VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VATRA MBAJTI IN MEMORIAM PËR PROFESOR PETER PRIFTINNga BEQIR SINA, New York

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 12:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

VATRA MBAJTI IN MEMORIAM PËR PROFESOR PETER PRIFTIN

Nga BEQIR SINA, New York


E Premte, 11.19.2010, 09:52am (GMT+1)

Peter Prifti, shkrimtar, studiues e veprimtar politik, konsiderohet si një ndër figurat më të shquara të diasporës shqiptare në Amerikë

BRONX NEW YORK: Për ta nderuar kujtimin e të ndjerit Professor Peter R. Prifti, që dikur ishte sekretar i organizatës patriotike Vatra dhe ndihmës editor i gazetës Dielli, Federata PanShqiptare e VATRA - nën kujdesin e saj - organizojë një veprimtari - "Në Kujtim - In Memoriam", në Qendren komunitare "Comprehensive Care Management", në Bronks- Nju Jork.

Në këtë tubim përkujtimor u mbajtën disa kumtesa nga studiues të njohur nga Diaspora në SHBA dhe nga Shqipëria si dhe u sollën nga folësit, studime, shkrime, intervista dhe mbresa e kujtime nga ata që e njohën profesorin - kolegë e studiues, gazetar, professor, përkthyes dhe veprimtar të dalluar të komunitetit.

Qendra komunitare "Comprehensive Care Management", në Bronks- Nju Jork(kordinatore Blerta Alikaj), prej orës 03.00 të mbasdites deri në orën 08.00, të mbrëmjes, ka qenë dje e mbushur me dhjetra njerëz, të cilët i dhanë një kujtim të bukur, me kumtesat e tyre Professor Priftit, dhe i dhanë me këtë rast edhe ngushëllime familjarëve, vëllait të tij sekretarit të organizatës Vatra, shkrimtarit të njohur Naum Prifti dhe bashkëshortes së tij, Rina.

Për të bërë një homazh, në këtë tubim përkujtimor erdhi dhe perfaqësuesi i shtetit Shqiptarë, Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë në Nju Jork, Dritan Mishto. Të pranishëm qenë gjithashtu dhe shumë veprimtar e drejtues të, shoqatatve , organizatave dhe partive politike. Si dhe anëtarë të Vatrës, të afërm dhe bashkëudhëtarët të tij, miq dhe koleg të të ndjerit, personalitete të arttit dhe kulturës në komunitet, studentë,studiues, gazetarë, shkrimtarë e poetë, emigrantë të vjetër dhe të rinjë, që ndoshta nuk kishin pasur mundësi ta takonin kurrë, por që adhuronin punën e tij, ose kishin lexuar për profesorin që e kaloj gjithë jetën në Amerikë.

Prof. Peter Prifti, ka qënë një nga figurat më të njohura të Diasporës shqiptare në Amerikë. Ai vdiq në moshën 85 vjeçare në një spital të San Diegos në Kaliforni. I ndjeri ishte anëtar i departamentit të gjuhësisë në Universitetin e Kalifornisë, San Diego. Peter Prifti, e filloi punën e tij akademike më 1969, me studimin monografik: "Kosovo in Ferment ", ndërsa punonte në Institutin Teknologjik të Masaçusets (MIT).

Më pas ai do të radhitej krahas studiuesve anglisht-folës me libra të tjerë të shkencave politike si: Socialist Albania Since 1944, botuar më 1978, Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999, librin e vetëm në shqip: Mozaik shqiptar, botuar më 2003 dhe më 2005, monografinë në anglisht "Unfinished Portrait of a Country" një portret rreth të kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Peter Prifti erdhi në Amerikë në vitin 1940, në moshën 15 vjeçare për të banuar me të atin dhe vëllain e madh, të cilët për arsye ekonomike kishin emigruar nga Shqipëria vite më parë. Në vitin 1949, Peter Prifti diplomohet nga Universiteti i Pensilvanisë dhe vendoset në Boston. Aty njihet personalisht me Fan Nolin dhe fillon të punojë si sekretar i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, dhe si ndimës/editor i gazetës Dielli, së bashku me atdhetarin e njohur Qerim Panariti.

