VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shtëpitë e drunjta të Stambollit - Kryeqyteti i kulturës evropiane 2010 kujtohet për trashëgiminë e tij

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 07:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Shtëpitë e drunjta të Stambollit - Kryeqyteti i kulturës evropiane 2010 kujtohet për trashëgiminë e tij
E Shtunë, 01.09.2010, 10:15pm (GMT+1)

 

 

Stambolli - Kryeqytet evropian i kulturës 2010

 

Deri vonë në shekullin e 20-të, ndërtimet në dru karakterizonin pamjen e Stambollit. Gjatë një procesi të vrullshëm modernizimi, këto dëshmi të artit osman të ndërtimit thuajse janë zhdukur.

 

As sot e kësaj dite, qyteti anës Bosforit, nuk i kushton vëmendjen e duhur mbrojtjes së monumenteve. UNESCO disa herë ka kërcënuar, se do ta vendosë Stambollin në listën e trashëgimive të rrezikuara kulturore. Njëkohësisht, Stambolli i shpallur për vitin 2010 si "kryeqyteti i kulturës evropiane", do të prezantojë anët më të mira të tij.  Kjo është edhe një nga arsyet përse Stambolli është ndërgjegjësuar tani për trashëgiminë e vet kulturore: shtëpitë e mbetura prej druri në pjesën e vjetër të qytetit po restaurohen.

 

 

Pallati i ministrit të Marinës, Ahmet Pasha, i shekullit të 19-të është një ndër shtëpitë prej druri më të bukura të periudhës osmane në qytetin e vjetër të Stambollit. Në katin e parë tërheq vëmendjen tavani prej druri, i gdhendur me kaligrafi të artë dhe me ornamente me ngjyra. Martin Bachmann, nga Instituti gjerman i Arkeologjisë, shpjegon: "Pothuajse nuk ka figura dekorative, por kryesisht vetëm ornamente bimësh. Këtu ka një emblemë të Ahmet Pashait, një nënshkrim të Sulltanit dhe shumë gjëra të tjera, të cilat dëshmojnë për rëndësinë e të zotërve të shtëpisë. Vetëm në këtë shtëpi ende mund të lexosh pasurinë e dizenjos dhe të formave të asaj kohe..."

 

 

Pazari i madh në Stamboll.

 

Filiali i Institutit gjerman të Arkeologjisë prej disa dhjetë vjeçarësh dokumenton arsenalin e shtëpive të drunjta të Stambollit.  Kjo punë ka qenë bazë për restaurimin voluminoz të pallatit para tridhjetë vjetësh.  Shumica e shtëpive të tjera prej druri ose janë rrënuar ose janë shembur gjatë valës së modernizimit të vrullshëm. Disa të tjera janë djegur prej zjarreve të mëdha. Një pallat si për mrekulli ka shpëtuar pa u dëmtuar. Ndoshta ka qenë piktura e murit që i ka mbajtur larg gjithë këto të këqia: "Në këtë afresk si për ironi është paraqitur diegia e Stambollit. Në të shihet xhamia Sulejmanie dhe përpara një vatër e madhe zjarri, që pasqyrohet në ngushtincën e Bosforit. Pra fati, që pësuan shumë shtëpi druri, pasqyrohet në këtë tabllo", shpjegon specialisti Bachmann.

 

Qysh prej mëse një viti, pallati i Ahmet Pashait është selia e një qendre kompetence artistike, për restaurimin e shtëpive të vjetra prej druri.  Ky institucion, që financohet vetëm prej administratës së qytetit të Stambollit, bashkëpunon ngushtë me UNESCO-n dhe ndihmon lagjet Sulejmanie dhe Zeyrek, që i përkasin trashëgimisë kulturore botërore. Pronarët e shtëpive të drurit marrin nga një mbështetje financiare deri në 100.000 euro për restaurimin e shtëpive të tyre, sipas normave të mbrojtjes së monumenteve. Demet Syryçy, një turke 28 vjeçare, kujdeset përveç kësaj edhe për kualifikimin e restauratorëve të rinj. Ata mësojnë nga e para mjeshtërinë thuajse të humbur osmane të punimit të drurit.  Inxhinierja e ndërtimit tregon disa punime restaurimi nga punishtja e shtëpisë së saj: "Këto pjesë dyersh përbëhen nga dru bredhi dhe pishe. Elementët që mungojnë ne i zëvendësojmë. Këtu shihni një dritare në formë gjysmësfere me grila druri, të cilën po e restaurojmë. Në pjesët e restaurua të dritares gdhenden emrat e restauruesve, gjë që i motivon të rinjtë që mësojnë tek ne." 

 

Xhamia Sulejmanie në Stamboll.

