VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX2

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 05:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX2
E Hënë, 08.10.2009, 11:18am (GMT+1)

 

                                                                   

Më 1 Korrik 1917 u-mbloth kuvëndi i Vatrës në Boston, dhe u-përfaqesuan 43 degë të Federatës të cilat kishin 73 vota gjithësej. Si pas Kanunores dhe Regullores së Shoqërisë, ahere një degë kish një votë për çdo 50 anëtarë të regullshmë. Kur po zgjidheshin zyrtarët e kuvëndit, u-ashpëruan pakez bisedimet nga ca njerës turbullonjës. Nga ay shkak pushoj mbledhja për një orë sa u-ftohnë gjakerat, pastaj u-hap prapë kuvëndi dhe filloj nga puna per zgjedhjen e zyrtarëve. Për çairman i kuvëndit u-zgjoth delegati i degës Saco, Me., Hasan M. Bitincka me 39 vota, kundrë delegatit të degës Akron, Ohio, Kostaq Lepcishtit me 33 vota. Sekretar u-zgjoth Ndreko Stavrua, delegat i degës Albany, N .Y., dhe raporter u-zgjoth Dhimiter Tushemishti, delegat i degës Red Wing, Minn.

Pesë ditë përpara kuvëndit, pati mbledhje Komisioni i Vatrës, dhe të tre kontrollorët e hequr disa muaj më parë, Hamit Lumi, Sadik Lekdushi dhe Kristo Dakua, hynë në mbledhjen dhe deshnë të merjin pjesë në bisedimet si "zyrtarë" të Vatrës! Kryetari u-bëri lutje të deljin jashtë se s'kishin të drejtë me që ata u-hoqnë vetë nga Komisioni dhe degët zgjodhë tre kontrollorë të rinj në vënt të tyre. Dy të parët dëgjuan lutjen e kryetarit dhe duallnë jashtë, kurse i treti, Kristo Dakua, bëri kokë të fortë dhe refuzoj t'ikte nga mbledhja! Ahere sekretari i Vatres thirri policën që e mori për krahu dhe e nxori jashtë si "njeri turbullonjës."

 

Kuvëndi vazhdoj 12 ditë, dhe u-bë i mbyllur shkaku se shumë njerës kërkuan leje të hynin në sallen e mbledhjës si "dëgjonjës," po qe frika se në mes tyre munt të kish njerës të futur nga kundershtarët me qellim për të turbulluar mbledhjen dhe të prishej kuvëndi. Dhe vërtet kishin hyrë në kuvënt katër veta si përfaqësonjës degësh po pa kredenciale, të cilët i nxori jashtë kuvëndi.

 

Në sesionin e XVI-të, çairmani shtroj për bisedim çështjen e përçarjes së Komisionit të Vatrës, dhe u-shkaketua zgjedhja e tre kontrollorëve të rinj. N'ato bisedime mori pjesë dhe Kristo Dakua, të cilin çairmani e ftoj të fliste i pari dhe të shtronte përpara delegatëve dokumentat për të provuar të thënat e tij me anë të shtypit, veçanërisht ato që kish shkruar në fletën "Përlindia" më datën 5 Prill 1917, ku thosh se kryetari me disa zyrtarë "deshnë që Toskëria të bashkohej me Greqinë", - po ate plan e zbuluan ay me të dy shokët e tij dhe e prishnë me përçarjen e Komisionit të kryesuar nga Kol  Tromara! Fletën në fjalë nuk e kemi dhe s'dimë se ç'thosh.

 

Përsëri çairmani i kuvëndit Hasan Bitincka i kërkoj dokumentat Kristo Dakos mi akuzimet e tij kundrë zyrtarëve të Vatrës, po ay tha: "Do t'përgjigjem kur të vinjë sëra." Ahere çairmani i tha Dakos: "Hiq dorë nga kallzime të këtilla, dhe lë të bashkohemi të gjithë për shpetim të Shqipërisë nga rreziku i copëtimit." Kur mbaruan ato bisedime që i përkisjin përçarjes së Komisionit, Dakua iku nga kuvëndi.

 

Në sesionet XVII dhe XVIII u-leçitne raportet e delegatit te Vatrës Mehmed Konitzes mi vepërimet e tij n' Evropë për punët e Shqipërisë. Shumë nga raportet qe ishin ne gjuhet inglisht dhe frengjisht i kendoj shqip Kostë Çekrezi që i muarnë vesh të gjithë delegatët; dhe nja 50 raporte dhe letra të tjera u-kënduan nga komisioni i vepërimeve. Kuvëndi i gjeti të pëlqyera punët e delegatit Mehmed Konitzës, dhe u-duartrokitnë prej gjithë delegatëve. Në raportet e Konitzës kujtoheshin dhe miqtë Inglizë: Koloneli Aubrey Herbert, Miss Edith Durham, Miss Elise Aubrey dhe Charles Woods, të cilët punuan për çështjen e Shqipërisë.

 

Kostë Çekrezi u-ankua në kuvënd kundrë kryetarit të Vatrës për letrën që ky i kish shkrojtur delegatit Mehmed Konitzës në London se gjoja ay, Çekrezi, "ish kundrë Fushatës për Mbrojtjen e Shqipërisë." Kryetari Kol Tromara pranoj gabimin, dhe u-mbyll çështja.