Pas hapjes së kësaj perkujtimore nga kryetari i organizatës Panshqiptare Vatra, dr Gjon Buçaj - i cili, vuri në pahë edhe një herë jetën dhe vëprën e Professor Priftit, ishte drejtuesi i kësaj veprimtarie, editori i gazetës Dielli, z Dalip Greca, që në emër të Vatrës dhe anëtarëve të Kryesisë së saj, familjes së të ndjerit, të pranishmëve t'ju kërkojë që të mbajnë një minutë heshtje.

Në vazhdim të pranishmëve iu drejtua Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë shkrimtari, nga Presheva, në Amerikë, poetit Adnan Mehmeti :

"Kur 9 vite më parë, në vitin 2001, u themelua Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, tha në fjalën e tij Adnan Mehmeti, ky lajm u mirëprit nga krijuesit e vendndodhur në Amerikë. Ndër të parët tha ai ishte Professor Peter Prifti që e përshëndeti me shumë përzermërsi krijimin e Shoqatës: "Qëllimi është i denjë dhe Shoqata do të shërbejë si shtëpi ose fole për shkrimtarët tanë, për tu afruar dhe për tu njohur si kolegë, si dhe për të punuar së bashku për qëllime me vlerë".

Më pasë poeti preshevar Presidenti i shqoatës së shkrimtarve, tha se I Përjetëshmi Professor Peter Prifti, iu bashkua Shoqatës, duke dhënë ndihmën e tij pa asnjë shpërblim, si studiues dhe përkthyes, duke i qëndruar pranë, me fjalën e tij të mençur dhe kurajuese, të gjithë krijuesve që kishin nevojë për mendimin e tij, për gjithçka që dha pa kursyer, mbeti deri ne fund të jetës së Tij Nderi që Nderon të gjithë krijuesit në këtë kontinent dhe më gjerë.

Ndërkohë, editori i tanishëm Diellit, në kumtesën e tij" Peter Prifti, editori i Diellit, model për stilin e të shkruarit", u fokusua në stilin e të shkruarit të Peter Priftit. "Edhe pse Peter Prifti qëndroi si editor i Diellit vetëm pak kohë, gjithësej 15 tetor 1958-16 shtator 1959, ai la pas modelin e tij të përkryer të stilit gazetaresk. Modeli i tij itë shkruarit, sipas zotit Greca, ishte konciziteti dhe argumenti në mbështetje të ideve që përcillte. Shkrimet e tij hynin në rezonancë me lexuesin edhe nga mënyra se si e kompozonte.Nuk derdhte ujë të tepër në miellin me të cilin gatunte shkrimin, shprehet editori i sotëm i Diellit, zoti Greca, duke shtuar se "Edhe kur profesori shkruante për Nolin, ai s'perdoret fjalë parasite që gjenë me shumicë sot në gazetarinë e internetit apo shtypin e këtushëm, fjalë të tilla si "poet i shquar, artist i madh, gazetar i shquar...e tjer"

Shkrimtari i njohur Naum Prifti, Sekretari i tanishëm i Vatrës, solli në këtë tubim përkujtimor, disa kujtime për vëllain e tij Peter Prifti, të cilat ai i shfaqi gjate ceremonisë së organizuar nga Vatra dhe Shoqata e Shkrimtareve.

Ai tha se gjatë vizitës së parë në atdhe, në vitin 1962, babai rronte akoma dhe ai u gëzua shume nga ardhja e djalit turist nga Amerika, por u dëshpërua kur mori vesh se ai do të largohej pas dy tri javesh se do të shkonte në Athinë.- Ç'do të bësh atje? - e pyeti babai. -Dua të vizitoj Akropolin, - iu përgjegj Peteri. -E kam parë unë, - iu përgjegj babai. S'ka ndonjë gjë atje, ca gërmadha janë...

