VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shënime për librin "Një mijë Rubaira" të Habib SKËNDERITtNga Perikli Jorgoni

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 10:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

Shënime për librin "Një mijë Rubaira" të Habib SKËNDERITt
Nga Perikli Jorgoni




E Mërkurë, 01.20.2010, 11:42am (GMT+1)


Ky trinom: Njeriu, poeti e besimtari, përbën prizmin përmes të cilit autori e sheh botën dhe jetën

 

Nga PERIKLI JORGONI

 

Shënime për librin "Një mijë rubaira" të Habib Skënderit

 

Kjo përmbledhje me rubaira, që poeti Habi Skënderi ia jep lexuesit tonë, është rrjedhojë e një pune shumëvjeçare. Në të janë derdhur në vargje të skalitura e me forcë sintetike, mbresat e shumta të një jete plot përpjekje e mundime; përvoja e mençuria e fituar nga vitet; zëri i një shpirti të ndjeshëm poetik, që edhe pse vitet i rëndojnë mbi shpatulla e në zemër, nuk e ka humbur freskinë, energjinë e forcën rinore.

 

Këto rubaira, në rastet më fatlume, na befasojnë me vrullin dhe thellësinë. Ato janë shkruar me nerv e frymëzim, janë të ngrohta e jetësore. Peneli i shkathët i fantazisë së tij të begatë na e përshkruan gjithçka me korrektësi e saktësi, përmes një vargu që merr pjesë në shqetësimet e dallgëzimet e ndjenjës, një vargu tingëllues e të njderë, që na kumton me besnikëri e realizëm realitetin e kohës, ëndërrat dhe zhgënjimet, përpjekjet e dramën e jetës, përsiatjen e mistikën e një poeti besimtar, që beson në fuqinë e mbinatyrshme të Perëndisë.

 

Ky trinom: Njeriu, poeti e besimtari, përbën prizmin përmes të cilit autori e sheh botën dhe jetën. Ëto rti njësi themelore janë në një raport harmonik dhe të lidhura ngushtme njëra tjetrën. Rubairat e këtij vëllimi, vepra më e mirë e poetit Habib Skënderi, na japin të pasqyruar poetikish realitetin tonë, dramën ballkanike e botërore, botën e jashtme e të brendshme, realitetin jetësor e të përditshëm dhe mistikën fetare, e cila është pjesë e pandashme dhe e rëndësishme e botëkuptimit të tij.

 

Njohja e jetës, përvoja e gjallë në lloj e lloj punësh, pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore, e ka ndihnuar poetin t'u japë konkretësi vargjeve e situatave që na përshkruan; të jetë i beftë dhe joshës; të na pikturojë me mjeshtëri tabllonë e jetës shqiptare me ngjyrimet e karakteristikat e veta; të jetë tokësor e i lidhur me realitetin, ta ndjejmë psikologjinë e mendësinë e një bashkëkohësi, i cili e ka ndierë dhe e ndien akoma mbi shpatullat e veta peshën e jetës.

 

Si njeri me shpirt fisnik e të ndjeshëm, Habib Skënderi na përçon përmes vargjeve filozofinë e së mirës dhe së drejtës, besimin tek mundësitë e njeriut për të sjellë në jetë harmoninë e begatinë, ngadhënjimin e lirisë dhe të demokracisë.

 

Përmes satirës dhe ironisë fshikullohen plagët dhe veprimet e gabuara të njerëzve që i janë larguar udhës së Zotit; demaskohet korrupsioni dhe etja e pangopur për fitime e pasurim i qarqeve të caktuara të biznesit e politikës; u bëhet thirrje njerëzve të ruajnë të pastër e të panjollosur ndërgjegjen dhe shprehet besimi se jeta do të futet në hullitë e saj, se njeriu do të gjejë forca të përmendet dhe të ecë në rrugën që e ndrit urtësia hyjnore, drejt rimëkëmbjes e rilindjes së shpirtit e të kombit...

 


SE SYRI I QIELLIT ËSHTË I PAFUND

 

Rubaira nga HABIB SKËNDERI

 

 

Moj botë, që me "hallet" je rrethuar,

Mbi eshtrat tona, ngrihesh e tërbuar,

A ke menduar vallë ndonjëherë:

"Sa kanë ardhur e sa kanë shkuar?"

 

                 *

"Demokraci" të pritëm si e deshnje vetë.

Menduam të të kishim për sheqerkë.

Po ti na dole tjetër moj e gjorë.

"Na vodhe djemtë dhe le vetëm pleqtë!"

 

                *

 

A mos kujtoni se s'sheh Perëndija

Se si ka hyrë në shpirt xhelozija?

S'do të shohë mirë vëllain vëllanë,

E daja nipërit e mbeskat e tija.

 

               *

 

Djem! Bëni mirë, që të gjeni mirë

Se jeta është veç një e lëpirë,

Asgjë më tepër se një kokërr mollë

që e ha shpejt dhe ngel me gisht në gojë.

 


 

                *

 

Qëkurse shpirti "erdha mik" më tha!

Ditët e mija shkoj marr me qera:

Sot shtatëdhjetë vjet që i laj borxhin

Krijuesit tim që e kam për baba!

 

 

               *

 

Për nënë loke, dua Shqipërinë,

Ajo më qan: Kur bie në greminë.

