VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Një album i "ri" i Jimi Hendrix

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 06:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Një album i "ri" i Jimi Hendrix
E Hënë, 01.11.2010, 07:24pm (GMT+1)

 

 

Familja Hendrix dhe studioja Sony do të nxjerrin albumin e ri të heroit të kitarës

 

Voal-online Adhuruesit e Jimi Hendrix do të kenë mundësinë të dëgjojnë rreth një orë muzikë nga heroi i tyre i kitarës, e cila asnjëherë nuk është vënë në treg, përpara se familja e tij dhe Sony Commercial Music Group të nxjerrë albumin e "ri" më 8 mars.

 

 

Albumi "Valleys of Neptune" përmban regjistrime studioje të cilat datojnë nga viti 1969, vitin para se Hendrix do të vdiste në Londër 27 vjeç.

 

 

"Im vëllla Jimi e kishte studion si shtëpinë," tha Janie Hendrix, shefe e Experience Hendrix LLC, kompanisë së ngritur nga familje për të ruajtur një trashëgimi të vlerësuar në dhjetëra milionë dollarë.

 

"'Valleys of Neptune' na çon thellë në mjeshtërinë e procesit të tij të regjistrimeve dhe demonstron faktin se ai ishte I pakrahasueshëm si novator regjistrimesh sa edhe si kitarist. Gjenia e tij shkëlqen në të gjitha këto regjistrime të hatashme."

 

Albumi Valleys of Neptune do të përmbajë disa këngë tejet  familjare për adhuruesit tejet të çmendur të tij, por do të ketë deh 60 minuta muzikë të panjohur më parë.

 

Ndër të tjera do të jenë pjesa klasike e Elmore James, "Bleeding Heart", dhe eCream,  "Sunshine of Your Love", si dhe kompozime origjinale të Hendrix si "Ships Passing Through The Night" and "Lullaby For The Summer."

 

Regjistrimi është pjesë e një vargu vëniesh në qarkullim të muzikës së hershme të Hendrix, me botime të reja të "Are You Experienced?," "Axis: Bold As Love," "Electric Ladyland" dhe "First Rays of the New Rising Sun" të cilat dalin të gjitha të njëjtën ditë.

 

Janie Hendrix pati thënë për gazetën LA Times se ai kishte materiale të cilat do të duheshin dekada të tëra për t'i vënë në qarkullim, me pjesë të reja, regjistrime muzikore dhe video. (http://www.reuters.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pasha: Dhëntë Zoti të fitoj Eurovizionin (01.11.2010)
Shtëpitë e drunjta të Stambollit - Kryeqyteti i kulturës evropiane 2010 kujtohet për trashëgiminë e tij (01.09.2010)
Sandra Bullock triumfoi në People's Choice Awards (01.07.2010)
Ndahet nga jeta artisti i madh burimor Sali Mani (01.07.2010)
KATRANOSJE DHE TRIUMFTregim-humor nga THANI NAQO (01.03.2010)
Cilët nga këta apo këto hollivudiane do të donit t'jua uronin Vitin e Ri? (12.31.2009)
Mary J. Blige dhe Queen Latifah nguten për thyerje rekordi në People's Choice (12.30.2009)
Ngjarjet kryesore të muzikës në vitin 2009 (12.28.2009)
Myslimanët shiitë e kremtojnë me madhështi festën e Hashures (12.27.2009)
"Natë jo plotësisht e shenjtë" - Krishtlindjet dhe nacionalsocialistët (12.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]