-Po kur e shohin gjithë bota, pse të mos e shoh dhe unë? ngulmoi vëllai. Mëtej i vëllai i të ndjerit Naum Prifti tha se "Në të vërtetë ai kishte marrë përsipër t'I shkruante gazettes Boston Globe, reportazhe për mbresat e tij nga vendet e Europës që do të vizitonte, Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Shqipëri, detyrë që e plotësoi me sukses.

Pasi vëllai u kthye nga vizita në Berat, Përmet, Gjirokastër, Sarandë, unë e pyeta se çfarë i kishte lënë mbresë. -Bukuria e vendit dhe buka, - më tha. Përgjegja e tij më befasoi ndaj e pyeta: -Buka? Cila bukë? E bardha, e zeza, paninet, qahijet? -Të gjitha, - më tha. Ishin shumë të shijshme. - Pse s'ka bukë në Amerikë? e ngacmoca unë., the zoti Naum Prifti -"Llojet e bukës në Amerikë s'kanë të numëruar, janë me qindra, por asnjë nuk e ka shijen e bukës sonë, - e mbylli ai argumentin për këtë temë".

Vëllai i professor Peter Priftit, shkrimtari i njohur Naum Prifti tregojë se i ndjeri i kishte thënë se ai pati tre gëzime në jetë. E para: rrëzimi i diktaturës komuniste në vendin e tij më 1990. E dyta: që pa shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila ishte endërra e tij tridhjet vjeçare. E treta, që pa librat e tij të botuara në Shqipëri dhe në Amerikë.

Më pasë u lexuan dhe përshëndetjet e dëguara me këtë rastë :

Në emër të Akademise së Shkencave të Shqipërisë përshëndetjen e tij e kishte dërguar Akademiku Jorgo Bulo, sikurse, një kumtesë të gjatë kishte dërguar edhe prof.as.dr Eleni Karamitri, kumtesë të cilën e lexoi e bija e saj Edis Karamitri.

Më pasë u tha se edhe Very. rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare të Bostonit , kishte dërguar një përshëndetje ku thuhej se "Peter R. Prifti ishte nje nga me te shquarit studiues dhe historian per

kombin shqiptar dhe popullin e vet.

Very. rev. Artur Liolin, thotë në letërn e tij për professor Priftin se" Kerkimet dhe punimet e tij jane vepra klasike per brezat e interesuar ne trashegimnine ametare qe ai donte me zemer. Personaliteti i tij krijues u shkrine nje me avokatsine per mbrojtjen e te drejtave themelore e qytetare humane si ketu ne Amerike dhe jashte saj. Peter nuk u lekund asnjehere te mbante qendrim ndaj gjithshkaje qe ai mendonte te ishte korrekte dhe e ndershme ne emer te drejtesise dhe barazise njerezore. Ai nuk rreshti se mbrojturi integritetin territorial te te gjithe shqiptareve ne kerkim te vetvendosjes se tyre ne trojet e te pareve.

"Lutemi Zotit ta bekoje Peter-in qe te pushoje midis me te ndershmeve dhe familjes qe ai donte aq shume ti jape durim e lehtesim ne kete humbje! I perjetshem qofte kujtimi I tij!" thuhej në fund të letrës së

Very. rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare të Bostonit

Përshëndetën më pasë edhe Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë në Nju Jork, Dritan Mishto, n/kryetari i ASHSHA, Dr Adem Harxhi, shkrimtari Tom Paloka, dhe studuesi e shkrimtari Idriz Lamaj - ish gazetar i Zërit të Amerikës, shkrimtarja dhe poetja Kozeta Zylo, poetja Rita Saliu dhe aktori i njohur Shaban Lajqi (me një poezi të Azem Shkrelit) dhe kryetari i shoqatës Çamëria në Nju Jork zoti Sali Bollati, studiuesi Genc Leka,poetja dhe shkrimtarja Iliriana Sulkuqi.

