VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X1

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 08:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X1
E Hënë, 08.10.2009, 08:48am (GMT+1)

 

         

 

Në mbledhjën që pati Komisioni i Vatrës me 9 Gusht 1917, bisedoj çështjen e një qarkëtoreje që mori nga një grup i vogël Shqipëtarësh të mbledhur në Worcester, Mass. Qarkëtorja ish nënëshkruar me maqinë nga 18 veta (aqë ishin gjithësej n'atë mbledhje), të cilët thoshin se ata zgjodhë Ismail Qemalin si delegat për të përfaqësuar Shqipëtarët e Amerikës n'Evropë. Gjith'ashtu qarkëtorja shtonte se ajo mbledhje kish vëndosur dërguarjën e një njeriu tjater ne Washington si përfaqesonjes që të përkujdesesh për punët e Shqipërisë.

Komisioni i Vatrës çfaqi hidhçrimin për atë lëvizje kryengritëse dhe këshilloj nisiatoret e grupit të Worcester-it të mos shkakëtojin përçarjen e Shqipëtarëve t' Amerikës duke u ndarë nga Vatra. Mjerisht këshillat e Vatrës ranë në vesh të shurdhër, dhe nga ay shkak Vatra u bëri thirrje Vatranëve dhe Shqipëtarëve të kollonive kudo n' Amerikë që të mos bijin viktima të njerësve ambiciozë të grupit kryengritës të Worcester-it, po të qëndrojin besnikë rreth Federatës VATRA, e cila mbante përfaqësonjës diplomatikë n'Evropë dhe punonte për shpëtimin e Shqipërisë nga copëtimi prej fqinjëve të saj.  

Kur e pa se këshillat e saj me t'urtë nuk u dëgjuan, dhe përçarja po shtohej, ahere Vatra mori masa të forta kundrë njerësve të Worcester-it duke i shuar krejt nga lista e anëtarëve t- saj. Ajo lëvizje kryengritëse udhehiqesh nga Kristo Dakua, Shqipëtar i mirë, njeri intelektual, gjithëmonë punoj për çështjen shqipëtare dhe bëri miaf sherbime të vyera për atdhen' e tij, po mjerisht inati i math i vishte sytë dhe nuk e shikonte rezikun e Shqipërisë që jeta e saj ish në ballancë: vdekje ose liri! S'munt t'a quajme veten njerës të drejtë po të thomi se ana tjatër s'pati faj për përçarjen e aherëshme, fajimi i mbetet Dakos vetëm sepse ay rrëmbehej dhe dilte përpara shokëve me flamur në dorë për çdo mosmarëveshje. Kristo Dakua futi mikun e tij Charles Crane që interesoj Presidentin Wilson për punët e Shqipërisë, të cilët ishin shumë miq të ngushtë. Mi këtë pikë ka bërë Faik Konitza një shenim të shkurtër në Dielli me 1922; nuk e kemi ne dorë, po do t'a gjejmë.

 

ISMAIL QEMALI.                  

 

Nga mbledhja e grupit te Worcester-it lindi "Partia Politike" me 27 Gusht 1917, e cila emëroj "zyrtarisht" Ismail Qemalin për delegat të saj n'Evropë. Njerëzit e partisë në fjalë zgjodhen Ismail Qemale se emëri i tij kish rëndësi për Shqipëtarët si ngritësi i Flamurit të Skënderbeut dhe Shpallës i Lirisë Kombëtare të popullit shqipëtar me 1912 në Vlorë, dhe vërtet me ate mënyrë ata muntnë t'i marin Vatrës miaft anëtarë, më të shumëtit e tyre Vlonjatë, Labër dhe Çamër, fare pakë nga vise të tjera.

 

"Partia Politike" botoj një gazetë të perjavëshme me emërin "Albania", dhe për editor i saj u-zgjoth Dhimiter Bala. Ashtu u-dekllarua lufta e fjalëve midis të dy palëve: "Albania" shkruante kundrë Vatrës dhe kryetarit të saj Fan Nolit, dhe kundrë delegatit të Vatrës Mehmed Konitzës.

