VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Përkujtohet 90 vjetori i regjisorit Federico Fellini

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 06:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Përkujtohet 90 vjetori i regjisorit Federico Fellini
E Mërkurë, 01.13.2010, 12:35pm (GMT+1)

 

 

Del filmi "Nine", kremtohet edhe 50 vjetori i filmit Dolce Vita

 

Voal-online -Më 20 janar regjisori Federico Fellini (Federiko Felini) do t'i mbushte 90 vjet. Dhe dalja në sallat italiane e filmi "˜Nine' është një nderim në këtë përvjetor.

 

Në qendër të filmit është regjisori me famë botërore Guido Contini që lufton për të gjetur harmoni midis jetës profesionale dhe jetës personale, ndërkohë që ka marrëdhënie dramatike me gruan e tij, me të dashurën e tij, me muzën e tij, me agjenten e tij dhe me nënën e tij.

 

Guido Contini mishëron artistikisht personazhin e Federico Fellinit. Në filmin "˜Nine' luajnë, ndër të tjera Sofia Loren, Nicole Kidman, Penelope Cruz e tjerë.

 

 

Në sallat e kinemave prej datës 22 janar, muzikali 'Nine' i Rob Marshallit, përfshihet në kuadrin e ngjarjeve të cilat gjatë vitit 2010 do ta kenë Fellini-n protagonist: më 5 shkurt bëhen 50 vjet nga dalja e Dolce Vita (Jeta e ëmbël) në kinema për herë të parë; më 16 mars kremton 90 vjetorin e tij të lindjes Tonino Guerra, miku i një jete të tërë i Federico Fellinit, skenarit i kryeveprave të fazës së pjekurisë së Fellini-t si "˜Amarcord' (Kujtim i hidhur); "˜E la nave va' (E anija ikën) dhe "˜Ginger e Fred' (Xhinxheri dhe Fredi).

 

Federico Fellini fitoi çmime Oskar për filmat "La strada" (Rruga, 1954); "Le noti di Cabiria (Netët e Kabirias, 1957); "Otto e mezzo" (Tetë e gjysmë, 1963); "Amarcord" (1973).

 

Më 1992 Federico Fellini mori çmimin Oskar të karrierës. Një vit më vonë vdiq në Romë, pas një karriere tejet të suksesshme dhe tejet të pasur.

(http://www.ansa.it) (http://www.imdb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Një album i "ri" i Jimi Hendrix (01.11.2010)
Pasha: Dhëntë Zoti të fitoj Eurovizionin (01.11.2010)
Shtëpitë e drunjta të Stambollit - Kryeqyteti i kulturës evropiane 2010 kujtohet për trashëgiminë e tij (01.09.2010)
Sandra Bullock triumfoi në People's Choice Awards (01.07.2010)
Ndahet nga jeta artisti i madh burimor Sali Mani (01.07.2010)
KATRANOSJE DHE TRIUMFTregim-humor nga THANI NAQO (01.03.2010)
Cilët nga këta apo këto hollivudiane do të donit t'jua uronin Vitin e Ri? (12.31.2009)
Mary J. Blige dhe Queen Latifah nguten për thyerje rekordi në People's Choice (12.30.2009)
Ngjarjet kryesore të muzikës në vitin 2009 (12.28.2009)
Myslimanët shiitë e kremtojnë me madhështi festën e Hashures (12.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]