VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHOQATA "DEVOLLI" KREMTON NË ZEMËR TË BROOKLINIT TË FAMSHËM DITËN E SHENJTË TË FLAMURIT!Nga KËZE KOZETA ZYLO

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 05:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

SHOQATA "DEVOLLI" KREMTON NË ZEMËR TË BROOKLINIT TË FAMSHËM DITËN E SHENJTË TË FLAMURIT!

Nga KËZE KOZETA ZYLO


E Enjte, 12.09.2010, 08:35am (GMT+1)

Qyteti historik i Brooklinit, i cili është një nga më të njohurit në botë me urën e famshme të tij "Ura e Bruklinit", u përndez nga ngjyrat kuq e zi të Flamurit Shqiptar.

Këto ngjyra kaq të bukura ia dhuroi në atë natë, shoqata "Devolli", që ka disa vite që po e kremton këtë ditë me krenari.

Familjet devollite u mblodhën në ditën e 28 Nëntorit për të përkujtuar me dashurinë më të madhe ditën e shenjtë të Flamurit, ditën e Pavarësisë.

Sapo hyje në restorantin "Grande Palace", të dukej sikur gjithë mjediset ushtonin nga zërat shqip, dhe këtë më shumë se të gjithë e krijonin fëmijët aq të gëzuar dhe të entuziazmuar. Shkallët ishin mbushur plot e përplot me fëmijë që valëvisnin flamujt e vegjël kuq e zi me dockat e tyre të vogla.

Kush e kush mundohej të na afrohej para kamerave te TV Alba Life, dhe të na tregonin fustanet dhe këmishat kuq e zi që kishin veshur.

Ja na thone disa prej tyre, paksa në dilaektin devollit: "Ne jemi veshurë, në ngjyrat e Fëlamurit". Me tej vazhdoi një djalë paksa i shkathët duke treguar me gisht: "Ja shikoi atje tej, të gjitha çupkat kanë veshurë fustane kuq e zi"...

Mbrëmjen festive e ka hapur kryetari i shoqatës z.Neritan Bejleri i cili përshëndeti në emër të shoqatës dhe iu uroi të gjithë pjesëmarrësve: "Gëzuar Ditën e Flamurit"!

Aktivisti i mirënjohur i komunitetit z.Bejleri vazhdoi më tej se kjo ditë e shenjtë i bashkon të gjithë shqiptarët së bashku, pasi është Dita e Pavarësisë, ditë që të paret tanë e derdhën gjakun lumë për të fituar Pavarësinë e Shqipërisë nga pushtuesit turq.

Më vonë z.Bejleri ka ftuar në skenë z.Robert Metolli i cili i ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit duke iu uruar Ditën e Flamurit, njëkohësisht ka lexuar nga Dritëro Agolli poezi që mbartnin mesazhe atdhetare dhe mëvonë nuk ka lënë pa lexuar dhe pjesë të ndryshme nga krijimtaria e tij që aq mjeshtërisht autori ka përdorur humorin tallës dhe ironinë therrëse karshi fenomeneve negative të shoqërisë.

Ata janë krenarë që shkrimtari i shquar i Kombit është me origjinë nga Devolli, ndaj dhe krijimtaria e tij nuk mungon në asnjë festë që organizojnë Devollinjtë.

Më vonë një vajzë e re me emrin Ina Koçinaku kishte krijuar vargje për Atdheun e cila përveç dashurisë që kishte shprehur ngrinte dhe problemet dhe mendësitë e mbrapshta që karakterizojnë disa politikanë të cilët e pengojnë zhvillimin e shoqërisë përpara.

Pjesëmarrësit u argëtuan nën tingujt e orkestrës me muzikantët e mirënjohur Dashnor Cene dhe Odise Salillari, të cilët vazhdimisht tregohen të palodhur për të marrë pjesë në këto ditë të bukura festive.

Në këtë mbrëmje kishte dhe mysafirë të rinj, të cilët kishin ardhur të shoqëruar nga zonjat, kështu gruaja patriote Zhaneta Ktona kishte sjelle babanë e saj, i cili ishte tejet i emocionuar të shikonte në Amerike festimin e kësaj dite nga më të bukurat.

Kryetari i shoqatës z.Bejleri iu ndau dhe një lajm të gëzuar bashkatdhetarëve se së shpejti në Brooklyn do të hapet shkolla shqipe me themelues z.Q. Zylo në bashkëpunim të ngushtë me mësuesen Blerina Bejleri e cila po jep një kontribut të shkëlqyer në mësimdhënie të gjuhës shqipe.

Ky lajm i gëzuar u mirëprit me duartrokitje të nxehta dhe dashuri nga të pranishmit.

