VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI. HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX1

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 12:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI. HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX1
E Hënë, 08.10.2009, 11:27am (GMT+1)

 

              

                       Qeveria e Turhan Pashës                                                  

                          

Të Shtunën me 19 Maj 1917 Komisioni u-mbloth në zyrë të Vatrës dhe vazhdoj dy ditë se pati gjera me rëndesi për bisedim. Ditën e parë u-bisedua çështja e managerit te Diellit, botimi i Kalendarit të Vatrës 1918, dhe kendimi i raportit të delegatit n'Evropë. Këtu shikojmë se delegati Mehmed Konitza ka bërë një memorandum në gjuhet inglisht dhe frengjisht për çështjen e Shqipërisë dhe e ka përndarë nëpër udhëheqës të shënuar si Robert Cecil-i, etj.

Botimin e Kalendarit e mori përsiper Fan Noli, i cili ndreqi shkrimet dhe regulloj lënden. Në këtë kalendar këndonjësi gjen miaftë gjëra të shkurtëra më rëndesi mi historin' e lëvizjeve kombëtare të Shqipëtarëve brënda dhe jashtë Shqipërisë. S'ka me për të shitur nga ky kalendar, po dorëshkrimi është i tërë në zyrë të Vatrës dhe munt të rishtypet; vetëm pikturat janë prishur dhe s'munt të dalin mirë.

                Ditën e dytë, të Dielen 20 Maj pas dreke, Komisioni mbaroj se kënduari raportin e delegatit të Vatrës Mehmed Be Konitzës mi vepërimet e tij diplomatike n' Evropë për punët e Shqipërisë. Mëndimi i tij ish të formohej një Komitet n' Evropë i përbërë prej miqsh Shqipëtarofilë dhe Shqipëtarësh atdhetarë që të punonte për fituarjen e të drejtave kombëtare të Shqipërisë me kufit' e saj ethnografike në Konferencën e Paqës. Dhe ay komitet t'organizohej në bashkëpunim me Shqipëtarët e Amerikës. Me atë mendim ish i bashkuar plotërisht dhe Dr. Mihal Be Turtulli, i cili ish në Svicrë.

                Pas raportit të delegatit, Komisioni këndoj një letrë të Dr. Turtullit i cili dhuronte 1,000 dollarë dhe këshillonte hapjen e fushatës nga an' e Vatrës për mbajtjen e Komitetit n' Evropë. Vatra falënderoj Dr. Turtullin me anë të një letre zyrtare për dhuratën e tij bujare.

                Njëkohësisht, Komisioni bisedoj mi raportin e delegatit, vëndosi dhe caktoj të Dielën 3 Qershor 1917 për hapjen e fushatës, dhe e qojti: "Fushata për Shpetimin e Shqipërisë." Vatra kërkoj 40,000 dollarë nga anëtarët e saj për atë fushatë, por Vatranët u-përgjigjnë me duar hapur dhe suma e fushatës arriu lart nga 150,000 dollarë! Dhe duhet të mos harrojmë se n'atë kohë s'kish asnjë tregëtar shqipëtar n'Amerikë, dhe Vatranët punojin me rogë të vogëla në fabrikat.

                Këtu është për të vënë re se pas atij vëndimi për hapjen e Fushatës, Komisioni i Vatrës ka biseduar për organizimin e një "partie politike në Shqipëri me qellim që të mbronte atdhenë nga antikombëtarët dhe reaksionarët e brëndëshm"! Pakë vjet më von vërtet Vatra formoj një parti politike në Shqipëri.

                Dielli bëri propagandë të madhe për suksesin e Fushatës, pothuajse në çdo numër u-thosh Vatranëve që ndihmat e tyre për Fushaten ishin për shpetimin e Shqipërisë nga robëria e huaj. Dhe nga ana tjatër, vjersha e Fan Nolit me titullin "Jepni Për Nënën," i ndezi Vatranët dhe bëri efekt të math për mbarëvajtjen e Fushatës. Lë të rishtypim këtu pakë reshta t'asaj vjershe të Fan Nolit:       

                     

                                               "Ç'thotë ajo e ve e gjorë,

                                               Mbretëreshë pa kurorë,

                                    Faqe-çjerur, lesh-lëshuar,

                                               Shpirt e zemër-përvëluar,

                                               Gjysm' e vdekur: O Shqipëtarë,

                                               Nënës mos ia bëni varrë! 