Në sesionin XIX, kuvëndi bisedoj përsëri mi veperimet e Komisionit të Vatrës gjatë vitit 1916-1917, dhe nuk i gjeti plotërisht të pëlqyera. Për shëmbëll, Komisioni nuk vuri ne vepërim Memorandumin për Fuqit' e Mbëdha kundrë zgjedhjeve të deputetëve shqipëtarë toskë në parlamentin e Greqisë, edhe protestin kundrë Greqisë për sielljet e saj kundrë Çamërve duke i masakruar dhe duke i përzënë nga vendi i tyre me forcë. Mi pika të këtilla i bazonte dhe Kristo Dakua kritikat e tij kundrë kryetarit, dhe vuri në dyshim shumë Shqipëtarë për politikën e tij.

 

Stire Lluka, delegat i degës Marlboro, Mass., tha se pati faj vetëm Kristo Dakua për çarjen e Komisionit, dhe jo dy shokët e tij Hamit Lumi me Sadik Lekdushin. Ky i fundit ish në kuvënt si delegat i degës Nr. 56, Milwaukee, Wis., dhe bëri këtë dekllaratë të fortë përpara delegatëve të kuvëndit:

"Rekordet e Komisionit Nr. 1, 3 dhe 5 u-shkelë prej kryetarit dhe nuk u-shikuan aspak prej kuvëndit. Memorandumi që u-ndalua kundrë Greqisë për zgjedhjen e deputetëve të Shqipërisë Jugës në parlamentin grek, si dhe protesti që vëndosi Komisioni për çështjen e Çamërve që të mos ndiqeshin me forcë nga vëndi i tyre ... Jam gati të denoj vetën t'ime dhe shokët e mij Kristo Dakon dhe Hamit Lumin për sa jemi të fajshim, po duhet të dënohet dhe pjesa tjetër e Komisionit për rekordet që shkeli."

 

Kur u-bënë zgjedhjet e zyrtarëve, delegati i degës Jamestown, N. Y., Shefqet Frashëri proponoj që Vatra të mos kish kryetar, dhe punën e tij t'a bënte sekretari. Qellimi i proponimit të tij ish për t'u mbyllur derën atyre që kërkojin kryesin'e Federatës, dhe ashtu të ndaloheshin grindjet, të cilat ay i pareshikonte. Po delegati i degës Natick, Mass., Kol Rodhja bëri një kundrë proponim: që Vatra të kish kryetar, "dhe një të fortë." Me shumësin' e votave fitoj proponimi i Rodhes, dhe u-zgjoth Fan Noli kryetar i Vatrës. Disa delegatë bënë komentet e tyre mi zgjedhjën e kryetarit, në favor dhe kundrë tij, po më tepër kundrë nga frika e përçarjes, dhe këtë e çfaqi delegati i Worcester-it (Mass.) Dhimiter Bala në komentin e tij.

Për editor i Diellit u-rizgjoth Bahri Omari me 40 vota kundrë Kostë Çekrezit me 32 vota. Ish dhe Refo Capari kandidat për editor, po ay deshi që kleri të mos trazohej në punët politike të Vatrës. Për atë shkak ose për arësye të tjera, kandidatura e tij nuk u-shtrua në kuvënt për votim. Nën-editor i Diellit u-rizgjoth Andon Frashëri, i cili përfitoj nga ekspërienca duke bashkëpunuar me Fan Nolin më parë dhe me Faik Konitzën më von, dhe u-be miaft editor i mirë.

 

Kuvëndi emëroj dy delegatë të tjerë n' Evropë: Dr. Mihal Turtullin në Svicrë, dhe Koste Kasnecin në Paris dhe u-vendos që kredencialet e Vatrës delegatëve të rinj t'u a dorëzonte Mehmed Be Konitza, i cili u-emërua kryedelegat i Vatrës n' Evropë.

Kuvëndi u-hap më 1 Korrik dhe u-mbyll më 12 të muajit. Të nesërmen më 13 Komisioni i vjetër i dorëzoj zyrat e Vatrës Komisionit të ri, se ashtu vendosi kuvëndi. Kur u-bë ceremonia e dorëzimit të zyrave kryetari i vjetër i dorëzoj Flamurin e Vatrës kryetarit të ri, dhe mbajti një fjalë të shkurtër. Kryetari i ri u-përgjigj kështu:

"˜Z. Kryetar: Flamurin që me jipni sot në dorë përpara këtyre Zotërinjve dhe shokëve të nderuar është i vetëmi që valon kryelartër dhe i patundur nga fortunat armike dhe nga rebeshi i luftës Evropiane, i vetëmi dhe m'i shtrënjti Flamur i lirë mi të vetëmen fortesë kombëtare të çelniktë që e kanë ndertuar dhe çimentuar me djersë, me gjak dhe me zjarr Shqipëtarët fisnikë t'Amerikës. Flamurët dhe fortesat e tjera kombëtare brënda dhe jashtë Shqipërisë kanë rënë dhe i kemi qarë njerën pas tjatrës pa ngushellim. Po ky s'ka rënë dhe as që do të unjet kurrë sa kohë që rron një Shqipëtar në këtë Republikë të madhe, edhe ky Flamur do t'i përmbledhë, do t'i organizojë dhe do t'i udhëheqë forcat kombëtare të arratisura në luftën e shenjtë për të cliruar dhen' e stërgjyshërve. Lufta e këti flamuri, e kësaj fortese dhe e ushtarëve trima të saj do të mos pushojnë gjër sa të ngulet shigurisht dhe të rrënjoset i paçkulur në Shqipëri Flamuri i lavdëruar i Skënderbeut..." (vijon me PARTIA POLITIKE DHE ISMAIL QEMALI)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X3 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI3 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI4 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII1 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII2 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIII (08.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]