VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BANKA BOTËRORE: DËRGESAT E PARAVE PO SHTOHEN SËRISH PËR VENDET NË ZHVILLIM

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 07:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
BANKA BOTËRORE: DËRGESAT E PARAVE PO SHTOHEN SËRISH PËR VENDET NË ZHVILLIM
E Mërkurë, 11.17.2010, 09:17am (GMT+1)

Banka Botërore thotë se sasia e parave që po transferojnë emigrantët për në vendet e tyre, po njeh përsëri rritje pas një rënie gjatë periudhës së recesionit.

Disa familje në vendet në zhvillim varen tërësisht nga paratë që u dërgojnë të afërmit në emigrim. Banka Botërore thotë se dërgesat po rriten pas një rënieje të theksuar vitin e kaluar. Hans Timmer punon për Bankën Botërore.

Një avantazh i rëndësishëm i dërgesave është se paratë shkojnë drejt e te familjet që shpesh janë në nevojë.

Në shkallë botërore, dërgesat pritet të arrijnë në 440 miliardë dollarë deri nga fundi i vitit, 25 miliardë rritje që nga 2009-a. Tre të katërtat do të shkojnë drejt vendeve në zhvillim.

Dërgesat janë të rendësishme për sasinë e tyre që tani kapin 325 miliardë dollarë për vendet në zhvillim. Kjo është tre herë më e madhe sesa ndihma zyrtare për zhvillimin. Është pothuajse aq e madhe sa të gjitha investimet e huaja të marra sëbashku.

Paratë e dërguara në vendet në zhvillim pritet të shtohen më tej, duke kapur 370 miliardë në vitin 2012. Vendet që marrin më shumë dërgesa janë familjet në Afrikën Nënsahariane, India, Kina, Meksika dhe Filipinet.

Kjo do të thotë se papritur familjet kanë bilanc pozitiv të parave që mund t'i përdorin për shkollimin e fëmijëve. Kanë teprica parash që mund t'i investojnë në biznese të vogla. Ata mund të hapin edhe llogari bankare sepse kanë monedha të huaja.

Pavarësisht shenjave për rimëkembjen globale, studimi thotë se pasiguria e monedhave të huaja dhe shtrëngimi i imigracionit në botë ende përbën një rrezik të konsiderueshëm për ata që marrin para nga jashtë. Dërgesat më të shumta bëhen nga ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite, Zvicër dhe Gjermani.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NXEHEN EMIGRANTËT, MARRIN MESAZHE PËR VORIO-EPIRIN (11.16.2010)
ITALI, VDES NË PUNË EMIGRANTI SHQIPTAR (11.14.2010)
FOTOREPORTAZH: 100 VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS U PËRKUJTUA ME AKTIVITETE TË VEÇANTA NË GJERMANI E MË GJERËNga ASLLAN DIBRANI (11.11.2010)
KRISTINA MELO SI ZOG NË PEMËN E DIASPORËSNga KËZE KOZETA ZYLO (11.10.2010)
PAS "BOTA SOT" PËR MADAME CALY-REY EDHE NJË MIRËNJOHJE NGA DIASPORA (11.10.2010)
ANILDA IBRAHIMI SË SHPEJTI NË GJERMANISHT (11.07.2010)
Intervistë në Prishtinë me pilotin e pavarësisë Xhejms BerishaSI IU SHPËTUAN BALENAVE TË OQEANIT PILOTI XHEJMS BERISHA DHE SHOQËRUESI DURIM ELEZI NGA PRESHEVA GJATË AVENTURËS NË KËRKIMIN E NJOHJEVE TË PAVARËSISË (11.06.2010)
SI MUND TË LEGALIZOHEN EMIGRANTËT NË BRITANI (11.06.2010)
NJË KOMB, NJË FLAMUR DHE NJË GJUHË, PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO QË JANË(Intervistë me profesorin FEHMI KELMENDI nga Zvicra) (11.05.2010)
BIZNESET E SHQIPTARËVE NË GJERMANI (11.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]