                                               Mbahu, nëno, mos kij frikë,

                                               Se ke djemtë n'Amerikë.

                                       

                                               Qan e lutet nën' e mjerë,

                                               Kërkon vatrën edhe nderë,

                                               Do lirin' e saj dhe Mbrenë,

                                               Siç e kish me Skënderbenë,

                                               Bijt'e beses thërret pranë,

                                               Kur i thirri dhe s'i vanë?                      

                                               Mbahu, nëno, mos kij frikë,

                                    Se ke djemtë n' Amerikë."                                                  

Pas Fushatës për Shpetimin e Shqipërisë,Vatra u-forcua  m i a f t  dhe munt të thomi këtu se mori formen e "guvernes shqipëtare në mergim", të përmbajtur nga punëtorët shqipëtarë t'Amerikës, dhe bëri vërtet vepra kolosale për Shqipërinë. Përandaj në disa raste njerës të ndryshmë, jo vatranë, e kanë qojtur Vatrën si një "Shqipëri të vogël jashtë Shqipërisë."

Federata Vatra emëroj përfaqësonjës diplomatikë në kryeqytetet e Fuqive të Mbëdha si në London, në Paris, në Washington, ne Rome, etj.- dhe me anë të tyre shtroj perpara botës se qytetëruar të drejtat e kombësisë shqipëtare. Kryedelegati i Vatrës ish Mehmed Konitza, i cili bëri punë të mbëdha për kombin Shqipëtar.

Vatra dërgoj delegatë në Konferencën e Paqës në Paris më 1919 që kërkoj lirin' e Shqipërisë, e cila u-plagos rëndë nga fqinjet dhe populli i saj hoqi shumë të këqia nga barbaritë çnjerëzore greke dhe serbe. Që të dëgjohej zëri i Shqipëtarëve më të katër anët e botës, Vatra ndihmoj më të holla dhe delegaciet e kollonive shqipëtare të ndryshme. Për shëmbëll, Vatra i huajti para kollonisë shqipëtare të Rumanisë që dërgoj delegacien e saj në Konferencën e Paqes në Paris, dhe kollonia në fjalë nuk ja ktheu prapë borxhin Vatrës!

Vatra ndihmoj për ca kohë me shuma të caktuara çdo muaj jetimët e disa famileve shqipëtare të vobekta. Vatra ndihmoj me të holla njerës patriotë në Shqipëri si Sotir Pecin, Sali Butkën, Themistokli Germenjin, dhe të tjerë atdhetarë që patnë nevojë. Vatra ndihmoj me të holla refugjatët shqipëtarë të luftës ballkanike 1912-1914. Vatra ndihmoj me mijëra dollarë viktimat e tërmetit të Tepelenës dhe të Korçës. Vatra ndihmoj me burse të përvitëshme nxënës shqipëtarë që mbaruan mësimet e tyre të larta në kolegjet dhe universitetet e ndryshme t'Amerikës;- dhe me në funt një prej tyre qe e ndihmoj më tepër se të tjerët i vuri kyçin Vatrës me anë të xhandarit dhe i zaptoj shtypëshkronjen e Diellit për një borç fare të vogël !

Dhe e thomi këtu pa frikë kundërshtimi se Vatra është e vetëma shoqëri shqipëtare në botë që ka bërë vepra kulturale të dukura për popullin shqipëtar. Vatra botoj lart nga 200000 copë libra të ndryshme në shtypëshkronjën e Diellit për shkollat e mesme të Shqipërisë. Gjith'ashtu Vatra botoj edhe disa libra me vlerë letrare, si dhe libra kishëtare. Duke ditur këto që numëruam më lart edhe shumë vepra të tjera, ç'munt të bënte më tepër për të kënaqur ata që bërtasin sot rugëve se: "Vatra s'ka bërë miaft"?

(vijon me KUVENDI VAZHDOI 12 DITË)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X3 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI3 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI4 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII1 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII2 (08.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]