VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NXEHEN EMIGRANTËT, MARRIN MESAZHE PËR VORIO-EPIRIN

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 10:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NXEHEN EMIGRANTËT, MARRIN MESAZHE PËR VORIO-EPIRIN
E Martë, 11.16.2010, 11:08am (GMT+1)


Emigrantët shqiptarë në Greqi marrin mesazhe telefonike nga Demokracia e Re, ku i premtohet ardhmëria më e mirë e Vorio-Epirit. Kjo situatë ka irrituar shqiptarët, të cilët ashtu si edhe grekët do të shkonin të votonin kandidatët lokalë në turin e dytë të zgjedhjeve për bashkitë e komunat. Për pjesën dërrmuese të emigrantëve tanë atje, termi Vorio-Epir nuk duhet të ekzistojë më, e kjo gjë ka bërë që shumë prej tyre të vendosin bojkotin në zgjedhje. "Nëse përdoret ende ky term i turpshëm, Vorio-Epir atëherë, mund të na e thotë ndonjë ku gjendet Epiri i Jugut?. Kjo është politikë e ashpër me qëllim destabilizimin në Shqipëri dhe rajon", - kështu shprehet një prej emigrantëve shqiptar, votues në Athinë. "Ndjeshmëria për Vorio-Epirin ka emër: Andonis Samaras. Përkrahni platformën e tij këtë të diel. Votoni Vasili Kikilia".


Ky ishte mesazhi i parë i mbërritur në telefonin e emigrantëve, i cili pasohej nga ky tjetri; "Për një të ardhme më të mirë të Vorio-Epirit dhe të shoqatës tonë në Greqi, si përfaqësues në zgjedhjet lokale me Niko Kaklamanin, kërkoj mbështetjen tuaj. Kirusis Mihalis". Ky i fundit është kryetari aktual i Bashkisë së Athinës. Sipas emigrantëve edhe nëse Demokracia e Re do të kishte pak shanse në zgjedhje, me këtë propagandë që ata bëjnë i kanë humbur votat e tyre. Në listat për zgjedhjet lokale në Greqi përfituan 150 mijë shqiptarë, edhe pse numri i emigrantëve tanë atje është disa herë më i madh. Por në zgjedhjet e 7 nëntorit, u vu re një numër i ulët i shqiptarëve në votime, edhe pse politika u përpoq të bënte shumë propagandë për ta duke qenë se në ishuj të vegjël ata ishin përcaktues të rezultatit.


17 vjet më parë


I pari zyrtar helen që foli publikisht për termin Vorio-Epir ishte ish-kryeministri Micotaqis. Më 14 korrik të vitit 1993 ky i fundit tha se Epiri i Veriut i është bashkangjitur Shqipërisë më 1913, pra në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Pas deklaratës së Micotaqisit të rënë në nivelin e ultranacionalistëve, reagoi politika shqiptare nëpërmjet kryeministrit tonë të atëhershëm, Aleksandër Meksit. "Ky qëndrim i ri, shpreh pretendime ndaj territorit të Shqipërisë dhe është një goditje për stabilitetin në Ballkan. Dua t'i kujtoj kryeministrit grek se viti 1913 ishte viti i copëtimit të Shqipërisë. Në Shqipërinë e sotme nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj, dhe s'do të lejojmë askënd të cenojë në këtë drejtim. Përdorimi i fjalës Voio Epir nga kryeministri grek përputhet me strategji destabilizimi global në rajon. Ngritja e pretendimeve territoriale nga ana e Greqisë përveçse dhunon angazhimet bilaterale është në kundërshtim dhe me kartën e KB-së", - tha atëherë në deklaratën e tij ish-kryeministri Meksi. Sipas tij 1913 është viti kur grekët hynë në jug të vendit tonë, ndërsa ne "përfituam" vetëm copëtimin. Ndërkaq, konservatorët e sotshëm në Greqi vazhdojnë ende të përdorin terma të tillë duke pretenduar se me premtimin për ardhmërinë e Vorio-Epirit do të marrin votat e shqiptarëve.

(http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ITALI, VDES NË PUNË EMIGRANTI SHQIPTAR (11.14.2010)
FOTOREPORTAZH: 100 VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS U PËRKUJTUA ME AKTIVITETE TË VEÇANTA NË GJERMANI E MË GJERËNga ASLLAN DIBRANI (11.11.2010)
KRISTINA MELO SI ZOG NË PEMËN E DIASPORËSNga KËZE KOZETA ZYLO (11.10.2010)
PAS "BOTA SOT" PËR MADAME CALY-REY EDHE NJË MIRËNJOHJE NGA DIASPORA (11.10.2010)
ANILDA IBRAHIMI SË SHPEJTI NË GJERMANISHT (11.07.2010)
Intervistë në Prishtinë me pilotin e pavarësisë Xhejms BerishaSI IU SHPËTUAN BALENAVE TË OQEANIT PILOTI XHEJMS BERISHA DHE SHOQËRUESI DURIM ELEZI NGA PRESHEVA GJATË AVENTURËS NË KËRKIMIN E NJOHJEVE TË PAVARËSISË (11.06.2010)
SI MUND TË LEGALIZOHEN EMIGRANTËT NË BRITANI (11.06.2010)
NJË KOMB, NJË FLAMUR DHE NJË GJUHË, PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO QË JANË(Intervistë me profesorin FEHMI KELMENDI nga Zvicra) (11.05.2010)
BIZNESET E SHQIPTARËVE NË GJERMANI (11.04.2010)
ÇFARË KA NDODHUR NGA VITI 2006 DERI TANI ME INTEGRIMIN E TË HUAJVE? (11.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]