 

Pjesa e vjetër e qytetit të Stambollit është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore qysh nga vitit 1985. Komiteti i UNESCO-s megjithatë vitin e kaluar u përpoq që ta regjistrojë atë në listën e qyteteve të trashëgimisë botërore në rrezik.  Kjo për arsye se rreth 200 ndërtesa historike në zonën përreth xhamisë së mrekullueshme Sulejmanie janë shembur.  Deri tani qendra e kompetencës ka shpëtuar këtu gjashtë shtëpi, rreth 30 do të shpëtohen deri në vitin 2010. Ky është projekti shembullor për titullin e Stambollit vitin e ardhshëm si "kryeqyteti kulturor i Evropës".  Por mos vallë këto përpjekje janë si një pikë uji në det?  Demet Syryçy: "Për vite me radhë ne vetëm kemi bërë fjalë dhe asgjë tjetër. Kjo duhet kuptuar tani si një shkëndijë e fillimit. Natyrisht që është një numër fare i vogël ndërtesash, por kjo ka të bëjë faktin se vetëm këto ndërtime ekzistojnë ende.  Tridhjetë ndërtesa, për të cilat autoritetet na kanë dhënë lejen për restaurimin, janë një numër i konsiderueshëm.  Në të ardhmen ne duam të restaurojmë më shumë dhe të rindërtojmë. Me këtë ne duam të sigurojmë edhe bazën për një mbështetje afatgjatë."

 

Arkitekti Ali Kurultay përpara gjashtë vjetësh ka blerë një shtëpi druri të rrënuar dhe të braktisur në rrugicën  Ayrançı, vetëm pak hapa larg xhamisë Sulejmanie. Dy vjet zgjati puna për restaurimin, po aq kohë kërkoi edhe nxjerrja e lejes për restaurimin. Përpara një viti ai më në fundi mundi të hyjë në këtë shtëpi. "Kur nuk i njeh shtëpitë prej druri në fillim të duket si e vështirë. Ne ndërtuam konstruksionin e brendshëm, që garanton qëndrueshmërinë në tërësi. Fasada e prapme ishte në gjendje të keqe, sepse atje ndodheshin banjat dhe lagështira pat shkaktuar shumë dëme.  Në fund puna në pjesën e prapme të shtëpisë ishte më shumë rikonstruktim, ndërsa për pjesën e përparme punë për ruajtje", thotë Kurultay.

 

Xhamia e sulltan Ahmetit, Stamboll.

 

Shtëpia është ndërtuar ndoshta në ndërrimin e shekujve 19-të dhe 20-të. Asokohe druri ishte një lëndë e leverdisshme. Këtu banonin nëpunës të mesëm të xhamisë së sulltanit që ndodhet karshi, dhe së fundi në të kanë jetuar tregtarë fruta-perimesh. Pas njëqind vjetësh shtëpia ishte pjerrësuar dhe tkurrur. Por ajo u ka bërë ballë edhe tërmeteve, që kanë tronditur herë pas here qytetin. Konstrukti i lëvizshëm prej druri është si një sigurim për jetën, bën shaka arkitekti Kurultay. Atij i vjen keq për humbjen e shumë shtëpive të tjera në këtë lagje.

 

"Ka pasur shumë shtëpi, që ishin në gjendje më të mirë se e jona dhe janë shembur. Për këtë të vjen keq. Autoriteti i monumenteve të kulturës do që t' i ruajë këto shtëpi, por të tjera autoritete të urbanisitkës megjithatë i shembin ato. Ende nuk është kuptuar se çfarë është standard. Parimet janë në fakt të qarta, por mungon rregullimi", thotë arkitekti Kurultay. (http://www.dwelle.de)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sandra Bullock triumfoi në People's Choice Awards (01.07.2010)
Ndahet nga jeta artisti i madh burimor Sali Mani (01.07.2010)
KATRANOSJE DHE TRIUMFTregim-humor nga THANI NAQO (01.03.2010)
Cilët nga këta apo këto hollivudiane do të donit t'jua uronin Vitin e Ri? (12.31.2009)
Mary J. Blige dhe Queen Latifah nguten për thyerje rekordi në People's Choice (12.30.2009)
Ngjarjet kryesore të muzikës në vitin 2009 (12.28.2009)
Myslimanët shiitë e kremtojnë me madhështi festën e Hashures (12.27.2009)
"Natë jo plotësisht e shenjtë" - Krishtlindjet dhe nacionalsocialistët (12.27.2009)
"Ti ulesh prej parrizit" dhe "O e qeta natë" - You came down a star from Heaven - Tu schendi dalle stelle - Stille Nacht -  (12.25.2009)
Mishelë Hunciker, mrekullia zvicerane që mahnit publikun italian dhe gjerman (12.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]