 

Natyrisht dhe Dielli nga ana tjatër bëri detyrën e tij duke i kthyer përgjigjje fjalë për fjalë fletës kundërshtare. Editor i Diellit ish Bahri Omari, i cili në përgjigjen e tij mbronte Vatrën, kryetarin dhe delegatin e saj nga goditjet e kundërshtarëve. Të dy palët përdorjin gjuhë t'ashpër në shtyp, nuk i vijin fre fare gojës! Dielli shkruante kundrë Kristo Dakos dhe shokëve të tij, po më tepër kundrë Ismail Qemalit; lufta e Diellit kundrë tij s'qe vetëm për aresye politike, pati dhe të tjera shkake po s'kemi fakte në dorë dhe i vëmë kapakun "rumurëve" thash'-e-themeve.

 

Në historin'e Vatrës kanë ngjare tri përçarje serioze të saj: me 1917, më 1925 dhe më 1936. E para që e dëmëshme për çështjen kombëtare se ahere s'kish një guvernë shqipëtare të njohur nga fuqit' e huaja qe t'i dilte për zot Shqipërisë dhe të mbronte të drejtat e popullit shqipëtar, ate barrë e kish marë përsiper VATRA e cila mbante përfaqësonjës diplomatikë në kryeqytetet me rëndësi të botës, si në London, në Paris, në Washington, në Romë, etj. Kurse të dyja përçarjet e pastajme qenç katastrofike vetëm për Vatrën dhe çështjen shqipëtare t'Amerikës; sherri i të cilave nuk është shuar as sot!

 

Javën e parë të Shën-Endreut 1917, vizitoj zyrat e Vatrës Nuredin Be Vlora i cili posa kish ardhur n'Amerikë nga Svicra. Ay kish biseduar me delegatin e Vatrës në Svicrë Dr. Mihal Be Turtullin për punën e përçarjes së Shqipëtarëve t'Amerikës, dhe ish porositur prej tij që, po t'ish e mundur, të përdorte influencën e tij pranë njerësve të "Partise Politike" për të sjellë bashkimin e tyre rreth Federatës Vatra, dhe të mirte funt ajo përçarje e cila ish tepër e dëmëshme, veçanërisht n'atë kohë kritike kur Shqipëria ish e gjakosur nga luftrat dhe e shkelur prej fqive të saj armiq që donin t'a copëtojin krejt.

 

Nuredin Beu u-prit shumë mirë prej zyrtareve të Vatrës. Kur erdhi n'Amerikë, ay zuri vënt në Qytetin New York dhe me 27 Shën-Ëndre kryetari i Vatres Fan Noli i dergoj një letrë n'adresën 150 East 72nd Street, më anën e të cilës e ftonte në Boston që të mirte pjesë në një mbledhje të madhe me rëndësi ku do të fliste Shqipëtarofili  I n g l i s  Charles Woods. Dhe shtonte kryetari në letrën e tij se Z. Woods dhe gjithë Shqipëtarët e Boston-it do ta prisjin me gëzim ardhjen e tij. Gjith'ashtu kur u-martua Nuredin Beu në New York, kryetari i Vatrës Fan Noli i dërgoj urime të nxehta në Biltmore Hotel për Martesën e tij të lumtur.

 

Duke parë dëshiren e delegatit të saj Dr. Turtullit dhe të mikut të tij Nuredin Beut për një bashkim, e cila ish dëshira e gjithë Vatranëve atdhetarë, Komisioni i Vatrës bëri këtë dekllaratë:

 

 "Federata Vatra i ka dyert' e saj të hapura për gjithë Shqipëtarët që u bindën kanuneve të saj dhe vëndimeve të kuvendit." Fare mirë, po dëkllarata nuk jipte shkoqitje se si duhej bërë bashkimi, dhe ashtu s'dolli gjë prej saj.

 

Në fillim u-kuptua se Nuredin Beu vërtet pati dëshirë për një bashkim të fortë të Shqipëtarëve rreth Vatrës, ashtu siç ish fjalosur me Dr. Turtullin në Svicrë, po nuk shkoj shumë kohë dhe e ndryshoj mëndjen, ose më mirë të thomi "ja ndryshuan mëndjen", - dhe u-kthye më anë të "Partiseë Politike"!

