VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Lily Allen vullkanike

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 07:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Lily Allen vullkanike
E Hënë, 01.18.2010, 09:34pm (GMT+1)

 

 

 

Bijë e aktorit komik Allen e di Alison Owen, producente, Lili Alen ka pasur si baba shpirtëror këngëtarin e ndjerë të grupit Clash, Joe Strummer.

Lily Rose Beatrice Allen lindur më 2 maj 1985 në Londër në lagjen e Hammersmith - ka pasur një fëmijëri të trazuar. Trazuar sidomos nga transferimet në vijim të ndarjes së prindërve kur ajo ishte vetëm katër vjeçe.

 

Temperamenti kryengritës i vogëlueshes Lily manifestohet para kohe: midis moshës pesë deri katërmbëdhjetëvjeçare frekuenton plot trembëdhjetë shkolla të ndryshme, përfshirë shkollën private të

"Hill House", e famshme si një ndër tri shkollat private më të kushtushme të Britanisë së Madhe.


Kur ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeçe ik nga shtëpia për të shkuar në festivalin e Glastonbury-t, dhe kur ishte pesëmbëdhjetë braktis studimet.

 

Fillon të trokasë në dyert e shtëpive diskografike kur ishte 16 vjeçe. Kontrata e parë arrin më 2002, me Werner, por që shtyn drejt muzikës folk. Në ishullin spanjoll Ibiza takon George Lamb-in, zbukuesit e njohur të talenteve (talent scout ) brtianik që e njeh me muzikanë e producentë mutikorë të grupit "Future Cut", të cilët do të bëheshin autorë të pjesës më të madhe të albumit të saj të parë.

Më 2005 firmosi me Regal një etiketë të Parlophone, dhe, e stresuar nga ngadalësia e industrisë diskografike, fillon të postojë riprodhime në internet nüe faqen e saj MySpace.

 

Ndërkaq disa paraqitje live në klubin Yo-Yo të Notting Hill në pranverën e vitit 2006 nxitin kureshtjen e publikut dhe të shtypit.

Debuton në skenën pop me singlen "Smile" (Buzëqeshja ) me të cilën arrin majën në klasifikimet angleze në korrikun e vitit 2006.


Njohja dhe fama shpërthejnë mirëfilli, kështu që Lily gjen paserela e skena të reja për të dëshmuar temperamentin e saj vullkanik.

 

Kundëthënëse, kontraverse, cinike, satirike, magjepsëse, e papërmbajtur, e shfrenuar, tunduese, e dëshpe¨ruar, joshëse... nuk kanë të numëruar thirrorët ndaj Lily Allen.

Kur del albumi debutues pop "Alright, Still" (Gjithçka mirë, qetësi), personazhi i saj publik tashmë është solid dhe shumë i kristalizuar. Albumi arrin të shesë 2 milionë e gjysmë kopje, duke arritur në Top 20 të Billboard në Amerikë.

Ndërkaq dueton, mes tjerësh, me Robbie Williams, Dizzee Rascal e Basement Jaxx, e këndon këngë mbulesë të papritura, si "Oh My God" (Oh, Zoti Im) të Kaiser Chiefs, The Kooks, The Pretenders e Blondie, duke ofruar një version të hatashëm të "Window Shopper" të 50 Cent.

Ana tjetër e medaljes së famës janë kritikar e ashpëra që Lily Allen ka marrë nga revistat e ilustruara dhe uebsajtet e tashethemeve (gossip), për shkak të sjelljeve të saj. Është grindur me kolegë popstarë, ka fyer e përplasur paparacët, jeta e saj private është bërë publike, dhe një varg traumash personale kanërrezikuar zhbërjen e saj.

Albumi i dytë i Lily Allen, "It's Not Me, It's You" (Nuk jam unë, je ti), shkruar e regjistruar ekskluzivisht nga ajo dhe nga Greg Kurstin, lindi në një shtëpi të vogël të marrë me qira në Cotswolds në vjeshtën e vitit 2007, ku çifti kishte shkuar për të punuar. Pas një jave e gjysmë kishin gjashtë këngë dhe një mënyrë të kënduari më të pjekur. Albumi del në muajin shkurt të vitit 2009: albumi dhe singli "The Fear" (Frika ), arrijnë vendet e para në klasifikimet angleze./Elida BUÇPAPAJ
          
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pëllumbi, "Kulla" i humorit shqiptarNga DALIP GRECA (01.18.2010)
U hap stinori i çmimeve në Hollywood (01.16.2010)
Përkujtohet 90 vjetori i regjisorit Federico Fellini (01.13.2010)
Një album i "ri" i Jimi Hendrix (01.11.2010)
Pasha: Dhëntë Zoti të fitoj Eurovizionin (01.11.2010)
Shtëpitë e drunjta të Stambollit - Kryeqyteti i kulturës evropiane 2010 kujtohet për trashëgiminë e tij (01.09.2010)
Sandra Bullock triumfoi në People's Choice Awards (01.07.2010)
Ndahet nga jeta artisti i madh burimor Sali Mani (01.07.2010)
KATRANOSJE DHE TRIUMFTregim-humor nga THANI NAQO (01.03.2010)
Cilët nga këta apo këto hollivudiane do të donit t'jua uronin Vitin e Ri? (12.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]