KATRANOSJE DHE TRIUMFTregim-humor nga THANI NAQO (01.03.2010)
Cilët nga këta apo këto hollivudiane do të donit t'jua uronin Vitin e Ri? (12.31.2009)
Mary J. Blige dhe Queen Latifah nguten për thyerje rekordi në People's Choice (12.30.2009)
Ngjarjet kryesore të muzikës në vitin 2009 (12.28.2009)
Myslimanët shiitë e kremtojnë me madhështi festën e Hashures (12.27.2009)
"Natë jo plotësisht e shenjtë" - Krishtlindjet dhe nacionalsocialistët (12.27.2009)
"Ti ulesh prej parrizit" dhe "O e qeta natë" - You came down a star from Heaven - Tu schendi dalle stelle - Stille Nacht -  (12.25.2009)
Mishelë Hunciker, mrekullia zvicerane që mahnit publikun italian dhe gjerman (12.24.2009)
Çarls Dikens dhe "Një këngë gazmore për Krishtlindje" (12.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]