 

Po lufta e përçarjes mori zjarr më keq kur Ismail Qemali dekllaroj botërisht se si delegat i "Partisë Politike", ay përfaqësonte të gjithë Shqipëtarët e Amerikës! Ajo gjë i ashpëroj tepër punët, editori i Diellit u-armatos më mirë për "luftë," dhe Komisioni i Vatrës në mbledhjën më 4 Shkurt 1918 bëri këtë dekllaratë:

 

"Ismail Qemali dyke pranuar një delegacie të proponuar nga një grusht intrigantësh dhe të paditursh dhe dyke prokllamuar botërisht që përfaqëson të gjithë Shqipëtarët e Amerikës tregoj sheshit që s'e përfill as Vatren as anëtarët e saj, as delegatet e saj, dhe Federatës s'one s'ia do nderi të përfille një njeri që s'e përfill. VATRA, Shoqëria Shqipëtare m'e madhe në botë duhet të mbanjë nderin e saj dhe (të) mos i falë kurrën e kurres një sharje si atë që i bëri Ismail Qemali dyke mos e përfillur.

 

"Më këtë rasje dekllarojmë që Delegati ynë Mehmed Konitza nuk i ka besim Ismail Qemalit; gjith'ashtu s'i ka besim as Dr. Turtulli, (si) pas një dekllaratë që (i) bëri Nuredin Be Vlora kryetarit të Vatrës."

 

Përveç të gjithave, gjejmë këtu se miqtë Inglizë të Shqipërisë paskan qenë kundrë zgjedhjes së Ismail Qemalit për delegat i Shqipëtarëve t'Amerikës! Shikojmë, për shëmbëll, se miqesha e Shqipërisë Miss Edith Durham i ka shkruar letrë Zonjës Sevasti Dako që po të zgjidhej Ismail Qemali delegat, ajo do të hiqte dorë nga çështja shqipëtare. Letrën nuk e kemi, po komenti mi këtë pike ësht i nënëshkruar nga të gjithë zyrtarët.

 

Komisioni i Vatrës këshilloj zyrtaret e degëve me anë letrash që të mos qasjin për anëtarë njerës që mbajin anën e "Partisë Politike", dhe të shuajin nga lista e anëtarëve të Federatës të gjithë ata që ishin anëtarë dhe t'asaj partië, se kish njerës që shkruheshin anëtarë më të dy anët për hatër miqësie, ose me qëllim për të sjellë turbullime nëpër degët e Federatës.

 

N'atë luftë fjalësh t'ashpëra, jashtë llogjikës nga nonjë herë dhe gjithnjë në dëm të çështjes shqipëtare, hyri pesë para në grosht edhe gazeta "Koha" e cila botohej në Jamestown, N.Y., editor dhe pronar i saj ish Mihal Gramenua, i cili në shumë raste mbante anën e Ismail Qemalit, dhe kritikonte editorin e Diellit Bahri Omarin për gjuhën e ashpër që përdorte. "Koha" s'kish shumë këndonjës dhe i mungonte fuqia, përandaj fjala e editorit të saj s'bënte efektin e duhur.

 

Mihal Gramenua vajti dhe në Konferencën e Paqës në Paris me 1919, jo si delegat i nonjë organizate shqipëtare, po si vëzhgonjës dhe si Shqipëtar se atje po bisedohej fati i Shqipërisë dhe ay deshi t'i shikonte me sy punët e saj. Ne Paris Mihal Gramenua pati një audjencë me Essad Pashë Toptanin, dhe tha miaft fjalë të mira për të kur u-kthye n'Amerikë!

 

Përçarja e Shqipëtarëve n'atë kohë reziku për Shqipërinë që një gjë tragjike. Ahere ish nevoja më e madhe për bashkimin e gjithë Shqipëtarëve t'Amerikës rreth Vatrës, dhe të nxirjin një zë të gjithë për të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar. Dhe fatkeqësia më e madhe qe se nuk ishin vetëm Shqipëtarët e Amerikës të përçare, ata të Shqipërisë qenë më keq! Për shëmbëll, në Konferencën e Paqës ishin disa delegacie shqipëtare, dhe bota habitesh se sicilado prej tyre i shtronte Konferencës një program të ndryshmë për Shqipërinë!

 

(vijon me SHOKË TË ANGLISË, AMERIKËS DHE ALEATËVE TË TJERË)

--
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X3 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI3 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI4 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII1 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII2 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIII (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV1 (08.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]