VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VIII

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 03:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VIII
E Hënë, 08.10.2009, 12:34pm (GMT+1)

                                                        

        

 

           Libri i Mehmet Konicës, delegat i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës "Vatra", 1918,

            "The Albanian Question"

 

Duke parë se jeta e Shqipërisë si Shtet i lirë ish në rezik të math nga fqinjet e saj, Vatra me 28 Jenar 1916 emëroj Mehmed Konitzen delegat të saj n'Evropë, me qendrën më tepër në London, që të kërkonte të drejtat kombëtare të popullit shqipetar nga Aliatet. Dhe më von kur Vatra i shtoj delegatet e saj n'Evropë duke emëruar Mihal Turtullin, Midhat Frashërin, Nikoll Kasnecin, etj.- Mehmed Konitza u-emërua kryedelegat i Vatrës me një rogë prej 1,600 frangash në muaj, të caktuar nga kuvëndi i Vatrës  mbajtur në Korrik 1917. Gjer ahere roga e tij ish 1,300 franga në muaj, po ay kuvënd ja shtoj rogën dhe 300 franga më tepër si mirënjojtje të shërbimeve të tij të vyera për Shqipërinë.

 

Me zotësin'e tij diplomatike dhe sjelljet e radha fisnike që kish, Mehmed Konitza zuri shumë miq të shoqërisë së lartë n' Evropë për Shqipërinë, veçanërisht miq inglizë shumë me rëndësi, dhe i bëri shërbimet më të mbëdha Shqipërisë. Mehmed Konitza është një nga kaptinat me rëndësi ne historin' e Vatrës dhe të çështjes shqipëtare, dhe do të piqemi dëndur me të,- ne faqet e historisë!             

 

Me 2 Korrik 1916, u-mbloth kuvëndi i Vatrës në Boston, dhe u-kryesua nga Koste Issaku si çairman, dhe Ndreko Stavrua sekretar. Sikundër parashikohej nga shumë njerës, në sesionin e katërt u-ashpëruan bisedimet dhe delegatet kërkuan daljen e zyrtarëve të Vatrës dhe të Kristo Dakos jashtë nga kuvëndi, q'ashtu të bisedojin në qetësi. Kristo Dakua ish delegat i degës Nr. 10, Southbridge, Mass., dhe zyrtari kryesor ish Fan Noli si kryetar i Vatrës.

 

Pas pak oresh, çairmani i thirri prapë në sallen e kuvëndit zyrtarët e Vatrës dhe Kristo Dakon. Delegatet pyetnë Fan Nolin më parë se ç'ish mëndimi i tij? Dhe ay u-përgjigj:

 

"E mira e Federatës është të mos ketë kryetar fare q'ashtu të mos plagoset asnjë anë, dhe unë bashkëpunoj me një komision të përbërë prej atdhetarësh të njohur."

 

Pastaj kuvendi pyeti Kristo Dakon se ç'ish mëndimi i tij mi këtë pikë? Ay tha këto:

 

"Vatra duhet të këtë një kryetar të paanshëm, dhe për këtë ofiq unë propononj Kostë Hotoven, dhe unë të jem jashtë (Komisionit) se kështu besonj që do t'i sherbenj më mirë çështjes kombëtare. Do t'i sherbenj Vatrës pas urdhërit të Komisionit kurdoherë. Komisioni që të jetë në harmoni të plotë duhet (që) unë me at Nolin, që të dy, të jemi jashtë."

 

Kristo Dakua ish Shqipëtar i mirë, po për një plesht i vinte zjarrë jorganit dhe s'bënte hesap se munt t'i digjej shtëpia!

        

Thamë se në sesionin e katërt të kuvëndit u-ashperuan pakëz bisedimet midis delegatëve, dhe delegati i degës së Southbridgeit Kristo Dakua mori fjalën dhe tha që për të mirën e Federatës ay vetë dhe At Fan Noli të mos kishin nonjë ofiq në Vatrë q'ashtu munt të mbretëronte harmonia në mes zyrtarëve të saj. Po kur u-hap sesioni i pestë i kuvendit atë ditë pas dreke, "fluturoj pëllumbi i paqës" në sallën e kuvëndit dhe u-ndryshua krejt atmosfera politike!

               

Për çudin' e të gjithëve, u-ngrit Kristo Dakua dhe, duke shpjeguar nevojën e bashkimit për të mirën e përgjithëshme, proponoj Fan Nolin për zyrtar të Vatrës si anëtar i Komisionit të saj! Kur mbaroj ay fjalen, u-ngrit Fan Noli dhe me ca fjalë delikate si pas mënyrës së tij oratorike proponoj Kristo Dakon për zyrtar të Vatrës si pjesëtar të Komisionit Qendral dhe bashkëpunëtor të tij.

               

Delegatët e kuvëndit, të habitur nga ajo ngjarje e bukur e cila gjër pakë orë më parë s'besohej të ngjiste, u-ngritnë më këmbë dhe i përkrahnë me brohoritje dhe të trokitura duarsh të parështura. Të dy "kundërshtarët" u-zgjodhë zyrtarë të Vatrës, dekllaruan se do të bashkëpunojin për të mirën e përgjithëshme, po mjerisht bashkëpunimi i tyre qe farë i shkurtër!

               

Kuvëndi zgjodhi Kol Tromaren kryetar të Vatrës me 29 vota kundrë Kostë Hotovës me 25 vota. Për editor i Diellit u-zgjodh Bahri Omari, i cili s'pati nonjë kundërshtar si kandidat. Në kuvënd u-bisedua kandidatura e Rauf Ficos për editor, po nuk u-vu në votë se ay ish n'Elbasan asi kohe dhe ardhja e tij n'Amerikë ish në dyshim të math shkaku i luftës; udhëtimi me vapor ahere ish i rezikshëm nga nënëdetëset gjermane të cilat gjuajin n'Atlantik për vaporet e Aliatëve.

