VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - U hap stinori i çmimeve në Hollywood

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 07:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
U hap stinori i çmimeve në Hollywood
E Shtunë, 01.16.2010, 10:42am (GMT+1)

 

 

Sandra Bullock dhe Meryl Streep dolën së bashku në skenë dhe shkëmbyen lavdërime mes tyre

 

Voal-online -"The Hurt Locker," një film me buxhet të vogël për një njësit amerikan në Irak të specializuar në asgjësimin e bombave të paplasura, u shpall filmi më I mirë (best picture) të premten në veprimtarinë Critics' Choice Awards (Çmimet e Përzgjedhura nga Krikët) një ngjarje që i paraprin një morie veprimtarish të tjera të cilat kulmojnë me dhënien e Oskarëve.

 

U nderua gjithashtu regjisorja Kathryn Bigelow duke triumfuar në një garë të vështirë ku përfshihej ish burri I saj, autori i "Avatar", James Cameron - një duel të cilin ajo e përshkroi "disi surreal."

 

 


 Regjisorja Kathryn Bigelow

 

"Avatar," që kishte nëntë kandidatura, u shpall filmi më i mirë aksion (best action movie), dhe moir pesë çmime të tjera, përfshirë çmimin e ri për kategorinë teknike.

 

Jeff Bridges u shpall aktori më i mirë (best actor) në rolin e një këngëtari pijanec country në filmin "Crazy Heart," ndërsa çmimin e aktores më të mirë (best actress) u nda mes Meryl Streep për "Julie & Julia" dhe Sandra Bullock për "The Blind Side."

 

Çmimi për aktor dytësor (supporting actor) shkoi për austriakun Christoph Waltz tek filmi "Inglourious Basterds"  si dhe të komediania Mo'Nique që luajti rolin e një nëne abuzive në filmin "Precious".

 

"NINE" ISHTE NJË NUMËR PA FAT

 

"Inglourious Basterds" mori dy çmime të tjera: regjisori Quentin Tarantino për skenar origjinal (original screenplay) dhe trupën më të mirë (best ensemble). Së toku me muzikalin gjithyjor "Nine," ai vinte me 10 kandidatura. "Nine," një bombë e fitimprurjes në box-office, u kthye në shtëpi duarbosh.

 

Të tjerë fitues ishin Jason Reitman e Sheldon Turner për skenarin e tyre të përshtatur (adapted screenplay) të filmit "Up in the Air," dhe spanjolli Pedro Almodovar me "Broken Embraces" për film në gjuhë të huaj.

 

The Critics' Choice Awards, organizuar nga 235 anëtarë të Shoqatës së Kritikëve të Kinemasë (Broadcast Film Critics Association) në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ka fituar një reputacioni si barometër paraprirës ndaj çmimit Oskar. Në 10 vitet e shkuara, 80 për qind e fituesve të tij në best-picture morën çmimin Oskar. Shkalla e sukseti për best director, best actor dhe best actress është 70 për qind.

 

Të pyetur prapa skenës, fituesit ishin të kujdesshëm në optimizmin e tyre për shansin e fitors së një Oskari, kur kandidimet në këtë fushë shpallen më 2 shkurt.

 

Bridges, që është kandiduar katër herë për Oskar, por kurrë s'ka fituar, thjesht shpreson se çmimi do të ndikojë suksesin komcercial të filmit "Crazy Heart", një version country i filmit "The Wrestler".

 

 

Sandra Bullock dhe Meryl Streep dolën së bashku në skenë dhe shkëmbyen lavdërime mes tyre.

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Përkujtohet 90 vjetori i regjisorit Federico Fellini (01.13.2010)
Një album i "ri" i Jimi Hendrix (01.11.2010)
Pasha: Dhëntë Zoti të fitoj Eurovizionin (01.11.2010)
Shtëpitë e drunjta të Stambollit - Kryeqyteti i kulturës evropiane 2010 kujtohet për trashëgiminë e tij (01.09.2010)
Sandra Bullock triumfoi në People's Choice Awards (01.07.2010)
Ndahet nga jeta artisti i madh burimor Sali Mani (01.07.2010)
KATRANOSJE DHE TRIUMFTregim-humor nga THANI NAQO (01.03.2010)
Cilët nga këta apo këto hollivudiane do të donit t'jua uronin Vitin e Ri? (12.31.2009)
Mary J. Blige dhe Queen Latifah nguten për thyerje rekordi në People's Choice (12.30.2009)
Ngjarjet kryesore të muzikës në vitin 2009 (12.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]