Me shumë emocion e pritën hapjen e shkollës shqipe dhe bashkëshortët simpatikë, Bruna dhe Hysen Ismailanji. Bruna një violiniste e talentuar shprehu gadishmërinë e plotë për të dhënë kontributin e saj në shkollën shqipe, gadishmëri që u mirëprit me shumë respekt nga stafi i shkollës.

Pas këtij lajmi emocionues për hapjen e shkollës shqipe, në sallë u kërcye vallja e magjishme devolliçe, një valle që të sjell emocione dhe lot.

Ç'krenari ndjen kur vallen e udhëheq artisti i vogël, 6 vjecar...së bashku me babain e tij aktivistin z.Almir Kaso dhe shoqëruesit!

Miqtë në tavolinën time më tregojnë se lojën në këtë valle karakteristike devolliçe familja e tyre e kanë traditë, pasi gjyshi i Keltit dhe i Albit, ka interpretuar mjeshtërisht këtë valle në festivale kombëtare.

Nuk është një valle e lehtë, do shumë art dhe talent për ta intepretuar na thotë mikja jonë, mësuese Adelina Lacaj, e cila e ndiqte me kënaqësi të veçantë lojën e kësaj valleje të bukur devolliçe.

Lëvizjet e vogëlushit së bashku me burrat që e shoqëronin, fluturonin në ajër, dhe pastaj me një kërcim të shpejtë qëndronin dhe preknin tokën, duke u ngritur përsëri me flamurin kuq e zi i cili valëvitej e valëvitej pa pushuar në sallën e zbukuruar si për festë.

Nuk ka më bukur t'ju transmetosh brezave traditat e mrekullueshme të vendit tonë, në fund të fundit ne më të rriturit e kemi për detyrë t'jua mësojmë atyre, pasi vetëm kështu do të ruhen zakonet, doket, gjuha jonë e bukur, ndryshe vjen një ditë dhe asimilohemi pa kuptuar në vendet ku kemi emigruar.

Kështu këtë rol patriotik dhe të mosasimilimit tonë, e luan më së miri me dinjitet dhe kulturë përveç shoqatave të shumta edhe shoqata "Devolli", e cila e ka bërë traditë ta velëvis me krenari Flamurin kuq e Zi në zemër të Brooklinit, në zemër të këtij qyteti të famshëm, historik.

Nëntor, 2010

Brooklyn, New York

 

 

Dea Bejleri, nxenesja e Shkolles Shqipe Alba Life.jpg

 

 

 

 

 

 

 

Bashkeshortet Bejleri

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bashkeshortet Lacaj dhe Zylo Neritan Bejleri me te bijen Dean.jpg

 

 

Me aktivisten e shquar te Diaspores Dea Bejlerin.jpg

 

 

 

Me Senatoren e vogel te Diaspores Dea Bejlerin.JPG

 

 

Vallja e famshme devollice, duke e udhehequr vogelushi Kelti Kaso me babain e tij Almir Kaso

KËZE KOZETA ZYLO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKOLLA SHQIPE "NAIM "FRASHËRI" E SHOQATËS ATDHETARE "KOMBI" NË WORCESTER - DJEP I DIJES DHE SHQIPTARISËNga ARTUR VREKAJ, Worcester Massachussets USA (12.07.2010)
NË BRONX TË NJU JORKUT U NGRIT FLAMURI KUQ E ZINga BEQIR SINA, New York (12.05.2010)
KONSULLI I PËRGJITHSHËM I SHQIPËRISË DHA NJË PRITJE PËR NDER TË FESTËS SË PAVARËSISËFotoreportazh nga KËZE KOZETA ZYLO, Manhattan, New York (12.03.2010)
U MANIFESTUA 28 NËNTORI DITA E FLAMURIT KOMBËTAR NË SHTUTGARD TË GJERMANISËFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (12.02.2010)
DOLI "DIELLI", NUMËR SPECIAL ME 84 FAQE PËR 28 NËNTOR (11.29.2010)
Korrespondencë nga BukureshtiDITA E FLAMURIT U KREMTUA EDHE NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (11.27.2010)
VEND PUNE PËRMES APLIKIMIT ANONIM - PROJEKT PILOT ANTIDISKRIMINIMI NË GJERMANI (11.26.2010)
DOM PJETËR POPAJ, FAMULLITAR I KISHËS "ZOJA E SHKODRËS" NË NEW YORK, NË 25 VJETORIN E MESHTARISËNga TOMË MRIJAJ (11.25.2010)
NJOFTIM: ORGANIZOHET NGRITJA E FLAMURIT KOMBËTAR NË MANHATTAN NEW YORK (11.22.2010)
NJË ORKESTËR MBARËSHQIPTARE DEBUTON NË MYNIH (11.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]