 

Ay kuvënt e gjeti të nevojshmë zgjedhjen e një përfaqësonjësi të Vatrës me rogë të përmuajëshme që të kujdesesh për imigrantet shqipëtarë kur deljin n'Ellis Island të New York-ut nga Shqipëria dhe çdo vënt tjater. Për atë punë më rëndësi për imigrantët shqipëtarë që s'dijin gjuhen inglisht, u-zgjoth Kostë Hotova me 48 vota kundrë Victor Plumbit me 1 votë.

               

Pas atij kuvëndi, Komisioni i Vatrës pati disa mbledhje që bisedoj për organizimin e një komiteti amerikan shqipëtarofil: "The American Friends of Albanian Independence." Për organizimin e atij komiteti u-emërua  Z. Joseph Gould (Amerikan) dhe Zojusha Parashqevi Kyrias. Në mbedhjen e Komisionit të Vatrës me 30 Korrik 1916, ku muarnë pjes dhe të dy organizatorët e Komitetit, u-zgjatnë miaft bisedimet.

               

Z. Gould shtroj për bisedim planin e tij, po Zojusha Kyrias tha se s'pati miaft kohë që të bënte gati planin e saj, dhe ashtu foli më gojë për çështjen e Komitetit, në bisedimet e tyre u-kuptua se të dy organizatorët nuk ishin në një mëndje, veçanërisht për zgjedhjen e kryetarit te Komitetit. Z. Gould thosh që për kryetar të zgjidhej një Amerikan i zoti dhe i njohur mirë q'ashtu munt të fitonte përkrahjen e guvernës amerikane dhe simpathin' e popullit amerikan për çështjen e Shqipërisë. Kurse Zojusha Kyrias ish e mëndjes që Amerikani t'ish kryetar nderi, dhe Komiteti të kish një kryetar shqipëtar të punës.

               

Në mbledhjen tjatër me 16 Shtator u-ashperuan miaft bisedimet midis anëtarëve të Komisionit. Kristo Dakua tha se Z. Gould "s'ka bërë gjësendi për formuarjen e Komitetit, dhe roga e tij e madhe vete humbur." Fan Noli mori anën e Gould-it duke thënë se gjër n'atë çast ay kish bërë disa Amerikanë të shënuar anëtarë të Komitetit, tre a katër ish-governarë shtetesh, një ish-ambassador dhe një kryekonsull.

 

Ahere Kristo Dakua i paraqiti mbledhjes një raport të Zojushës Kyrias, e cila thosh se kish bërë disa anëtarë të Komitetit, po nukë shenonte emërat cilet ishin se s'kish leje prej tyre. Raporti ish i shtypur në maqinë dhe nuk ish shenuar me dorë prej saj. Për atë shkak, Fan Noli e kundërshtoj dhe i tha Dakos se "kallzimet anonyme (pa emër) nuk duhet të merën nër sy." Nuk shkoj shumë kohë e Zojusha Kyrias u-hoq nga organizimi i atij Komiteti, organizimin e të cilit e pëlqyenë shumë udhëheqës shqipëtarë që ishin si në Svicer e gjetkë; edhe Mbretëresha Sofia  e Shqipërisë çfaqi kënaqësin' e saj mi këtë pikë me anë të një letre që dërgoj në Vatrë.

 

Me 4 Nëntor pati mbledhje Komisioni i Vatrës për të dëgjuar Loni Natsin i cili erdhi nga Parisi dhe solli një raport të Mehmed Konitzës. Ahere ish luftë, çdo shkrim shkonte në censurën e shigurimit ushtarak, dhe Loni Natsi i çfaqi më tepër më gojë përpara mbledhjes shumë nga mendimet dhe porositë me rëndësi të delegatit të Vatrës Mehmed Konitzës mi çështjen e Shqipërisë. N'atë mbledhje muarnë pjesë Mihal Gramenua, Bahri Omari dhe Kostë Çekrezi.

 

Fjalët patriotike që thanë të dy palët kundërshtare në kuvënt dhe zotimet e tyre të bukura për bashkëpunim, i mori era dhe pesë muaj më vonë ngjau përçarja e zyrtarëve të Vatrës! U-hoqnë tre kontrollorë: Kristo Dakua, Hamit Lumi dhe Sadik Lekdushi. Ashtu mbeti vetëm një kontrollor i Komisionit: Fan Noli. Ahere kish vërtet regulla parlamentarë në Vatër, dhe në bazë t'atyre regullave sekretari u-shkrojti letra degëve që u-shtroj kandidaturat e disa Vatranëve atdhetarë të provuar për kontrollorë të Vatrës. Me shumesin' e votave të degëve u-zgjodhë këta kontrollorë te rinj: Aqif Permeti, Xhevat Harxhi dhe Emin Bilibashi.

 

Pas dhjetë muajsh, autoritetet e guvernës amerikane lajmëruan Vatrën që nukë munt të mbante dot një përfaqësonjës n'Ellis Island shkaku se ish luftë dhe nuk vijin shumë imigrantë nga Shqipëria. Komisioni e thirri Kostë Hotovën në Boston dhe i proponoj ofiqin e managerit të Diellit me rogën që mirte Muke Përmeti, i cili dha dorëheqjen. Po ay u-përgjigj se nuk e pranonte dot atë barrë shkaku i shëndetit të tij të varfër. Detyra e managerit ish të dilte nëpër kollonitë shqipëtare për të mbledhur pajtimet e gazetës dhe të bënte pajtimtarë të rinj të Diellit. (vijon me DITA TRI QERSHOR)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI. HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X3 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI3 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI4 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII1 (08.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]