Më thotë "bir"! E unë I them: "Nënë"

S'ndahemi dot, të dy ngado tok rrimë.

 

               *

 

Motër, deshnja të çmallemi një natë,

Të flasim të dy bashkë gjerë e gjatë...

Nuk di ç'bëhet te ato dyer vallë

Që vimë hymë e "këmbë" s'mund të dalë?

 

               *

 

 

Ardhjen s'e morëm vesh, fundin s'e dimë

Se po ta dinim, duarkryq s'do rrimë

Ah, do ta hapnim atë "gropë" vetë

Do linim një "dritare" a një vrimë!

 

               *

 

 

Sikur të kisha një thes me para

Të bridhja rrugëve, gjer sa vjen nata,

T'ua bëja « qefin Â» të gjith' « lypsarëve Â»

Që shtrijnë duart si karthje të thata.

 

              *

 

 

Përdorni këmbët njerëz, sa i kini,

As për një hop të qeta mos i lini,

Do t'i kërkoni "shkallët" që t'i zbrisni

Por ah, më kot! Më dot nuk do t'I bindni!

 

                 *

 

 

Gjysh! Që nëntëdhjetë sot i shkove,

Mban mend një moment që u gëzove?

"Këtej hyra bir dhe andej dola

Me lot erdha e me lot prap shkova!"

 

 

                    *

 

 

Komshija, s'është komshi më, është e kotë.

E vëllai një "acar, dimër i ftohtë"!

Shoqëri e miqësi: Janë interes...

O Zot i Madh, ç'u bë kështu kjo botë?

 

 

 

               *

Nuk qe kështu, ndryshoi keq kjo dynja,

Me dhimbjen tënde festë tjetri ka!

Rritet dhe dy "pëllëmbë" mos më shumë:

Kur sheh që hall kokës ty të ra.

 

           *

 

 

Dua që të gjithë të bëjmë jetë,

Miq e armiq, të rrojmë sot, të qetë:

Se do të lajmë e ç'nuk kemi bërë:

Në të përtejmen botë të mistertë...

 

           

           *

 

 

 

Ja, luajte krahët, sa i gjallë je.

Ja, hëngre, pive, të panë e i pe,

Ja, ngjeshe thasët me ar e flori:

Nuk blen dot jetë, do mbash sa ke.

 

 

             *

 

 

Shoh pleq të mërzitur, ikjen mendojnë,

Kapen pas shkopit fort, s'duan të shkojnë!

E ëmbël je, moj jetë, mjaltë e ëmbël :

Sado të rrojmë mik, prap dhe më kërkojmë...

 

                

                 *

 

 

Shëndet i lig e sharron rrasht e drurin,

Nuk bëhet pun, jo shpirt me të smurin.

Kur ke shëndetin, i ke sot të gjitha

Ke edhe arrën e ke dhe gurin.

 

 

             *

 

 

Kam parë mbrëmë një ëndërr të brishtë,

U bëra "kallëp misri" në gurishtë:

Pa ardhë të më këpujnë: Varfëria...

Nga gazi sytë e mi më shkrepën: dritë!

 

 

                   *

 

 

 

Nip, vëlla e kushëri, t'i ka falur Zoti,

I mir, i lig: Nuk e shan dot, ësht'i joti!

Një mik, një shok që ke zgjedhur ti vetë:

Mbaje! "Të duhet"! Se kushedi ç'po sjell moti?

 

 

                  *

 

 

 

Kam parë një sy vrimë, sy verbuar,

Vërtitej mur më mur e djallëzuar.

Zot, mirë ke bërë që e ke qërruar

Se s'la dy gurë tok pa u ngatërruar.

               *

 

 

 

Dikush më fal lugën, dikush një shami,

Dikush këpucët, një këmishë gri,

Dikush xhaketën për një "qef" të tij,

Por, ah, rininë nuk ma kthen njeri!...

 

 

                 *

 

 

Të ligën që e bën, këtu, ndër shokë,

S'dihet sa shkon... e të vjen ty në kokë.

Se syri i qiellit është i pafund...

S'i fshihet dot as gjarpëri ndënë tokë.

 

                *

 

 

Halle mbi halle miq, kemi kaluar

Se është jetë dhe duhet jetuar!

Po kjo që ndodh tashi me shpirtin tonë,

Na qenka një kafshatë e pakafshuar.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Lily Allen vullkanike (01.18.2010)
Pëllumbi, "Kulla" i humorit shqiptarNga DALIP GRECA (01.18.2010)
U hap stinori i çmimeve në Hollywood (01.16.2010)
Përkujtohet 90 vjetori i regjisorit Federico Fellini (01.13.2010)
Një album i "ri" i Jimi Hendrix (01.11.2010)
Pasha: Dhëntë Zoti të fitoj Eurovizionin (01.11.2010)
Shtëpitë e drunjta të Stambollit - Kryeqyteti i kulturës evropiane 2010 kujtohet për trashëgiminë e tij (01.09.2010)
Sandra Bullock triumfoi në People's Choice Awards (01.07.2010)
Ndahet nga jeta artisti i madh burimor Sali Mani (01.07.2010)
KATRANOSJE DHE TRIUMFTregim-humor nga THANI NAQO (01.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]