Autori i disa shkrimeve për Professor Peter Priftin, Prof. Dr. Agron Fico -N/Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, mbajti me këtë rastë kumtesën :"Në nderim të Prof. Peter Priftit"

" Kam dhe ruaj emocione të thella për njeriun dhe dijetarin e shquar Peter Prifti, tha Prof. Dr. Agron Fico, për bashkëpunimin intelektual me të, për përkrahjen shkencore publike me ese dinjitoze dhe letra plot mençuri pothuajse për të gjitha librat dhe studimet që kam botuar në dhjetëvjeçarin e fundit, si "Professor në tre kontinente" 2004, "Diaspora e Rilindur, 2006, e të tjera. Natyrisht, këtë akt kulturor intelektual nga Prof. Peter Prifti nuk e marr si privilegj, por kryesisht si një gjykim fisnik nga një dijetar i përmasave akademike që e di mirë metrin e gjërave."

Professor Fico, kujtojë se Prof. Peter Prifti është dukuria intelektuale, publike e shoqërore, që u rrit në mjedisin demokratik të Amerikës, në mjedisin e Fan Nolit dhe nolianëve të Vatrës dhe më gjerë.Universi krijues, jeta publike dhe arkivi që la, dëshmojnë se Prof. Peter Prifti kishte tri dashuri të mëdha:

E para dashuria për Shqipërinë, Kosovën, për Kombin shqiptar, që gjeti shprehjen në librat dhe dhjetëra e dhjetëra shkrime për to. Por akti më i lartë njerëzor - dëshira që hirit i trupit t'i shpërndahej në tokën shqiptare e skalit përjetë dashurinë e Peter Priftit për Atdheun, për Shqipërinë, për Kombin shqiptar.

E dyta dashuria për gjuhën, kulturën, traditat e lashta dhe të pasura shqiptare - që përbën boshtin e veprimtarisë së tij kulturore-shkencore dhe publike.E treta dashuria dhe nderimi për Fan Noli, për "Vatrën, për "Diellin", me të cilët bashkëpunoi dhe kontribuoi.

Në fund Besim Muhadri, studiues i folklorit, një albanolog e shkrimtar shqiptar nga Kosova, kujtojë fillimisht me një kujtim të shkurtër edhe vdekjen e poetit Din Mehmeti, që është konsideruar si një ndër përfaqësuesit klasikë, e më të mirënjohur të poezisë së sotme në Kosovë, dhe më pasë ai lexojë një kumtesë të dërguar enkas për këtë veprimtari nga shkrimtari Emil Lafe, kumtes e cila, titullohej "Fjalë kujtimi dhe nderimi për Peter R. Priftin"

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AUTORITETET GREKE LEHTËSOJNË LËVIZJEN E SHQIPTARËVE NË KUFI (11.17.2010)
BANKA BOTËRORE: DËRGESAT E PARAVE PO SHTOHEN SËRISH PËR VENDET NË ZHVILLIM (11.17.2010)
NXEHEN EMIGRANTËT, MARRIN MESAZHE PËR VORIO-EPIRIN (11.16.2010)
ITALI, VDES NË PUNË EMIGRANTI SHQIPTAR (11.14.2010)
FOTOREPORTAZH: 100 VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS U PËRKUJTUA ME AKTIVITETE TË VEÇANTA NË GJERMANI E MË GJERËNga ASLLAN DIBRANI (11.11.2010)
KRISTINA MELO SI ZOG NË PEMËN E DIASPORËSNga KËZE KOZETA ZYLO (11.10.2010)
PAS "BOTA SOT" PËR MADAME CALY-REY EDHE NJË MIRËNJOHJE NGA DIASPORA (11.10.2010)
ANILDA IBRAHIMI SË SHPEJTI NË GJERMANISHT (11.07.2010)
Intervistë në Prishtinë me pilotin e pavarësisë Xhejms BerishaSI IU SHPËTUAN BALENAVE TË OQEANIT PILOTI XHEJMS BERISHA DHE SHOQËRUESI DURIM ELEZI NGA PRESHEVA GJATË AVENTURËS NË KËRKIMIN E NJOHJEVE TË PAVARËSISË (11.06.2010)
SI MUND TË LEGALIZOHEN EMIGRANTËT NË BRITANI (11.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]